Engjëllusha Salihu bëhet nënë për herë të parë, emri unik i djalit befason të gjithë

Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin unik Namer

Emri i veçantë i të porsalindurit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

‘E mrekullueshme’: Aktorja e njohur turke shijon “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” vazhdon të mbledhë në kryeqytet emra të njohur jo vetëm nga skena ndërkombëtare e muzikës, por edhe figura të shquara të kinematografisë.

Mbrëmjen e kaluar, në mesin e mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë, ishte edhe aktorja e njohur turke, İlsu Demirci, e cila aktualisht luan në serialin ‘Arafta’.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga vizita në Kosovë dhe eksperienca e saj gjatë natës festive.

Që nga shëtitjet në sheshin e zbukuruar me parullat e festës, e deri te atmosfera elektrizuese pranë skenës, İlsu ka treguar se po e shijon maksimalisht këtë udhëtim.

Vëmendjen kryesore të natës së mbrëmshme e mori ylli botëror Katy Perry, e cila dhuroi një performancë spektakolare në skenën e “Sunny Hill”. Aktorja turke ka publikuar pamje nga skena gjatë performancës së Perry-t, duke e përshkruar të gjithë përvojën me fjalët ishte e mrekullueshme”.

Prania e artistëve me famë botërore si Katy Perry dhe vizita e aktorëve ndërkombëtarë dëshmon edhe një herë përmasat e mëdha që ka marrë “Sunny Hill Festival”, duke e kthyer Prishtinën në kryeqendrën e argëtimit. /Prive By Liberta Spahiu

Kush do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

Shumë shpejt në ekranet tuaja do të rikthehet spektakli më i komentuar në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

Për edicionin e pestë të këtij formati, u fol sot në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi dha disa emra që mund të jenë pjesë e sezonit të ardhshëm të Big Brother.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

“Nuk kam frikë” – Drilon Rama sfidon publikisht Amarildo Bakajn

Përplasja virtuale mes fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Ramës, dhe boksierit Amarildo Bakaj ka kaluar në një tjetër nivel.

Pas akuzave të fundit të Bakajt për mungesë përgjigjeje dhe pretendimeve për diferencën në peshë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Drilonit.

Përmes videove të publikuar në Instagram Story, ai ka shpalosur kundërpërgjigjen e tij të prerë, duke i kërkuar boksierit që t’i lënë anash sjelljet e rrugës dhe kërcënimet, e duke e ftuar zyrtarisht që gjithçka ta zgjidhin si sportistë brenda në ring.

Rama ka shprehur zhgënjimin e tij për përfshirjen e njerëzve të tjerë dhe kalimin e situatës në nivel personal, duke bërë të qartë se pavarësisht diferencave në peshë, ai nuk ka asnjë frikë të përballet me të, mjafton që meçi të organizohet me rregulla.

“Tash, edhe njëherë se janë duke na përcjellë shumë njerëz. Nuk e di se nga po del e nga po hyn. ‘Do të të gjej, do të të kërkoj, do të të bëj’… Ti, a je sportist, a je boksier,a jo? Pse po merresh personalisht? A u kërkon ti boksierëve të tjerë çdo ditë për t’u ndeshur fer, ndërsa ty nuk bën dikush të të kërkojë fer, a?! Ai ishe ti, ai që më dërgoje fjalë e kungja sa isha brenda në Big Brother, sa që as fjalët nuk kam mundur të t’i kthej. Ti ia ke nisur me këto gjëra kush e di sa herë, nuk e di, dhe pse po merresh tani personalisht vetëm sepse unë po të kërkoj një përballje fer ty? Unë edhe një herë po të them, a do ta caktosh peshën dhe ta kryejmë këtë punë si dy sportistë? Sepse këtu nuk po flet kush për rrugë, ‘do të të gjej, do ta shohim, do të të kërkoj’. Nuk e di se si e ke kuptuar. Unë po të kërkoj përballje fer si sportist, ndërsa ti po sillesh si njeri i rrugës. A ke më shumë peshë ti se unë? Po. Por, prapëseprapë, nuk kam frikë. E caktojmë peshën dhe e bëjmë meçin. Edhe kjo punë që ka nisur në internet, duke thënë ‘dy shqiptarë do të rrihen andej e këndej’, po më duket vetja pa lidhje. As nuk dua të zgjatem më. Trego a po do të ndeshesh, po apo jo? Kaq,” u shpreh ai në Instagram Story.

Përtej ftesës për meç, Rama ka dhënë edhe një mesazh të fortë shoqëror, duke marrë shkas nga situata e rënduar e konflikteve të kota në përditshmëri.

Duke theksuar se boksi duhet të shërbejë vetëm si sport, ai shtoi se shoqëria nuk ka nevojë për tragjedi me motive banale, duke i bërë thirrje boksierit të reflektojë mbi këtë situatë.

“Edhe diçka për ata që ia kanë rritur mendjen: nuk bën që dy shqiptarë të rrihen andej-këndej. Për mua ky është sport dhe nuk është ndonjë temë e madhe, sepse unë me shokët e mi ushtrojmë bashkë, ndeshemi bashkë në stërvitje dhe pastaj pimë kafe bashkë. Në Kosovë po vriten njerëzit duke u shikuar me sy nëpër kafene. Ajo gjë nuk bëhet, të vrasin njëri-tjetrin për asgjë hiç. Si boks e si sport, për mua nuk është temë e madhe, por as për ty nuk duhet të jetë, sepse edhe ti je boksier dhe sportist. Ti duhet ta dish këtë gjë,” ka përfunduar Drilon Rama.

