div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërimi i votave me postë, VV po prinë bindshëm

Ka nisur numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës.  Nga fletëvotimet nga votimi me postë, partia e Albin Kurtit

Nga vendvotimet e procesuara, Vetëvendosja renditet e para me 78.75%.

LDK-ja e dyta me 16.25%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 4.25%.

Ndryshe, procesi i numërimit po shkon drejtë fundit.

Nga rezultatet prelimintare del se Vetëvendosja mori 44.09%, PDK me 20%, LDK 17% ndërsa Aleanca 7%.

Nis numërimi i votave me postë nga Diaspora

Komisioni Qendror i Zgedhjeve po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. Tashmë ka nisur edhe numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Derisa po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, ku deri më tani (e premte, 12 qershor, ora 21:00) janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, KQZ ka filluar me numërimin e fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës”, tha Elezi.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka thënë ai.

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese [25.03.2026], ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë ta dekretojë Albin Kurtin, apo këndo tjetër për kryeministër.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani tha se ky interpretim buron drejtpërdrejt nga aktgjykimi i Kushtetueses dhe nuk është qëndrim personal i tij.

“Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë Albin Kurtin për kryeministër. Këtë nuk po e them unë, e ka thënë gjykata. Politika mundet me vendosë ndryshe, siç ka vendosur në disa raste”, deklaroi ai.

Sipas Hasanit, kompetenca për dekretimin e mandatarit për formimin e qeverisë i takon presidentit të vendit, andaj fillimisht duhet të zgjidhet presidenti e më pas të procedohet me formimin e qeverisë.

“Presidenti duhet me fillu, se e ka kompetencë me dekretu mandatarin e ri për kryeministër. Sipas këtij aktgjykimi nuk mundet ushtruesi i presidentit. Së pari konstituimi i Kuvendit, presidenti e pastaj qeveria. Përndryshe është shkelje kushtetuese”, theksoi Hasani.

Ai kujtoi se në të kaluarën ushtruesit e detyrës së presidentit kanë dekretuar mandatarë për kryeministër, duke përmendur edhe rastin e Vjosa Osmani, e cila kishte dekretuar Albin Kurti. Megjithatë, sipas tij, aktgjykimi i 25 marsit 2026 tashmë ka vendosur një standard të ri kushtetues.

“Thuhet se presidenti duhet ta dekretoj, pra duhet të zgjidhet për me pas dekret pastaj. Së pari konstituimi i kuvendit, presidenti e pastaj qeveria. Përndryshe është shkelje kushtetuese. Në qoftë se këtë shkelje nuk e çon kurrkush në gjykatë, ajo çështje mbyllet aty”, tha Hasani.

Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr disa vendime

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë emërime institucionale, ndarje buxhetore dhe pagesa ndërkombëtare.

Në kuadër të vendimeve të miratuara, Qeveria ka emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar.

Përbërja e re e këtij këshilli është:

Rrezarta Korbaj, kryesuese
Kimete Zekaj, anëtare
Vlora Prenaj, anëtare
Samir Lleshi, anëtar
Fadil Sallteku, anëtar
Kosovare Demi-Rama, anëtare
Altin Sahiti, anëtar

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 122,000 euro.

Sipas vendimit, këto mjete do të përdoren për financimin e dy projekteve kapitale: “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

Qeveria ka miratuar gjithashtu autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadër të rritjes së kuotës së kapitalit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Veton Berisha siguron mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës

Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2026, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka siguruar votat e mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e re. ​

Ky mandat i siguruar nga PLE-ja vjen përmes një gare specifike brenda kampit politik të këtij komuniteti.

Përkundër faktit që Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – e udhëhequr nga Elbert Krasniqi – ka arritur të grumbullojë një numër më të lartë votash në nivel subjekti, të dhënat zyrtare të KQZ-së konstatojnë se aktualisht të dyja partitë rivale kanë siguruar nga 1 mandat (IRDK 1 dhe PLE 1).

​Kjo bën që komuniteti egjiptian në këtë legjislaturë të ketë një përfaqësim të dyfishtë dhe të ndarë mes dy rrymave kryesore politike të këtij komuniteti në Kosovë.

LVV kalon në 50 mandate, kjo parti e humb një ulëse në Kuvend

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës.

Kur janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në 50 mandate, duke e zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate.

Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja ka siguruar 299 mijë e 526 vota ose 43.62 për qind të votave, që i përkthehen në 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 143 mijë e 770 vota apo 20.94 për qind, duke siguruar 23 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 117 mijë e 361 vota ose 17.09 për qind, që aktualisht i japin 19 ulëse parlamentare.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49 mijë e 123 vota, apo 7.15 për qind, duke mbetur me tetë mandate.

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit është ende në zhvillim dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit.

“Nuk e kam besuar që ligem kaq shumë” – Sami Lushtaku shpërthen në lot për vdekjen e Sahit Jasharit

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të UÇK’së, Sahit Jasharit.

Lushtaku ka thënë se ai, asnjëherë s’e ka menduar se do ta varroste Sahitin Jasharin.

‘’Ka pas momente të vështira, edhe para luftës edhe gjatë luftës, asnjëherë nuk e kam mëndu që unë kam me varros Sahitin, asnjëherë, por ja që vdekja është padrejtë shumë herë. Ajo që kemi kalu me Sahitin, vërtetë, sa është vështirë e dhimbshme, por është edhe krenare’’, ka thënë Lushtaku.

 

Murati jep lajmin e mirë: Ja kur dalin 100 eurot

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se ekzekutimi i pagesave prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat dhe studentët pritet të bëhet të hënën.

Përmes një njoftimi, Murati ka bërë të ditur se komisionet vlerësuese kanë nisur që nga fillimi i kësaj jave shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe për studentët.

“Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën”, ka shkruar Murati.

Sa i përket masës për studentët, ai ka thënë se komisioni do ta përfundojë punën pasi të marrë konfirmimet e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë për studentët që kanë aplikuar.

“Komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim”, ka deklaruar ai.

Në fund të njoftimit, Murati ka theksuar se “Qeveria për të gjithë!”.

Kuota gjinore lë jashtë këta kandidatë për deputetë të PDK’së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar në sistem edhe votat nga diaspora.

Nga rezultati i përgjithshëm i deritanishëm, figuron se disa kandidatë për deputetë mund të mbesin jashtë Kuvendit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, me rezultatet e deritanishme, si shkak i kuotës gjinore jashtë pritet të mbetet Rrustem Mustafa me 17,430 vota, Xhavit Haliti me 17,286 vota dhe Adriatik Berisha me 17,138 vota.

Në vend të tyre, deputete mund të bëhen Eliza Hoxha me, deri më tani, 16,644 vota, Kosovare Murseli me 16,008 vota dhe Ariana Musliu Shoshi me 15,905 vota

28 vjeçari e rrah një 13 vjeçar në Prishtinë

Një rast i dhunës ndaj një të mituri është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një djalë 13-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 21:20 për një incident fizik.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë takuar ankuesin, një të mitur me inicialet A.K., rreth 13 vjeç, si dhe të dyshuarin A.J rreth 28 vjeç.

Sipas deklaratës së dhënë nga i mituri në prani të nënës së tij, ai dyshohet se është goditur me shuplakë në fytyrë nga 28-vjeçari.

Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për procedurat e nevojshme, ndërsa pas intervistimit të ankuesit, Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rrethanat që çuan deri te incidenti mbeten objekt i hetimeve të mëtejshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.