Drejtori i Onkologjisë: Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer

Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e këtij viti, duke shënuar një rritje prej më shumë se pesë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i të rinjve të prekur nga kjo sëmundje malinje ka shënuar rritje. Kanceri i gjirit mbetet më i përhapuri te femrat, ndërsa ai i mushkërive vazhdon të dominojë te meshkujt.

Kështu thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi në një intervistë për KosovaPress.

Kurtishi derisa potencon se numri i të prekurve me kancer po shënon rritje vazhdimisht, thekson se po përballen me mungesë të infermierëve.

“Në Klinikën e Onkologjisë janë evidentuar rreth 1,500 raste, që është një numër përafërsisht më i lartë sesa vitin e kaluar. Edhe pse gjatë këtij viti kemi pasur luhatje në regjistrim ose identifikim të rasteve, tremujorin e parë kishte numër pak më të madh, pastaj numri ka rënë, pastaj kur i kemi grumbulluar të gjitha të dhënat, del që kemi një rritje për këta nëntë muajt e parë diku pesë deri në shtatë për qind sesa vitin e kaluar dhe mbahet trendi i rritjes ose numrit të ri të rasteve të reja, të cilat lajmërohen në Klinikën e Onkologjisë”, tha Kurtishi.

Kurtishi tregon se nga muaji janar deri në gjysmën e muajit shtator janë regjistruar mbi 300 raste të reja me kancer të gjirit te femrat.

“Këta pesë vjetët e fundit dominon kanceri i gjirit, edhe këtë vit. Prapë shifrat janë në numër pak më të larta se vitin e kaluar. Pra, femrat e moshës mbi 50-vjeç janë më të atakuar nga kanceri i gjirit dhe numri më i madh i tyre dhe deri këtë muaj ne kemi regjistruar rreth 300 ose 330 raste të reja femra me kancer të gjirit për herë të parë. Te meshkujt vazhdon të dominojë kanceri i mushkërive dhe menjëherë pas tyre vjen kanceri i zorrës së trashë”, potencon Kurtishi.

Kurtishi thekson se shqetësuese është rritja e numrit të të rinjve të prekur me kancer.

“Është një trend edhe i këtyre moshave, një trend i rritjes së të sëmurëve të moshave të reja, nën moshën 50 ose 40-vjeçare dhe varet prej gjinisë. Përderisa, te meshkujt e rinj kemi një rritje të numrit të rasteve të kancerit të testiteve te djemtë nën 30-vjeç. Ndërsa, te femrat problematike është kanceri i gjirit, kur kemi femra nën 40-vjeç, të cilët prapë janë në numër më të madh me tumoret të gjirit. Edhe pse nën moshë, ka femra të cilat vuajnë ose janë të sëmura me kancer të organeve gjenitale, në mitër, qafë të mitrës ose vezore dhe ky numër ka një tendencë ngritjeje nga viti në vit”, tha Kurtishi.

Ndër të tjera, Kurtishi potencon se po përballen me numrin e reduktuar të infermierëve në këtë klinikë.

“Këtë vit diku katër infermierë kanë migruar në vendet e Bashkimit Evropian, ka infermiere, të cilat për shkak të nevojave fiziologjike, qofshin ato shtatzënive apo lehonave, ne kemi numër të reduktuar dhe gati është përgjysmuar. Andaj, kjo krijon vështirësi shumë të mëdha në menaxhimin e këtij numri kaq të lartë të pacientëve”, tha Kurtishi.

Përveç këtyre, Kurtishi tregon se pritet që objektit të Klinikës së Onkologjisë t’i shtohet edhe një kat tjetër, për të rritur gamën e shërbimeve. Po ashtu, ai thotë se pritet që vitin e ardhshëm të pajisen edhe me një aparat të ri për rrezatim.

Abdixhiku: LDK në Qeveri vetëm nëse e udhëheqim atë, nuk i bëjmë vota Vetëvendosjes

Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më parë, e tash ky i fundit, kryetar i LDK-së refuzon në çdo aspekt se do mund të ndodhte një gjë e tillë ndonjëherë.

Abdixhiku thotë se nuk do pranojë të ia bëj votat Kurtit qoftë edhe nëse i kërkohet nga Amerika, qoftë edhe nëse do të ketë krizë politike.

