PDK-ja sërish nesër “bllokon” hyrjen e objektit të Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar sërish aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës, që do të mbahet mëngjesin e së hënës.

Deputetët e këtij subjekti politik do të mblidhen para hyrjes së ekzekutivit të vendit, aktivitet ky që do të nisë nga ora 07:30.

Tash e disa ditë, ky subjekt politik realizon këtë performancë në “kërkim” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Së fundmi, atyre u janë bashkuar edhe deputetë nga radhët e Aleancës.

Ndërkohë, pas këtij aktiviteti, deputetët e tyre do të shkojnë përsëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, nga ora 11:00, për çka kanë dërguar letër të kryesuesi Avni Dehari për ta thirrur seancën konstituive.