Konfľikti i fëmijëve në TikTok që përfundoi me vrąsje, 24 vjet burg për Skender Krasniqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Krasniqit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjetësh burgim për vrasjen e F.Z. Gjykata ia rikualifikoi Krasniqit veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Krasniqi akuzohet për vrasjen e F.Z., në gusht të 2024-ës në Zllakuqan të Lipjanit pas mosmarrëveshjes së fëmijëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga trupi gjykues me kryetar gjykatësin Gent Beka dhe anëtarët Gazmend Bahtiri dhe Sulltane Hoti.

Gjykata bëri rikualifikimin e veprës penale nga “Vrasja e rëndë” në “Vrasje”, duke e dënuar me 22 vjet burgim. Kurse, për armëmbajtje pa leje i akuzuari u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj Krasniqit, u shpall dënim unik me 24 vjet burgim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pas pranimit të vendimit në formë të shkruar.

Prezent në shpallje ishin prokurori Menduhi Kastrati, pala e dëmtuar, mbrojtësi i Krasniqit- avokati Ilir Ramaj. Ndërkaq, mungoi i akuzuari.

Në seancën fillestare më 15 korrik 2025, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 30 qershor 2025, i akuzuari Skender Krasniqi ngarkohej se më 7 gusht 2024, në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, për shkak të mosmarrëveshjes paraprake që kishte ndodhë në të njëjtën ditë në mes djalit të tij- të miturit T.K., me të miturin A.Z., djalin e tani i dëshmitarit B.Z., ky i fundit nip i tani të ndjerit F.Z., në lidhje me komunikimet e tyre në rrjetin social Tik Tok, ku i mituri T.K përmes thikës i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të miturit A.Z., derisa tani i ndjeri F.Z ishte kthyer nga puna, posa kupton se çfarë kishte ndodhur, niset drejt shtëpisë së të pandehurit Skender Krasniqi bashkë me dëshmitarin I.Z., për të kuptuar dhe sqaruar se çfarë kishte ndodhur.

Aktakuza thotë se dëshmitari I.Z., kishte biseduar me dëshmitaren N.K., e cila i kishte thënë të largohet se nuk e di çfarë kishte ndodhur, e më pas nga shtëpia del tani i akuzuari në drejtim të portës së oborrit ku ishin tani i ndjeri F.Z., dhe dëshmitarët I.Z., dhe F.K. E më pas ishte afruar edhe dëshmitari B.K.

Në aktakuzë thuhet se pasi përfundojnë bisedën, tani i ndjeri F.Z. dhe dëshmitari I.Z., nisen nga porta e shtëpisë së Krasniqit për në rrugën e fshatit dhe vërejnë të miturin T.K., duke dalë nga pjesa e sipërme e oborrit, e që F.Z dhe I.Z., të mllefosur nisen në drejtim të të miturit T.K. dhe hyjnë në oborrin e të pandehurit, ku kishte filluar fjalosje e përcjellë me bërtima, e ku i mituri T.K., në dorë mban një thikë, për të cilën i ishte kërkuar ta lëshonte nga dora.

Sipas aktakuzës, në një moment ndërhyjnë dëshmitarët N.K., dhe B.K., e që palët kishin filluar të ndahen, I.Z., u nis në drejtim të rrugës e pas tij edhe tani i ndjeri F.Z. Por, aty thuhet se i pandehuri Skender Krasniqi merr thikën nga i mituri T.K, dhe me dashje për ta privuar nga jeta tani të ndjerin F.Z., e godet dy herë radhazi, e që për pasojë i shkakton lëndime vdekjeprurëse, e që rreth orës 13:02 minuta dërgohet pa shenja jete në QMF në fshatin Magurë të Komunës së Lipjanit, ku konstatohet vdekja e tij.

Më këtë, i akuzuari Krasniqi ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga Neni 173, paragrafi 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas pikës dy të kësaj aktakuze, i akuzuari Skender Krasniqi akuzohet se ka mbajtur në posedim të paautorizuar në shkelje me ligjin e zbatueshëm për armët, një thikë të cilën e ka përdorur për t’i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse tani të ndjerit F.Z. dhe tri thika të tjera, të cilat i janë gjetur gjatë kontrollit të shtëpisë dhe oborrit të të pandehurit dhe i janë sekuestruar.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 366, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gresa jep lajmin mortor, humb personin e ngushtë të familjes

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresë Gashi, po kalon një moment të vështirë e të dhimbshëm familjar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të shtrenjtë për të, xhaxhain e saj.

Gresa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi ku shihet krah xhaxhait të saj, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë mjaft prekëse.

“Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë një mbret. U prehsh në paqe Axhë”, ka shkruar aktorja mbi imazh, duke shprehur kështu pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe.

Ngushëllime Gresa! /Prive By Liberta Spahiu

Edi Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në një intervistë për “Euronews Serbia” se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin se “nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, por vetëm Republika e Kosovës”.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”, tha Rama.

I pyetur për faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri shqiptar u përgjigj se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat. Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”, tha Rama në këtë intervistë, shkruan “KosovoOnline”