Krasniqi: Bedri Hamza do të jetë kryeministër, s’kemi vija të kuqe për koalicione

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar se gatishmërinë për t’iu drejtuar kutive të votimit e kanë pasur qysh në qershor të këtij viti.

Kreu i PDK-së ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.

Ai ka shtuar se janë të bindur që do ta krijojnë shumicën shqiptare dhe shumicën parlamentare që do ta udhëheqin vendin pas 9 shkurtit.

“PDK-ja hynë në garë për t’i fituar këto zgjedhje, për të marr besimin qytetar, për të dal e para dhe normalisht pas asaj nëse ka hapësirë për të diskutuar me partitë që janë të përafërta me bindjet tona politike programore, ideologjike dhe me programin që do ta bart Hamza, normalisht që kemi bërë në të kaluarën dhe do të bëjmë edhe në të ardhmen. Unë gjithmonë do ta konfirmoj që ne parimisht kurrë vija të kuqe nuk kemi pasur, nuk kemi dhe as nuk do të kemi. Por, parimisht sepse konsiderojmë edhe kemi konsideruar që kur i thua dikujt kam vija të kuqe ndaj teje, ti e ofendon edhe i përjashton votuesin e tij. Jo domosdoshmërisht individin që e përfaqëson atë dhe në fund të fundit ne të gjithë jemi votues të Kosovës, gjithë jemi shqiptarë, por preferencat tona janë të qarta, nuk kemi preferenca me pas çfarë do lloj bashkëpunimi me VV-në sepse hendeku mes nesh i të kaluarës por edhe i tashmes është shumë i madh dhe nuk do të funksiononte një marrëveshje e tillë. Andaj fokusi jonë është qytetari, do të mundohemi që të marrim besimin e tyre, është verdikti i tyre ai që në fund vendos se kush duhet të qeverisë. Por jam i bindur që ne do ta krijojmë shumicën shqiptare dhe shumicën parlamentare, me respekt për komunitetet minoritare që do ta udhëheqin vendin pas 9 shkurtit 2025”.

“Normalisht ne jemi në garë për ta udhëhequr qeverinë dhe për të ndodhur një gjë e tillë duhet me pasur postin e kryeministrit. Kemi përvoja prej të kaluarës ku kemi pasur edhe pozicioni udhëheqës me kryeministrin e ku kemi qenë koalicion pa e pasur postin e kryeministri, ka dallim të ju them të drejtën, sepse mbi të gjitha është e vërtet që karakterin qeverisës dhe mentalitetin qeverisës parasë gjithash e definon që është në krye të qeverisë, pra kryeministri i vendit”, ka thënë ai.

Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme

Sasia e tepërt dhe e vogël e gjumit mund ta dëmtojnë trurin tuaj.

Një studim i publikuar në revistën “Sleep” ka përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz nga anë e mbanë bota për ta kompletuar një anketim online dhe një seri të testimeve të aftësive mendore, siç është arsyeja, kujtesa dhe aftësitë verbale.

Ata të cilët flenë mesatarisht shtatë deri në tetë orë brenda nate kanë pasur rezultate më të mira sesa ata që kanë fjetur më pak ose më shumë.

Shumica e njerëzve të cilët flenë katër orë ose më pak performojnë sikur të ishin pothuajse nëntëvjeçar.

Më në fund, Capital T jep lajmin e shumëpritur

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T po përgatit këngën e tij më të re.

Përmes një video në rrjetin e tij social Instagram, Capital T ka paralajmëruar këngën e tij e cila titullohet “THE GREATEST”.

Kjo këngë pritet të lansohet gjatë javës, duke mos bërë të ditur datën e saktë.

“N’ket kollaps industrial dikush duhet me fol”, ka shkruar reperi në postim.

Video

Skandali në Greqi: Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare, arsyeja do t’ju befasoj

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit.

Sipas masave të reja të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave në shkolla me maksimun 25 nxënës, Drejtoria e Arsimit lokal ka vendosur të përjashtojë nga shkolla 10-vjeçaren në fshatin Simantra të Halkidhikisë për të mos krijuar një klasë të dytë paralele me klasën e 5-të të shkollës fillore.

