Deliu-Kodra: Kurti bashkëpunon me Sërpskan, madje edhe për pagat e veteranëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurtit, bashkëpunon me Listën Serbe, madje sipas saj, edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se për këtë shkak, Kurti ka avancuar Mimoza Kusari-Lilën në ministre, transmeton Klankosova.tv.

“Albin, Themeluesit dhe emrat e PDK e kane sulmuar dhe luftuar me arme Serbinë. Siç u tha edhe sot ne Hage”.

“Me Listen Serbe bashkepunon ti, madje edhe per pagen e veteraneve te UCK. Prandaj edhe e avancon Mimozen ne Ministre si kundershperblim per bashkepunimin me Millan Radojciqin”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Influencerët shqiptarë bëhen prindër për herë të parë, ky është emri unik i bebit

Elona dhe Lirimi, dy nga figurat më të njohura të rrjeteve sociale në Shqipëri, kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre si prindër.

Me ardhjen e djalit të tyre, Ayden, ata kanë përjetuar një lumturi të papërshkrueshme. Kjo ngjarje e veçantë ka sjellë një ndjesi të re në jetën e tyre, duke i bërë ata të ndihen më të plotësuar se kurrë më parë.

Çifti ka ndarë emocionet e tyre me ndjekësit, duke shprehur falënderime të thella për këtë dhuratë të çmuar. “Mirë se erdhe në këtë botë, Ayden! Më 26/10/2025, Zoti na bekoi me dhuratën më të çmuar, djalin tonë të dashur. Zemrat tona janë më të plota se kurrë,” kanë shkruar ata në postimet e tyre.

Ardhja e Aydenit ka sjellë një atmosferë të ngrohtë në shtëpinë e çiftit, duke i bërë ata të ndihen të lumtur dhe të bekuar. Çdo moment me të është një mrekulli, dhe ata po e shijojnë çdo sekondë të kësaj aventure të re.

Me këtë ngjarje, Elona dhe Lirimi po tregojnë se si jeta mund të ndryshojë në një çast. Ata janë të përkushtuar të ofrojnë dashuri dhe mbështetje për djalin e tyre, duke e bërë atë pjesë të pandashme të jetës së tyre.

Me ardhjen e vogëlushit, ata po jetojnë ditët më të bukura të jetës. Çdo moment me të është një mundësi për të mësuar dhe për të rritur dashurinë e tyre si çift dhe si prindër.

Elona dhe Lirimi janë shembuj të shkëlqyer se si dashuria dhe familja janë thelbësore për një jetë të plotë. Ata shpresojnë që historia e tyre të inspirojë të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të krijojnë një familje të lumtur.

Vdesin tre persona duke ikur nga Policia në Gjermani, dy kroatë dhe një serb

Tre persona kanë vdekur pasi u aksidentuan, teksa po iknin nga Policia në Gjermani.

Shoferi i një BMW me targa të Mynihut të Gjermanisë, në autostradën A2 injoroi shenjën e ndalimit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke rënë kështu me veturë në Kanalin Mittelland.

Siç raportojnë mediat gjermane, dy nga viktimat ishin nga Kroacia, kurse njëri nga Serbia, i cili besohej se e drejtonte automjetin, transmeton Klankosova.tv

Pasagjerët nga Kroacia ishin të moshës 25  dhe një 31-vjeçar.

Makina që shkaktoi aksidentin u nxor nga kanali gjatë fundjavës dhe u sekuestrua për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ecuria e saktë e aksidentit, si dhe arsyeja pse shoferi iku nga policia, mbeten të panjohura. /Klankosova.tv

Aksident i rëndë pranë Braunschweig

Rrëshqet Alaudin Hamiti, tregon datën kur nisë Big Brother Vip Kosova

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti pa dijeninë e tij ka berë të ditur datën se kur fillon Bigu në Kosovë.

Gjate një vizite në Grande Fratelo, BB i Italisë ai është pyetur nga stafi se kur nisë edicioni i 4 në Kosovë.

“ Me 3 ose 7 nëntor është përgjigjur ai”, duje bërë te ditur se edicioni më i ri nisë në njërën prej këtyre datave.

Kjo video është bërë publike në nje story të publikuar nga Olsa Muhameti producentja e ketij reality shoë që nga fillimet e tij.

Kurti: Unë jam kryeministri më i ofenduar në historinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e tij të kaluara ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë edhe shprehjen e njohur “Nuk është Lidhja por Lodhja Demokratike”.

Kurti tha se nuk ka asgjë të re për të shtuar mbi ato deklarata, duke kujtuar se edhe vetë është përballur me ofendime të shumta gjatë karrierës së tij politike.

“Unë jam kryeministri më i ofenduar në historinë e Kosovës. Shikoni arkivat dhe mund ta vërtetoni këtë,” tha Kurti, duke shtuar se reagimet ndaj tij shpesh janë të ekzagjeruara në raport me kritikat që ai ka bërë më herët.

