44-vjeçari nga Presheva humb jetën në vendin e punës në Gjermani
Një 44-vjeçar nga fshati Norçë i komunës së Preshevës ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Ramush Tahirit e kanë bërë të ditur fshati Norçë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e tij.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Lajmi për humbjen e tij na ka tronditur pa masë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.