”Nuk dëgjoj për atë punë. Nuk e bën Lumiri më”- tha Abdixhiku në një intervistë për “KallxoPërnime” më 21.09.2024.

Ai tha se rruga e Kurtit është e dëmshme dhe nuk do të kontribuojë në një gjë të tillë.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh.

Abdixhiku tha se LDK-ja merr pozicion qeveritar vetëm nëse e ka udhëheqjen e Qeverisë

Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, humbin jetën pesë persona

Në një aksident të rëndë trafiku në qytetin Bojaniq në rrugën Kralevë – Rashkë në Serbi të shtunën, kanë humbur jetën 5 persona kur një automjet ushtarak ka shtypur një veturë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se kanë mbetur të vdekur dy të rritur e tre fëmijë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë një 32-vjeçare.

Shoferi 54-vjeçar M.V. që drejtonte veturën ushtarake është ndaluar për 48 orë.

Osmani kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Dy gjigandët e historisë tonë

“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për dy heronjtë në 26 vjetorin e rënies së tyre.

Osmani i quajti ata “gjigandët e historisë tonë”.

“Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës, shtoi se Xheva dhe Fehmiu ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

”Trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët. Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës. Në çdo cep të Kosovës ndihet sakrifica e tyre – në lirinë që jetojmë, në shtetin që kemi ndërtuar dhe në shpresën për një të ardhme më të ndritur. Lavdi e përjetshme Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit!”, ka shkruar ajo.

Vdes një person në vend të punës

Një person i cili punonte roje, është gjetur pa shenja jete në objektin ku po punonte në Prishtinë dje.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

Dubois e mbron titullin IBF, kjo është shuma që ai dhe Joshua fitojnë nga meçi

Daniel Dubois ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut, shkruan Gazeta Express.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Përkundër që fitoi dhe siguroi titullin IBF, Dubois do të fitojë më pak se Joshua.

Raportohet se Dubois do të fitojë një shumë të garantuar prej katër milionë euorve, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shikimeve.

Ndërkohë, është thënë se Joshua do të marrë në shtëpi tetë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

Sot dita e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit

Mot më stabil do të ketë gjatë javës vijuese. Temperaturat me trend të rritjes deri fundjavën e ardhshme.

Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premte dhe fundjavën e ardhshme.

Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C.

Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, në 20C e 21C, maksimalet, e minimalet në 8C e 9C.

Këtë të diel më 22 shtator në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në orën 14:44.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 22.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerge të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 110/35/10kV Prishtina 1 do të ndërpritet:

TR 1 (J09) ana 10kV dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 10:30  deri në 12:30

