Jo nga kafshimi i majmunit! Autopsia zbardh shkaktarin që i mori jetën aktores turke
Aktorja e njohur Ece İrtem, e cila fitoi pëlqimin e publikut të gjerë me rolin e saj si “Işıl” në serialin e famshëm “Kızılcık Şerbeti” (Sherbeti i Shegës), u gjet e vdekur nga nëna e saj në shtëpinë e saj në Kadıköy më 15 qershor 2026.
Pas vdekjes së saj, në opinionin publik qarkulluan pretendime të shumta, ku veçanërisht dyshohej se humbja e jetës kishte ardhur si pasojë e kafshimit nga një majmun gjatë udhëtimit të saj në Tailandë.
Megjithatë, raporti i autopsisë i përgatitur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore u ka dhënë fund të gjitha diskutimeve. Pas ekzaminimeve të detajuara, u përcaktua se shkaku i saktë i vdekjes së Ece İrtem ishte helmimi nga alkooli.
Për të informuar publikun, avokati i Ece İrtem, Uğur Gökkoyun, ka ndarë detajet rreth ngjarjes përmes një deklarate zyrtare:
“Përmes raportit të autopsisë mjeko-ligjore të pranuar, është vërtetuar se shkaku i vdekjes së klientes sime, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj më 15 qershor 2026, ishte helmimi nga alkooli. Nga dokumentet mjekësore dhe kutitë e mbyllura të ilaçeve të gjetura në shtëpi, u konstatua se klientja ime ishte paraqitur në një institucion shëndetësor në Tailandë më 27 maj 2026 për shkak të kafshimit nga një majmun. Atje i ishte dhënë një terapi 21-ditore me ilaçe, por ajo i kishte ndërprerë ato pas ditës së 11-të.
Duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta të qytetarëve tanë drejt vendeve të Lindjes së Largët, u pa e rrugës që kjo çështje, e cila i është përcjellë edhe organeve të hetuesisë, të ndahej me opinionin publik. Vlerësojmë se klientja ime ka konsumuar alkool në periudhën kohore para se të bashkohej me nënën e saj në mbrëmjen e ditës së ngjarjes.”
/Prive By Liberta Spahiu
