div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sala Jashari prek me fjalët pas vdekjes së xhaxhait: Ishe njeri i çeliktë e çëndistar i lirisë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari përmes një postimi në Facebook është shprehur e mërzitur për humbjen e xhaxhait të saj, Sahit Jasharit, shkruan GazetaDemos.

Ajo e përshkroi Jasharin si njeri të çeliktë.

“Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Mixhë,

Vështirë të flas.

Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.

Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës.

Sot, më lejo të të nderoj,

të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave.

Ti, qëndistar i lirisë.

I paharrueshëm është kujtimi për ty.

Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës sate!

Faleminderit për gjithçka mixhë! 💔

Votat e diasporës ndryshojnë përbërjen e Kuvendit: VV-ja në rritje, LDK-ja në rënie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë siguruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Shala: Opozita duhet ta bëjë qeverinë bashkë me pakicat, përfshirë Listën Serbe

Analisti Azdren Shala tha se opozita duhet ta bëjë Qeverinë bashkë me pakicat, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Sipas tij, Kurtit duhet t’i hiqet “një resurs shtetëror” në mënyrë që ai të mos e keqpërdorë atë.

“Unë mendoj që është esenciale që esencial është me e ba Qeverinë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, nëse Qeverinë e ban opozita, edhe atë marë opozitare sigurisht nuk ka me qenë pozita e presidenti, edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë, është mirë me shku këta si Qeveri, sepse kështu ti ia heq një resurs shtetëror që e ka keqpërdorë Kurti në fushatë”.

“Matematikisht është e mundur me e ba Qeverinë”.

“Unë mendoj që opozita mundet me e ba Qeverinë edhe me pakicat, t’u e përfshi edhe Listën Serbe, përveç që e bën Qeverinë, edhe në rast se shkojmë në zgjedhje për presidentin, ti nuk ia len ma një resurs me e keqpërdor paren publike që e ka ba me shtesa”.

E rëndë: Vdes një 33-vjeçar në Suharekë, ra nga pema e qershisë

Një person ka vdekur në Suharekë pasi kishte rënë nga një pemë qershie në fshatin Leshan.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, policia është njoftuar nga emergjenca e suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin leshan të komunës së Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi prej rreth 5–6 metrash.

Sillimisht, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit kanë iniciuar rastin “hetim i vdekjes”.

Rrupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në prishtinë për obduksion.