Vendet: Rrugët: Tahir Zajmi, Kalabria, Hyrije Hana-Zona industrial, Rexhep Krasniqi, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Kalabri Kulla I/1-Ban.1, Agim Çela, Bulevardi Bill Klinton, M.Bajraktari 31, Zona Industriale, Rr.Rexhep Krasniqi bllo.B-1, Kalabri oti lam 2-H-II podrum, Shefqet Shkupi, Lagjja  Marigona Rezidencë, Magjistralja Lipjan -Prishtinë, Rr.Mitrovica Nr.12, Lakrishte, Rr.Shefqet Shkupi -B-6-HYR-I-ban-1, Magj. Lipjan -Prishtinë, Muharrem Fejza Arbër.-C3-A5/13, Ahmet Haxhiu Bll.3-Hyr.8/48, Rr.Tirana, Lagjja Marigona, Preoc, Dëshmorët  e Kombit, Rr. Ahmet Krasniqi, Nebih Gashi B4 Ob.2 H.2 Nr.27, Rr.Shefqet Shkupi Blloku B, Rr.Shefqet Shkupi Konak, Emshir 10-k-2-ob-4-h-2, Lagjja Kalabria, Malush Kosova Kulla-II-k-VIII-2, Rr.Rexhep Krasniqi Kul.-X, Lagjja Marigona Rezidencë, Muharrem Fejza, Sopoqanska  Uglar Bll B2-1, Lakrishte Duk.Inv/Obj/LLC/1, Rexhep Krasniqi B10 obj.A3, Rr. Nebih  Gashi Ob Resido 6 Kati IV, Nr.12, Ahmet  Krasniqi Hyr 3, Hyrije Hana-Zona Industriale Nr.1, Te Amortizerat, një pjesë Llapna Sello, Zona Industriale, Lidhja e Pejës pn, Rr. Carraleva, Robert Doll Lakrishte, New Us Embassy Prishtina, Ramiz Cërrnica, Dervish Hima Kalabri, Rr. California Nr. 52, Preoc, Spitali MEDIKUS, Ardarea, Migros, Enegoinvesti Energom.(ETC), “Step -Ag” Agron Zeqiri, EBC company, Meridiani, UNMIK-u II HQ18, UNMIK-u I HQ26, Kampi Jordanez, Hiberna, Kosova sot, KFORI ITALIAN, Qazim dhe Valdet Gashi(Burim Gashi), Shpend Shala, Jumco, Kazerma Adem Jashari 1, Komuna objektet e reja Arbëria, Rekalit, Kazerma Adem Jashari 2(Logjistika), Forca e Sigurisë së Kosovës, M&D Marketing dhe Distribuim, Ministria e FSK-Poliklinika, -kompleksi Kazermës “Adem Jashari”, EMC Compaund, Genc Morina -Fsh.Preoc, EULEX EXECUTIVE POLICE COMPOUND-EPC, ENK INVEST GROUP, Veton Topanica “AS PLAST” shpk, Rasim Mrlaku shpk “Marigona Rezidencë”, New Us Embassy Prishtina, “VIVA FRESH SH.P.K”, Hyda Krasniqi, S SPRINT SH.P.K Albert Sopa, B6A MAP – IRK – Prishtinë, “IP-KOS” SH.P.K Bujar Shatri, FLORI SHUTTERS” SH.P.K  Florim Murtezi, ‘INTERES EX’ Astrit Haxhimusa.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i izolatorëve përcjellës në kthinat 10 [kV] të zbarrave kryesore dhe pastrimi i zbarrave.

2.

Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga Dalja 10 kV Letanci do të ndërpritet TS-i :

TS 10/04kV Revuq 1 e Epërme (kodi: 14000012155) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Revuq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave 0.4kV dhe shtrirja e bistekut.

3.

Në TS 35/10kV Batllava

Nga Dalja 10 kV Orllani do të ndërpritet TS-i:

TS 10/04kV Orllani 2-Bejtovit-Dilovit (kodi: 14015002027) prej orës 16:00 deri në ora 18:00

Vendet: Bejtovi ,Dilovit .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe demontim i shtyllave 0.4kV .

****

Punime nga palët e treta

1.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 5

Nga dalja 10 kV J25 Xhamia e Llapit do të ndërpritet TS-i:

TS 10/04kV NTN Labi Com Shefqet Gashi (kodi: 13000013103) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Obekti Labi Com.

Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

2.

Në NS 35/10kV Prishtina III

Nga dalja 10 kV J 10 Përparimi do të ndërpritet TS-i:

TS 10/04kV Hajrulla Lushtaku-Premium Group Kosova (kodi: 19100002110) prej orës 08:00 deri në ora 10:00.

Vendet: Objekti Premium Group Kosova.

Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve sipas komisionit të pranimit teknik.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 110/35/10kV Peja 1 do të ndërpritet:

NS 35/10kV Gurakoci (kodi 500520) – dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00  deri ne ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Dobrushë, Gurakoc (një pjesë), Istog (një pjesë), Kashicë, Llukavc, Llukavc i Begut, Lubovë, Prekallë, Prigodë, Ruhot dhe Saradran, Gurakoc, Bllagaq, Dobrushë (një pjesë), Drejë, Zhabllaq (një pjesë), Gurakoc (një pjesë), Koshë (një pjesë), Oprashkë, Osojanë, Prekallë (një pjesë), Shalinovicë, Trubohovc, Tuqep, Zabllaq dhe Zallq, Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, Dubravë (një pjesë), Kaliqan, Lubovë, Orrobërd dhe Tomoc.

Vërejtje! Dalja ka BRRE – Onix Solar – kodi: 50052006045.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Rapça (kodi: 30036009) nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Kësteci I Ulët, Kërsteci i Naltë, Rrenci ,Ferma  TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS-Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i segmentit të fundit të LP, për projektin “Rapça” – LOT 40.

Punimet në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën