16.7 C
Pristina
E hënë, 21 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 293

Policia e interviston Milan Radojeviq

0

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Milan Radojeviq, është intervistuar sot nga policia e Kosovës në stacionin policor të rajonit të Veriut.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Radojeviq është një nga pesë menaxherët e thirrur në intervistë nga Policia e Kosovës pas mbylljes së institucioneve serbe në veri të Kosovës më 30 gusht, si pjesë e një operacioni më të gjerë për shkak të, siç deklaron policia, “falsifikimit të dokumenteve”

Simbolet serbe në institucionet paralele të Serbisë në veri të vendit, mbulohen me ato të Kosovës

0

Situata në pjesën Veriore të Kosovës sot raportohet të jetë e qetë. Në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, tashmë kanë zënë vend simbolet e Republikës së Kosovës.

Mediat atje, raportojnë se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tubim të qytetarëve të cilët para dy ditësh kanë kërkuar nga policia që të kthehen në vendet e tyre të punës.

Sipas portalit Kossev, nga aty tashmë janë mbuluar edhe simbolet e Serbisë, duke u zëvendësuar me ato të Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka thënë se do t’i intervistojë pesë persona, të dyshuar për “falsifikim të dokumeteve”, lidhur me pesë institucionet paralele serbe, në veri të Kosovës, të cilat janë mbyllur më 30 gusht.

Policia ka thënë se i ka bërë katër ftesa, ndërsa e pesta do të dërgohet më vonë.

Policia nuk ka bërë të ditur se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se intervistat do të realizohen me kërkesë të Prokurorisë.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – të cilët kanë qenë në krye të organeve paralele serbe.

Ata janë arrestuar më 30 gusht në një aksion policor të kryer njëkohësisht në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës mohon se KFOR-i kërkoi largimin e veturës zyrtare të saj nga Ura e Ibrit (Video)

0

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi Urën e Ibrit.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës qëndronte edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare në urë, gjë e cila edhe ‘irritoi’ ushtarin italian, transmeton IndeksOnline.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë për arsyeje të panjohura.

Por Policia e Kosovës ka mohuar se pjesëtari italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit.

Në një përgjigje për IndeksOnline zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

”Nuk ka ndodhë diçka e tillë në veri, as me policinë e veriut”, është shprehur ai.

Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

 

Kurti në “Ballkonin e Hapur” me dy ministrat dhe Bashkim Jasharin: Fuqizimi i ushtrisë është ndër prioritetet tona kryesore

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në “Ballkonin e Hapur.”

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ata kanë diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë për ushtrinë, që sipas tij asnjëherë s’ka qenë më e lartë.

Kurti tha se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.

Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.

Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë nëse do të më lejonin ndërkombëtarët

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare.

Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

“Mashtrim i radhës”, Haradinaj i reagon Kurtit: Ushtria s’është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të tij

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me ministrat Murati e Maqedonci si dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se është gjithmonë një lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, mirëpo sipas tij, ky është vetëm një “mashtrim i radhës” i tij.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner, teksa tha se “Fondi i Sigurisë” më as që përmendet nga ai.

“Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj.

Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

0

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi urën e Ibrit.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës po qëndrojnë edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare, gjë e cila edhe irritoi ushtarin italian.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë.

Për më shumë shikoni pamjet.

Tetaj: Për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin vetëm mund të spekuloj, s’i kam parë kurrë

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po e vazhdon dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Tetaj tha se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin vetëm mund të bëjë spekulime, ngase ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës.

Këto deklarime, Tetaj, i cili është dëshmitari i84-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Veselit, Annie O’Reilly, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë Kadri Veselin jashta në televizor edhe sot që po e shoh qitu se kurrë nuk e kam pa edhe masi nuk e kam pa dhe nuk ka qenë në zonën e luftës, ju lutem unë nuk di se çka ka me thanë për ta. Këta e kam deklaru edhe para Prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam taku me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë e ato që i kam fol përpara, unë për Jakupin dhe Kadri Veselin vetëm se çka spekuloj se nuk kam ni”, tha dëshmitari.

Në fillim të seancës, i përfundoi kundërpyetjet e tij avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili u fokusua sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e persona të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, të pranishëm në sallën e gjyqit janë të gjithë të akuzuarit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Hidhet një mjet shpërthyes në veri

0

Është hedhur një mjet shpërthyes në fshatin Pridvoricë të Zubin-Potok, në oborrin e një qytetarit të komunitetit serb, e cila dyshohet të jetë një garantë dore.

Po ashtu, nga hedhja e mjetit shpërthyes një veturë ka mbetur e dëmtuar.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën aksidentalisht në Slloveni

0

Familja Berisha nga Prishtina më 1 shtator mori lajmin e kobshëm që djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës.

I ndjeri do të varroset sot në ora 18:00, sipas njoftimit të familjes.

“Ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të djalit, vëllait, nipit dhe familjarit tonë Qëndrim (Menduh) Berisha do të bëhet me datë 4 shtator 2024 (e mërkure) në ora 18:00 në varrezat e fshatit Majac të Podujevës”.