Deputeti i VV-së i bashkohet proťestes kundër Edi Ramës në Shqipëri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e dhjetë, Egzon Azemi, i dënuar me burgim efektiv, i është bashkuar protestës në Tiranë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Azemi ka publikuar pamje nga protesta, duke shkruar se sheshit “nuk i shihej as fillimi, as fundi”.

Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Eksperti i sigurisë paralajmëron: Kosovarët të shmangin Serbinë

Destinacionet e udhëtimeve të qytetarëve të Kosovës mund të jenë të ndryshme, por ndalesat po vazhdojnë të regjistrohen në territorin e Serbisë, ku autoritetet serbe po ndalin qytetarë kosovarë në pikat kufitare.

Arsyetimet për këto ndalime, sipas rasteve të raportuara, nuk janë të njëjta, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e veprimit të institucioneve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se këto veprime lidhen me databaza të krijuara ndër vite nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës serbe.

“Kjo databazë është në targetim nga siguria dhe inteligjenca e Serbisë për ata që kanë lidhje me UÇK-në dhe jo vetëm. Andaj kosovarët duhet ta shmangin këtë territor sepse këto veprime mund të vazhdojnë,” ka deklaruar Shala.

Nga ana tjetër, juristët vlerësojnë se trajtimi i qytetarëve të ndaluar nuk përputhet me praktikat ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Avokati Ardian Bajraktari thekson se autoritetet serbe kanë obligim ligjor të njoftojnë familjarët dhe të sigurojnë mbrojtje ligjore për personat e ndaluar.

“Rregullat dhe ligjet në Serbi parashohin obligimin për të kontaktuar familjarët e personit të arrestuar dhe për t’i mundësuar avokat. Por në praktikë kjo lë për të dëshiruar,” ka thënë Bajraktari.

Sipas tij, në rastet kur konstatohet se arrestimi ka qenë i pabazuar, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim.

Mbyllja e përkohshme e “Vita”-s mobilizon fermerët, proťestë para ministrisë

Pas veprimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë që çuan në mbylljen e përkohshme të qumshtores ‘Vita’, në një takim të mbajtur me anëtarësinë e Fermerëve Kosovarë të Qumshtit më 5 korrik 2026, është vendosur unanimisht që t’u bëhet thirrje të gjithë fermerëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për datën 6 korrik 2026, në orën 13:00, pranë ministrisë, shkruan Gazeta Metro.


Në një njoftim në Facebook, protesta konsiderohet e pashmangshme për shkak të situatës së krijuar me mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat vendore.

Tutje në postim tregohen edhe tri kërkesat kryesore të qumështarëve.

“Kërkesat janë: Rifillim i menjëhershëm i grumbullimit, Publikimi urgjent i rezultateve në mënyrë që të hiqet dyshimi mbi produktet vendore; Kthimi i çmimit të mëparshëm për të shpëtuar fermat nga falimentimi”, thuhet në postim./

Kerkesat jane:
– Rifillim i menjehershem i grumbullimit,
-Publikimi urgjent i rezultateve ne menyre qe te hiqet dyshimi mbi produktet vendore.
-Kthimi i cmimit te meparshem per te shpetuar fermat nga falimentimi.
Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese.

 

Ish-moderatorja e njohur Ramize Murtezi shfaqet pas një kohe, mahnit me paraqitjen

Ramize Murtezi mbetet një nga spikeret më të njohura të edicioneve informative në Kosovë.

Me profesionalizmin dhe seriozitetin që e karakterizuan ndër vite, ajo la gjurmë në ekranet televizive.

Edhe pse aktualisht nuk është pjesë e televizionit, Ramize është shfaqur në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale. Në imazhin e fundit, ajo duket në formë shumë të mirë dhe me një paraqitje të kuruar., shkruan “Kosovarja”.

Pamja e saj tregon se ish-spikerja vazhdon të ruajë elegancën dhe prezencën që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj në media.

Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga kreu i LDK-së

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit. Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.  

KosovaPress raporton se këtë iniciativë po e udhëheqë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili, po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.

Numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.

KosovaPress, raporton tutje se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj  ishte për vizitë në një degë duke provuar t’i bind delegatët që të mos i japin nënshkrimet e tyre.

Manajn dhe Muhaxheri, edhe pse janënuk  kontaktuar knuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike dhe as mesazhe që i janë dëruar.

Kujtojmë se Lumir Abdixhiku ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Në një intervistë të dhënë ditë më parë, ai deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit, duke theksuar se Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku zgjidhet kryetari i partisë, është paraparë të mbahet në vitin 2027.

Ky është kosovari që ndërroi jetë në aksident në Gjermani

Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova.

Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti me motor, raporton Klankosova.tv.

Familjarët dhe të afërmit e kanë përkujtuar të ndjerin, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

“Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor./Klankosova.tv