I vdiq djali i posalindur, reperi shqiptar bën reagimin prekës: Allahu i sprovon ata që i do…

Në gusht të këtij viti, reperit shqiptar, Marin i ndërroi jetë djali i posalindur.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim tejet të ndjerë lidhur me këtë ngjarje të trishtë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka gjetur mbështetjen tek Zoti, ku ka thënë se Allahu i sprovon ata që ai i do.

”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.” ka shkruar ai.

Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit në Francë, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të Forumit, ndërsa do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.

Mbrëmjen e sotme, Kurti është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit, ku pritet të marrin pjesë personalitete nga fusha e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.

‘Arrestim i menjëhershëm’: Kujdes nga këto e-maile, Policia paralajmëron qytetarët

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim lidhur me shpërndarjen e disa e-mailave të rremë, që përmbajnë informacione të pasakta dhe të falsifikuara.

Këto e-maile, që pretendohen të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të PK-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare si FBI, INTERPOL dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike, përmbajnë njoftime të rreme lidhur me ftesa për arrestime ose detyra urgjente për t’u paraqitur në selinë e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës thekson se këto informacione nuk janë dokumente zyrtare dhe janë shpërndarë për qëllime mashtruese./Klankosova.tv

Pak e dinin: Moderatorja Jehona Bajrami është e martuar me këtë analist të njohur

Moderatorja Jehona Bajrami Gashi ka ndarë një postim të veçantë në llogarinë e saj, duke sjellë një pamje të ngrohtë dhe intime të jetës familjare.

Ajo ka publikuar një foto të bashkëshortit Dardan Gashi dhe dy fëmijëve të tyre, të cilët po shijonin një darkë në një nga lokalet e njohura të vendit.

Kjo skenë e thjeshtë, por e bukur, tregon lidhjen e fortë mes tyre, duke i dhënë një ndjesi të veçantë ndjekësve të saj.

Jehona, e njohur për stilin e saj të moderimit dhe angazhimin në çështjet politike, ka zgjedhur të ndajë këtë moment të veçantë, duke treguar se pas suksesit profesional, ajo vlerëson gjithashtu momentet e thjeshta familjare.

Shumë ndjekës e kanë përshëndetur këtë veprim, duke shprehur admirimin e tyre për mënyrën se si ajo arrin të balancojë jetën profesionale me atë personale. Kjo tregon se Jehona është një figurë e afërt dhe e dashur për publikun.

Aktualisht, ajo udhëheq emisionin e saj politik me titullin “Jehona Politike”, ku diskuton tema të rëndësishme për shoqërinë. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mbajë jetën e saj private larg syrit të ndjekësve, duke e bërë këtë postim edhe më të veçantë.

Me këtë postim, Jehona tregon se pas çdo figure publike fshihet një jetë e thjeshtë dhe e bukur, e cila meriton të ndahen me të tjerët. Kjo është një kujtesë se familja është një nga vlerat më të rëndësishme në jetë.

Momente të tilla, si ato që Jehona ndau, na kujtojnë rëndësinë e lidhjeve familjare dhe se si ato na ndihmojnë të jemi më të fortë në sfidat e përditshme. Kjo është një mesazh pozitiv për të gjithë ata që e ndjekin dhe e admiruan.

Si përfundim, Jehona Bajrami Gashi vazhdon të jetë një shembull frymëzues për shumë, duke treguar se është e mundur të jesh e suksesshme në karrierë dhe një nënë e përkushtuar në të njëjtën kohë. Çfarë mendoni ju për këtë postim dhe rëndësinë e momentëve familjare?

Nis procedura për formimin e Qeverisë nga VV-ja, ja çka thotë Kushtetuesja

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se i mandatuari i parë nga presidentja Vjosa Omsani, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk ka të drejtë më të mandatohet nga prësidentja për shkak se ka dështuar për herë të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës i lejohet të gjitha partive parlamentare që ta sigurojnë shumicën e më pas ta dëshmojnë tek presidentja, në mënyrë që pastaj presidentja mund ta mandatojë një kandiat tjetër sipas të njëjtës procedurë.

‘’Një gjë e tillë është e pamundur kushtetueshërisht por edhe logjikisht për faktin se i njëjti ka pasur mundësi që të krijojë shumicës, mirëpo nuk e ka bërë”., tha Bajraktari. /RTV21

Rast i rëndë në Durrës: Djali vret babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.

Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Vetëvendosje i bën ofertë publike AAK-së, i ofron…

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, sot i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha.

Në njoftimin e tij, Kelmendi thekson se Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit, duke shtuar se qyteti meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve.

“Sot, si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës, i kam dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim kryetarit të AAK në Pejë, Dr. Ali Berisha.

Peja nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga pazaret politike të ndërtuara mbi llogaritë e ngushta të pushtetit prandaj jemi transparent në këtë rrugëtim. Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e gatshme të marrë përgjegjësi për Pejën dhe të vendosë në qendër punën, drejtësinë dhe qytetarin. Koha e varësisë nga pazaret e fshehta me Gorazhdecin dhe Listën Serbe duhet të marrë fund.

Më 9 nëntor fiton Peja, sepse jemi BASHKË me qytetarët që e votuan ndryshimin! “, ka shkruar ai.

 

Balje pas shkarkimit të zëvendësministrit: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Pas vendimit për shkarkimin e Elldin Uglarit nga pozita e zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, ka reaguar deputetja Duda Balje.

Në një reagim në Facebook Balje ka shprehur pakënaqësinë ndaj këtij vendimi, duke theksuar se “hakmarrja nuk ka nisur, por vetëm ka vazhduar”.

Ky reagim vjen menjëherë pas publikimit të vendimit për shkarkimin e Uglarit, i cili është edhe anëtar i SDU-së, parti e cila drejtohet nga Balje.

 

Xhuli Nura pëson aksident trafiku, kjo është gjendja e saj (Foto)

Influencerja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka pësuar një aksident trafiku teksa udhëtonte me makinën e saj në Slloveni, me destinacion Zvicrën, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nura përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, pavarësisht dëmeve materiale që ka pësuar automjeti i saj./IndeksOnline/

Screenshot
Screenshot

 

 

Zhvillime dramatike: VV-ja siguron numrat për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re

Deputetët kanë dërguar nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të radhës.

VV do kërkoj nga presidentja Vjosa Osmani mandatimin e sërishëm për votimin e qeverisë, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta.

Sipas burimeve të “Mitropol”, ende nuk dihet nëse mandatari për kryeministër do jetë Albin Kurti apo Glauk Konjufca.

Gjithçka rreth këtyre zhvillimeve pritet të konfirmohen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës./Mitropol/