17.7 C
Pristina
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 271

Nga viti 2025 WhatsApp s’do të funksionojë në këto modele telefonash

0

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsApp-i pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

Xhuli pozon para pasqyrës

0

Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Sidomos në Instagram, Xhuli ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme, përcjell.

E në fotografinë e fundit, bukuroshja shihet duke pozuar para pasqyrës.

Ministria e Financave po kërkon puntorë, paga 500 euro

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të reformës së asistencës sociale.

Këta zyrtarë do të ndihmojnë në proceset aktuale administrative në zyrat e pensioneve dhe gjithashtu do të trajnohen në sistemin e ri.

Zyrtarët do të punojnë me kohë të plotë dhe do të paguhen 500 euro bruto (duke përfshirë të gjitha kontributet pensionale dhe taksat).

“Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë”.

Pas aksidentit lajmërohet bashkëshorti i Genta Ismajlit

0

Mbrëmë është raportua se Genta Ismajli ditë me parë pësoi aksident në Shtetet e Bashkuara përkatësisht në Çikago.

LEXO EDHE:

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë që pësoi Genta Ismajli

Kjo është gjendja shëndetësore e Genta Ismajlit pasi pësoi aksident

Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj Usta ku theksoi edhe pse nuk ishte pranë saj në atë moment, por me zemër është gjithmonë pranë, shkruan “Kosovarja”.

“Me mungon shume në çdo moment je në mendjen time. Zemra ime është gjithmonë me ty, pa marrë parasysh distancën, dashuria ime do të jetë gjithmonë pranë teje. ti je thesari më i çmuar i jetës sime. Ju përqafoj te gjithëve me dashuri” ishin fjalët e bashkëshortit të këngëtares.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Kjo është gjendja shëndetësore e Genta Ismajlit pasi pësoi aksident

Haradinaj: Nëse Kurti i mbërrin 25% të votave, i lumi ai për veti

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Nuk e shoh Kurtin që i kalon ndonjëherë 30 për qind në zgjedhje. Edhe 25 kur e mbërrin, i lumi ai për veti. Nuk po them se do të jetë partia e parë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, këtë do t’ia pamundësojë keqqeverisja e tij në katër vjetët e fundit.

“Sepse filluan që të gjithë t’ia kuptojnë mashtrimin… I dolën dy deputetë, një degë në Drenas. Ne jemi në proces të rritjes sonë, mundemi edhe ne të jemi fitues. Por nuk besoj se Kurti do t’i fitojë zgjedhjet. E shihni sa me gëzim po thonë ata po luftojnë për vend të dytë”, ka thënë ai në Paradoks.

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

0

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan në të paktën pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet.

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave.

“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).

Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

DCIM102MEDIADJI_0296.JPG

Kjo është gjendja e Edi Ramës pasi u operua

0

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur një ditë më parë në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Sot Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është larguar nga spitali , pasi një ditë më parë, iu nënshtrua një operacioni në hernie.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata, ka thënë se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë, shkruan TCh.

Rama e ka kryet ndërhyrjen kirurgjike të hernies në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Shqipëri.

Nuk do ta besoni ndryshimin e Arjola Demirit

0

Arjola Demiri së fundmi po komentohet pafund në media rozë dhe jo vetëm.

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në pamje, shkruan Kosovarja.

Siç shihet në foton më poshtë, Arjola duket mbreslënëse teksa tregon linjat e trupit në top formë.

Arjola Demiri ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe jo vetëm.

Publikohet lista e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit tetor

0

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e lojtarëve për dy takimet, ndaj Gjerogjisë dhe Republikës së Çekisë, shkruan Indeksonline

Në këtë grumbullim është ftuar edhe Mirlind Daku – i cili mungoi në dy ndeshjet e kaluara shkaku i suspendimit.

Po ashtu në këtë listë është edhe emri i Adrion Pajazitit, i cili ftohet për herë të parë nga Shqipëria, ekipi i parë

“Dosti” i Kurtit intervistohet nga Prokuroria Speciale

0
Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij, do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Siç merr vesh Periskopi nga burimet e veta Muharremi i njohur si ‘Ridi’, tashmë ndodhet pranë Prokurorisë Speciale, ku do të intervistohet për skandalin me rezerva shtetërore.