Me këtë kundërpërgjigje të prerë të bërë publike në rrjetet e tij sociale, ku kërkohet zyrtarizimi i peshës dhe i datës, mbetet të shihet nëse Amarildo do ta pranojë sfidën për t’i zgjidhur hesapet aty ku e ka vendin – nën dritat e ringut dhe me doreza boksi.

Gresa jep lajmin mortor, humb personin e ngushtë të familjes

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresë Gashi, po kalon një moment të vështirë e të dhimbshëm familjar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të shtrenjtë për të, xhaxhain e saj.

Gresa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi ku shihet krah xhaxhait të saj, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë mjaft prekëse.

“Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një mbret. U prehsh në paqe Axhë”, ka shkruar aktorja mbi imazh, duke shprehur kështu pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe.

Ngushëllime Gresa! /Prive By Liberta Spahiu

Ky është mashkulli që e përqafon Majlindes mes plazhit

Bukuroshja Majlinda Zeka është nënë e një djali, të cilin e ka me reperin Majk.

Influencerja po kalon ditë të bukura pushimi bashkë me të birin.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihet dora e djalit, teksa e përqafon dhe i mbështillet rreth qafës.

Momenti i ndarë nga ajo ka sjellë një pamje të ëmbël nga koha që po kalojnë së bashku/kosovarja

Jo nga kafshimi i majmunit! Autopsia zbardh shkaktarin që i mori jetën aktores turke

Aktorja e njohur Ece İrtem, e cila fitoi pëlqimin e publikut të gjerë me rolin e saj si “Işıl” në serialin e famshëm “Kızılcık Şerbeti” (Sherbeti i Shegës), u gjet e vdekur nga nëna e saj në shtëpinë e saj në Kadıköy më 15 qershor 2026.

Pas vdekjes së saj, në opinionin publik qarkulluan pretendime të shumta, ku veçanërisht dyshohej se humbja e jetës kishte ardhur si pasojë e kafshimit nga një majmun gjatë udhëtimit të saj në Tailandë.

Megjithatë, raporti i autopsisë i përgatitur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore u ka dhënë fund të gjitha diskutimeve. Pas ekzaminimeve të detajuara, u përcaktua se shkaku i saktë i vdekjes së Ece İrtem ishte helmimi nga alkooli.

Për të informuar publikun, avokati i Ece İrtem, Uğur Gökkoyun, ka ndarë detajet rreth ngjarjes përmes një deklarate zyrtare:

“Përmes raportit të autopsisë mjeko-ligjore të pranuar, është vërtetuar se shkaku i vdekjes së klientes sime, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj më 15 qershor 2026, ishte helmimi nga alkooli. Nga dokumentet mjekësore dhe kutitë e mbyllura të ilaçeve të gjetura në shtëpi, u konstatua se klientja ime ishte paraqitur në një institucion shëndetësor në Tailandë më 27 maj 2026 për shkak të kafshimit nga një majmun. Atje i ishte dhënë një terapi 21-ditore me ilaçe, por ajo i kishte ndërprerë ato pas ditës së 11-të.

Duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta të qytetarëve tanë drejt vendeve të Lindjes së Largët, u pa e rrugës që kjo çështje, e cila i është përcjellë edhe organeve të hetuesisë, të ndahej me opinionin publik. Vlerësojmë se klientja ime ka konsumuar alkool në periudhën kohore para se të bashkohej me nënën e saj në mbrëmjen e ditës së ngjarjes.”

/Prive By Liberta Spahiu

 

Shuhet në moshën 37-vjeçare këngëtarja e njohur

Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L.

“Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren-it tonë të dashur. Zemrat tona janë thyer dhe është e pamundur të përshkruajmë me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, ndërsa përfaqësuesit e Bennett-it nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së BBC-së për koment.

Kjo është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Vetëm disa javë pas aksidentit të rëndë që pësoi, tashmë këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu po vazhdon të marrë përsëri vetën.

Sipas disa pamjeve të cilat janë bërë publike nga vetë këngëtari, ai shihet duke ecur me ndihmën e patericave.

Theksojmë se pas aksidentit të rëndë që pësoi Vllasaliu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale

Ish-moderatorja e njohur Ramize Murtezi shfaqet pas një kohe, mahnit me paraqitjen

Ramize Murtezi mbetet një nga spikeret më të njohura të edicioneve informative në Kosovë.

Me profesionalizmin dhe seriozitetin që e karakterizuan ndër vite, ajo la gjurmë në ekranet televizive.

Edhe pse aktualisht nuk është pjesë e televizionit, Ramize është shfaqur në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale. Në imazhin e fundit, ajo duket në formë shumë të mirë dhe me një paraqitje të kuruar., shkruan “Kosovarja”.

Pamja e saj tregon se ish-spikerja vazhdon të ruajë elegancën dhe prezencën që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj në media.