Tashmë nxënësja në fjalë duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, konkretisht në Portaria, që ndodhet 8 km larg dhe familja nuk mund ta dërgojë atje.

Babai i vogëlushes, Altin Tocila, dëshmon se një ditë pas ceremonisë së nisjes së vitit shkollor , drejtoresha i ka njoftuar vendimin e përjashtimit të Drejtorisë së Arsimit, pasi klasa e 5-të ka 26 fëmijë dhe nuk mund të ketë edhe një nxënës tjetër.

Pasi prindërit e vajzës kanë kundërshtuar drejtoresha ka lajmëruar policinë për të nxjerrë fëmijën nga ambientet e shkollës. Dhjetëvjeçarja madje u tremb dhe ka filluar të qajë ndaj babai e ka marrë me vete në punën e tij gjatë gjithë ditës.

Familja në fjalë ka edhe një fëmijë tjetër më të madh që shkon në gjimnazin e Mudhaniasë, 9 km larg dhe nuk mund të përballojë transportin e dy fëmijëve dhe as ta lërë një 10 vjeçare të shkojë në shkollën e fshatit fqinj vetëm me autobusin e linjës.

Familja Tocila u detyrua të shpërngulej nga Imathia në Halkidiki, në kërkim të të ardhurave më të qëndrueshme dhe kushteve më të mira të jetesës. Pasi janë vendosur në Simantra të Halkidikisë ,kryefamiljari ka gjetur punë në një fabrikë të përpunimit të ullirit kurse gruaja e tij është e papunë.

Duke denoncuar këtë ngjarje shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor të rajonit shpalli ndalesë pune dhe protestë dje në mesditë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros të Halkidhikisë.

Nga ana e tyre organet vendore të arsimit,pas publikimit të ngjarjes dhe reagimeve, kanë deklaruar se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje duke bërë një përjashtim për numrin e nxënësve në rastin në fjalë.

Kjo është modelja australiane që dëshiron të fle me 600 burra

Një modele australiane e njohur si Annie Knight dëshiron që deri në vitin 2025 të flejë me 600 meshkuj, për të thyer rekordin prej 300 në vitin 2023.

Knight, gjithashtu pohon se dëshiron të bëjë marrëdhënie intime me 365 burra këtë vit, shkruan Daily Mail.

Vlogerja që krijon përmbajtje eksplicite në OnlyFans thotë se e kishte kuptuar për gratë që gjykohen për të pasur oreks seksual.

Australianja 26-vjeçare shtoi se shpreson që të thyejë stigmën rreth grave që shijojnë seksin e rastësishëm.

“Unë sillem në të njëjtën mënyrë si shumë burra në botë, por gjykohem për atë që bëj. Është qesharake”, shtoi Annie.

“Ekziston një besim i rremë që kinse nuk jam inteligjente për shkak të apetitit tim. Por meshkujt nuk gjykohen njëjtë”.

“Deri më tani kam fjetur me 100 persona, dhe po mendoja çfarë qëllimi do të arrijë vitin tjetër 600?”, deklaroi ajo, raporton telegrafi.

Anulohet një tren në këtë shtet, ketri ‘pa biletë’ refuzoi të zbriste

Një tren në Britani u anulua pasi një palë ketrushë hipën në shërbim dhe njëri refuzoi të zbriste, tha të mërkurën Great Western Railway (GWR).

Të shtunën shërbimi në orën 08:54 (0754 GMT) nga Reading në Anglinë jugore u detyrua të ndërpritet përpara se të arrinte në Aeroportin Gatwick, destinacioni i tij, transmeton klankosova.tv.

Stafi sipas reuters, u përpoq t’i largonte kalorësit me gëzof kur treni arriti në Redhill, Surrey, por një ketër refuzoi të zbriste, tha GWR.

“Ne mund të konfirmojmë se 0854 Reading to Gatwick u ndërpre në Redhill pasi disa ketra hipën në trenin në Gomshall pa bileta, duke shkelur rregullat e hekurudhës”, tha një zëdhënës i hekurudhës.

