Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
Një rast i dhunës mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë.
“Mitropol” raporton se një vajzë 12-vjeçare është rrahur nga një 18-vjeçare, gjersa ngjarja është xhiruar nga një e mitur tjetër e pranishme e cila më parë ka pasur incidente të ngjashme të trajtuara nga policia.
Pamjet filmike dyshohet se më pas iu dërguan edhe një nxënëseje tjetër të së njëjtës shkollë, shoqëruar me kërcënime për sulm të ngjashëm.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Insajderi nuk do ta publikojë videon ku viktima e mitur dëgjohet duke qarë me dënesë, ndërkaq sulmuesja dëgjohet duke i përsëritur fjalët: A shan ma me nanë?