Deklaratat e Kurtit vijnë në një kohë kur raportet mes VV-së dhe LDK-së mbeten të ftohta pas zhvillimeve të fundit politike.

Kurti: Ndoshta PDK do të bëhet bashkë me Listën Serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare, duke hedhur dyshime se Partia Demokratike e Kosovës mund të bashkëpunojë me Listën Serbe.

“Si kanë arritur deri në numrin 64, kur PDK-ja dje deklaroi se nuk ka koalicion? Ndoshta përfshirë edhe Listën Serbe. Por kur dje u bë një deklaratë nga PDK-ja që nuk ka koalicion, kështu që hiqi 24 vota – ata opsionalisht mund të bëhen me Listën Serbe bashkë,” ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se kjo çështje mbetet në diskrecionin e presidentes, por qëndrimi i tij ndaj Listës Serbe mbetet i pandryshuar.

“E thashë që është në diskrecionin e presidentes. Qëndrimi im për Listën Serbe nuk ka ndryshuar,” tha Kurti.

Kurti flet për deklaratën ku u kërkonte partive ta testojnë nëse i ka votat për Qeverinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur lidhur me deklaratën e tij ku kërkonte që të testohej nëse i ka numrat për Qeverinë, gjatë kohës kur u kërkonte partive tjera ta votonin Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.

Kurti tha se është i bindur se po të votohej Haxhiu me votim të fshehtë, do të zgjidhej Kryeparlamentare, duke shtuar se numrat i kanë lëvizur nga pranvera, shkruan Reporteri.net.

“Unë jam i bindur që në atë kohë, Albulena i ka pas 61 vota me votim të fshehtë dhe insistimi im ka qenë më testoni, pra më provoni. Besoj që nga pranvera, vera e në vjeshtë numrat kanë lëviz. Prej 56 në 62-63, nga java në javë. Dje ishin 56, tash janë 3-4 deputetët që na e kanë thënë shumë qartë, bëni ju 60 vota e ne jemi i 61’ti. Kjo i bie që po të ishim 60, do të bëheshim 63-64. Por, jemi tash ku jemi”, deklaroi Kurti, në një konferencë për media.

Ai shtoi se në muajin maj, gjatë përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit, kishte një trysni të jashtëzakonshme mbi deputetët për të mos bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në muajin maj kur vijnë këto deklaratat tona vijnë atëherë kur dukej qartazi që kishte vullnet të mos ekspozoheshin ndaj krerëve të partive dhe mediave që e dhanë votën për konstituim të Kuvendit. Pra kishte një lloj trysnie të jashtëzakonshme mbi deputetët në muajin maj sivjet që kurrsesi të mos bëjnë as takime me LVV.”, tha ai.

Pas dështimit të djeshëm për votimin e Qeverisë, Kurti tha se për hapat e ardhshëm duhet pritur Presidentja Vjosa Osmani.

“Duhet ta presim Presidenten për hapat e mëtejshëm. Do të ishte mirë të ishim kursyer nga zgjedhjet në dhjetor”, tha Kurti.

Në votimin e djeshëm për Qeverinë, ishin vetëm 56 vota për.

Kurti tregon prapaskenat: “LDK e kërkoi PDK-në brenda qeverisë, kjo është e papranueshme”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media ka folur për dështimin e votimit të qeverisë së re të dielën e 26 tetorit. Ai tha se qeveria e re nuk u zgjedh përkundër tentimeve dhe gatishmërisë së VV-së, shkruan Reporteri.net.

Kurti përmendi se LDK-së i kanë bërë ftesë dy herë dhe se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën, por që të dyja s’kanë pranuar ofertën e bashkëpunimit.

“Dje Kuvendi siç e pamë nuk arriti të zgjedh qeveri të re përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë, përpjekjet për shumicën nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam. Asnjëra nga partitë që ju kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhej të kishte koalicion. I bëm ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë. Të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, jo vetëm që do t’i kishim numrat, por edhe do të mund të jepnim çështje zgjidhjes së Presidentit e cila na pret pas katër muajve”, tha ai.

“Duke parë disponimin elektorateve të VV-së dhe LDK-së, që duan ta shkëpusin LDK-në nga PDK-ja. Në vitin 2020 ja arritëm por vetëm për 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së por pa sukses. E vetmja mënyrë se si LDK pranonte ishte që edhe PDK-ja të jetë aty brenda. Për neve kjo është e papranueshme. Katër vitet e këtij mandati na e kanë dëshmuar që qeveria është stabile, që përveç numrave në Kuvend i ka edhe në kuti të votimit”

“Dua të theksoj që unë dhe VV jemi të interesuar dhe angazhohemi të punojm që ta zhvillojmë shtetin. parnadja para çdo marrëveshje, ne zgjedhim zgjedhjet kjo është edhe arsyeja pse vendi, siç e pamë dje nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti në konferencë për media.