“Ne u përpoqëm t’i hiqnim në Redhill, por njëri refuzoi të largohej dhe u kthye në Reading”, shtuan ata.

Ndërsa kafshët shtëpiake si qentë shpesh marrin trena në Britani, brejtësit janë pasagjerë më pak të shpeshtë.

Besnik Tahiri: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje më 9 shkurt të vitit 2025.

Kjo pasi sipas tij 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj një qeverie siç e ka vlerësuar ai shumë të dëmshme.

E thamë me përgjegjësi të plotë, 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët zhvillimore, qeverisjes që i ka bë më së shumti dëme menaxhimit të brendshëm dhe një qeverie që na ka pru në stadin me të ulët me ata që na kanë ndihmuar me u çlirua, me shpallë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen”, ka thënë Tahiri.

Sa i përket AAK-së, ai ka thënë se kjo parti nuk ka qenë kurrë më e përgatitur dhe se do të jetë befasia e zgjedhjeve të 9 shkurti të vitit të ardhshëm.

“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më  e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin  shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë”, tha Tahiri.

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 21.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Fushë-Kosovë do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] J09 Fushë- Kosova I ( kodi: 15018006 ) prej ores 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Nakaradë, Dardhishtë, Lismir dhe lagjja Tërnavët.

Arsyeja: Ndërprerje per siguri, pastrimi i trasesë, rregullimi i shkarkuesve.

2.

Në TS 35/10kV Badovci

Nga dalja 10 kV Mramor-Slivovë do të ndërpritet TS-i:

TS 10/04kV Busia (kodi: 10014001015) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Busia.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie- instalimi kabllos ABC.

3.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga dalja 10 kV Nr.22 Shaip Kamberi do të ndërpritet TS-i:

TS 10/04kV 1 Tetori (kodi: 11000073126) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

TS 10/04kV De-Kos Sh.P.K Afrim Berisha (kodi: 11000073240) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Rr.1 Tetori,obj.De-Kos Afrim Berisha.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, – instalimi kabllos ABC

****

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 20 [kV] Pr 7 – Dalja nr.7 (kodi: 19000078) prej orës 10:00 – 10:20  dhe 15:40 deri 16:00

Vendet: Lagjja e Spitalit, Sizmir, Art Construction, Kodrina, Princesha Group,Kawa Group, B&S Group”shpk, Rezidenca Gjermane dhe  një pjesë e rr. Muharrem Fejza.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

Dalja 20 [kV] Pr 2 – Dalja nr.7 (kodi: 11000078) prej orës 10:00 – 10:20  dhe 15:40 deri 16:00

Vendet: Bregu I Diellit 2 Trafa 3,Trafo 4/2,Trafa 1,Trafo 5,R&Rukolli”Sh.p.k,Maksutaj Privat,Prona Union,Mab-Sh.P.K,Lin Projekt,Naki Trade, nje pjesë e Mtit-1, nje pjese e rr,. Xheladin Hana, nje pjese e rr. Ndue Përlleshi, një pjesë e rr. Shaqir Igrishta.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

3.

NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7

Nga Dalja 20 [kV] Pr 7 – Dalja nr.7 do të ndërprehet:

NS 20/0.4[kV] Arben Jetullahu-ARSEKO. SH.P.K (kodi: 19000078257) prej 10:00 deri në ora  16:00

Vendet: Një pjesë e Matit 1,  Objekte banimi Arseko.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, vendosja e trafo fushës me ndërprerës.

PEJË

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Klina

Nga Dalja 10[kV] Qyteti do të ndërprehen  prej orës 08:00 deri në ora 12:00

këta nënstacione 10/0.4[kV]:

NS 10/0.4[kV] Malushgani ( Kodi: 52000012011)

NS 10/0.4[kV] TS Blloku i parë ( Kodi: 52000012012)

Vendet: Një pjesë e qytezës dhe Malushgani.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri.

