Tragjike: Humb jetën një 17-vjeçar në aksident

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në Vlorë.

Raportohet se i riu ishte me motor dhe është përplasur nga një veturë.

Siç raportimeve viktima është identifikuar si L. Sh.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

“Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi”, raporton më tej Euronews.al.

Ky pritet të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër

Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Unë besoj që po. Siç e kam thënë prej ditës kur e kam nominuar, dhe tash bëhet më shumë se një vit nga ajo kohë, ai (Bedri Hamza) është personi më i duhur për fazën që po na pret”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, gjendja në Kosovë është përkeqësuar si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe në raportet ndërkombëtare të vendit.

“Programi politik me të cilin kemi garuar dhe që është udhëhequr nga Hamza, mbetet aktual edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë. Ai parasheh rritje pagash e pensionesh, ulje të kostos së energjisë, liberalizim të ekonomisë dhe lehtësim të kushteve për bizneset dhe sektorin privat”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, ka thënë se nuk do të provojnë të krijojnë Qeverinë.

Sipas Krasniqit, rruga e vetme janë zgjedhjet, meqë asnjëra parti nuk e ka shumicën.

Ai ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i ftonte partitë qysh tash për diskutime.

“Në kuptimin formal, Presidentja do të duhej të na kontaktonte qysh tash. Ma merr mendja që secili prej nesh që mund të ftohemi, do t’i thojmë që s’e kemi shumicën, andaj t’i ndërmerr veprimet…Jo, s’mundemi me marr mandat. Duhen 61 numra”, tha Krasniqi.

Madje, sipas tij nuk ka nevojë të pritet fare 10 ditë, në mënyrë që të mos ketë vonesa tutje.

“S’duhet me pritë 10 ditë”, tha ai në Klan Kosova.

Sa i përket Kuvendit, tha se pas herës së dytë nëse nuk bëhet shumica, shpërndahet automatikisht.

“Shpërndarja e Kuvendit bëhet në mënyrë automatike, nëse edhe herën e dytë palët potenciale thonë që s’kanë shumicë”, tha Krasniqi.

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë në orët e para të mëngjesit, i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Në zonat e larta malore reshje bore.

Të reshurat do të ndërpriten menjëherë paradite, ndërsa më pas do të mbizotërojnë vranësira të pjesshme, përpara se të tërhiqen gradualisht gjatë pasditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, e cila gjatë kalimit të frontit të ftohtë pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë? Modelja shuan dilemat

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi, janë prindër të një vajze të cilën e emëruan, Nea.

Sara në rrjetet e saj sociale, iu është përgjigjur disa pyetje të cilat ndjekësit e saj ia bënë, shkruan IndeksOnline.

Në njërën prej tyre ishte pyetur se a është sërish shtatëzënë.

E modelja është përgjigjur me ironi, duke mos e mohuar as konfirmuar.

”Jeni te papare pzz”, ka shkruar ajo.

Ndahet papritmas nga jeta regjisori i njohur ferizajas

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot botën artistike.

Ka ndërruar jetë papritmas regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani, një emër i njohur për kontributin e tij në teatrin e qytetit dhe në komunitetin artistik të vendit.

Lajmi është ndarë nga miq, kolegë e bashkëpunëtorë të tij, ndërsa Prive By Liberta Spahiu mëson se vitet e fundit ai kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të parët që reaguan për humbjen e tij ishte këngëtari Mentor Haziri, i cili e kishte të afërm familjar.

Ai shkroi:

“Kushtrimi, djali dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik në qytet e më gjerë. Një djalë që na donte të gjithëve e që pritej me ardh me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusha.”

Edhe aktorja Gresa Gashi ka ndarë një moment kujtimi me të, duke shkruar:

“Më tronditi lajmi për vdekjen tënde. U prehsh në paqe, Kushtrim. S’po më besohet.”

Një humbje e madhe për artin dhe njerëzit që e njohën si njeri të dashur, të qetë dhe me shpirt artisti. /Prive By Liberta Spahiu

Tërmet i fuqishëm në Turqi, kaq ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka ndodhur në Turqi, raporton CNN edicioni turk.

Tërmeti ka ndodhur në Belikesir, por është ndjerë edhe në qytetet përreth, përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Bursën. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Disa minuta pas tërmetit prej 6.1 ballësh, në të njëjtën zonë ka ndodhur edhe një tjetër tërmet me magnitudë 4.2.

Tërmeti, i cili është ndjerë në shumë qytete të rajoneve Marmara dhe Egje – veçanërisht në Stamboll dhe Izmir – ka ndodhur në një thellësi prej 5.99 kilometrash.

A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi befason me përgjigjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka folur edhe për Ramiz Lladrovcin dhe fitoren e tij në Drenas, ku kandidati i partisë së tij nuk ia doli të triumfojë.

Krasniqi tha se gara nuk ka qenë e lehtë, por që pas rezultateve, ia ka uruar fitoren Lladrovcit.

“Ka qenë një garë aspak e lehtë për neve, sepse ka pasur të bëjë me një komunë qe PDK-në e ka nderu me votë, pa kushte. Sfidimi në nivel të degës nuk ka  qenë i mirëseardhur me mu. Nuk kam dashur të jem arbitrar për me pamundësu garën brenda partisë. Rezultati është i qartë. Ramiz Lladrovci ka fitu. Ia kam dhënë urimet prej selisë së PDK-së dhe shpresoj që e vazhdon punën në të mirën e qytetarëve të Drenasit.“

Por, a ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK?

Krasniqi ishte i shkurt në përgjigjen e tij se  “Zoti Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vet.”/Klankosova.tv

Arrestohet Xhemajl Nuhiu i dyshuari për vrasjen e Muhamed Matoshit në Prishtinë

Ka marrë fund arratisja e Xhemail Nuhiut, i akuzuar për vrasjen e Muhamet Matoshit në Hajvali të Prishtinës.

Top Channel, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemail Nuhiu, 47 vjeç.

Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 ka vrarë Muhamet Matoshin në Hajvali të Prishtinës.

Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kishte shpallur në kërkim Xhamail Nuhiun.

Gazetari shqiptar: Liburn Aliu ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me Serbinë në qeverinë Kurti!

Gazetari nga Shqipëria, Gazmend Saiti, ka komentuar për “Kosova Live” emërimin e ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Sipas Saitit, ky emërim ka më shumë prapavijë politike se sa profesionale, dhe shihet si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të pasur qasje më të thellë në informacionet që lidhen me qeverisjen e Albin Kurtit.

“Tentativa ka qenë gjithmonë e vazhdueshme nga ana e Ramës për të marrë sa më shumë informacione në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit. Në rastin konkret me Liburn Aliun, ndoshta nuk do të ketë shumë informacione, por nga disa burime thuhet se ai ka qenë personi kyç që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë në kuadër të qeverisë së Kurtit,” ka deklaruar Saiti.

Sipas tij, për Ramën kjo është një mënyrë për të qenë më i informuar dhe për të ruajtur ndikim rajonal, përfshirë edhe përmes figurave që kanë qenë pjesë e afërt e qeverisë së Kosovës.

“Njëjtë siç veproi më herët me rastin e Vlorë Hysenit, tani po ndodh e njëjta gjë me Liburn Aliun,” ka shtuar Saiti, duke theksuar se emërimi i tij në Portin e Durrësit ka karakter politik.

“Pozita kishte një drejtor aktual. Ndryshimi është bërë vetëm për ta goditur politikisht kryeministrin Albin Kurti,” tha ai.