PRIZREN

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Prizren 3  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J29 Kamenica (kodi: 31000029 ) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: 101 Enver Hadri, 130 Beslidhja (një pjesë), 15 Faik Çabrati (një pjesë), 17 Mbreti Gent, 18 Beteja e Pashtrikut, 196 Aleks Buda, 205 Janina, 206 Arta, 208 Flamuri, 222 Ali Pashë Tepelena (një pjesë), 239 Luj Pasteri, 240 Petro Marko, 35 Skender Latifi, 37 Verrat e Llukës, 38 Afrim Bytyqi, 40 Ismail Qemajli, 41 Lasgush Poradeci, 42 Ismet Gashi, 49 Aziz Kelmendi, 51 Jashar Salihu, 54 Enkelejt, 55 Sadik Ramë Gjurgjeviku, 65 Brigadat, 7 Ismail Kryeziu, Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë), fshatrat: Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartja e rrjetit në shtylla të reja të tensionit të mesëm.

GJAKOVA

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker; fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

***

Punime nga pala e tretë

1.

NS 35/10 [kV] Gjakova I

Nga Dalja 10[kV] Skivjani do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS- Euroterm AG (kodi: 80080009269) prej 08:30 – 08:45 dhe nga ora 13:00 – 13:15

Vendet: një pjesë e fshatit, Pashko Vasa.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, ndrrimi i ormanit 0.4kV.

Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ekonomia ka vazhduar rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai thotë se ka filluar ulja e çmimeve derisa bizneset dhe ekonomia po rriten.

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”, ka vijuar tutje Ministri i Financave.

“Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, ka shkruar Murati.

Pamje të rënda: Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa

Ushtarët izraelitë hedhin katër trupa të pajetë nga çatia e një ndërtese gjatë një inkursioni në Bregun Perëndimor.

Në një video, tre ushtarë izraelitë shihen duke ngritur një trup të pajetë dhe më pas e tërheqin zvarrë drejt skajit të çatisë. Ata përkulën buzë çatisë dhe më pas e hedhin trupin.

Një tjetër video tregon gjithashtu ushtarët në një çati tjetër duke mbajtur një trup të pajetë nga gjymtyrët dhe më pas e hedhin. Në videon e tretë, ushtari godet trupin para se të bjerë poshtë ndërtesës. Pamjet e marra nga AP tregojnë gjithashtu një trup të katërt të hedhur nga ndërtesa.

Ushtria izraelite konfirmoi se po hetonte incidentin. “Ky është një incident i rëndë që nuk përputhet me vlerat e ushtrisë izraelite dhe pritshmëritë e ushtarëve”, theksuan ata.

Izraeli njoftoi se forcat e tyre vranë katër militantë gjatë operacionit të djeshëm, ndërsa Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah njoftoi se një person u vra në qytet, raporton skynews.

Imazhet e marra nga një reporter i AP-së tregojnë një buldozer të ushtrisë izraelite duke lëvizur pranë ndërtesave nga të cilat janë hedhur trupat. Gazetarë të tjerë në vendngjarje gjithashtu panë se trupat u shtynë nga çatitë. Nuk dihet identiteti i të ndjerëve dhe shkaku i vdekjes së tyre.

Një gazetar i AP tha se ai pa gjithashtu një palestinez me sy të lidhur dhe pa këmishë të gjunjëzuar përpara një xhipi të ushtrisë izraelite dhe ushtarëve të armatosur. Sipas ligjit ndërkombëtar, ushtarët duhet të sigurojnë që trupat e pajetë, përfshirë ato të luftëtarëve të armikut, të trajtohen në mënyrë të denjë.

Grupet e të drejtave të njeriut pohojnë se ushtria izraelite rrallë i ndëshkon ushtarët e saj për shkeljen e të drejtave palestineze. Më shumë se 700 palestinezë në Bregun Perëndimor janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Izraeli përgjigjet se sulmet janë të nevojshme për të eliminuar militantët. Në të njëjtën kohë, militantët e armatosur palestinezë sulmojnë izraelitët në postblloqe dhe organizojnë sulme brenda Izraelit. /Telegrafi/