5.9 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025
Home Blog Page 276

Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për të plagosur

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Dyshohet se për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa në fotografitë e publikuara nga media lokale “Mitropol”, shihet se është duke u vendosur shiriti i Policisë.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo të njëtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Dejona Mihali merret në pyetje në Speciale, dyshohet për lidhje me tenderë milionësh

0

Prokuroria Speciale është duke intervistuar Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Sipas raportimeve të mediave, të cilat kanë publikuar edhe pamje ku shihet Mihali duke hyrë në objektn e Prokurorisë, intervistimi i saj ka filluar në orën 09:30.

Mihali, konkretisht është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Burime të Paparacit kanë thënë se Mihali ka dijeni për tenderët milionësh në KEK për të cilët është nën hetim Nagip Krasniqi.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet nën hetime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, në një rast që ndërlidhet me dyshimet për dallaveret me tenderë publikë.

Në muajin gusht, ndaj Krasniqit është ngritur një aktakuzë për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai rast ka të bëjë me shit-blerjen e energjisë. Rasti për të cilin po hetohet ai aktualisht, është i ndarë nga tregtia me energji.

Dejona Mihali do duhej të intervistohej të premten në cilësinë e dëshmitares në Speciale, bazuar në një ftesë të Prokurorisë por ajo e refuzoi atë ftesë, raportoi Paparaci të premten e javës së shkuar.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Vuçiqi pretendon se krerët e shtetit në Kosovë janë “të fiksuar pas tij”

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili i quajti “të paarsyeshme dhe të nxitura nga dëshpërimi”, masat që së fundmi Vuçiq i prezantoi.

“Nëse është e paarsyeshme dhe agresive të kemi zgjedhje demokratike, atëherë mirë, faleminderit shumë”, tha Vuçiuq për Politiko.

Vuçiqi ka pretenduar është se autoritetet në Prishtinë janë të “fiksuar” pas tij.

“Nëse lexoni atë që thonë çdo ditë, vetëm shihni – Vuçiq, Vuçiq, Vuçiq”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Të enjten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur një drekë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën kanë qenë të pranishëm edhe Vuçiq dhe Kurti, por  presidenti serb ka thënë se  të dy nuk kanë biseduar fare.

“Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie fare”, tha Vuçiq për Politiko.

Ministri Çeku jep parashikimin e tij, thotë se VV-ja do t’i fitojë 65 deputetë: AAK-ja nuk e kalon pragun

0

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që priten të mbahen më 9 shkurt të vitit 2024.

Në Debat Plus, Çeku ka befasuar me numrin e ulësve që ia dhuroi partisë së tij, pra VV-së.

Sipas tij, VV-ja zgjedhjet e ardhshme do t’i ketë mbi gjysmën e ulësve në Kuvendin e Kosovës.

“AAK-ja unë besoj që do të sillet rreth pragut, por me shumë gjasa që nuk e kalon. AKR-ja është shumë më poshtë…Në sondazhet që kamë arritë me i pa, nuk besoj që do të ketë shumë lëvizje nga pozicioni i vitit 2021. 14 për qind aktualisht apo?…Ndoshta rreth 16 (LDK-ja v.j.). As sondazhet, as vlerësimet dhe p ërshtypjet e mia të përgjithshme, nuk tregojnë ndonjë rritje të PDK-së…18-19 deputetë…Këtë herë këtë rikonfirmim do ta synojmë me jo 50 për qind plus të votave të përgjithsme, por të vendeve të përgjithshme. Do të synojmë të kemi një mazhorancë me partnerët aktual, me listën guxo dhe alternativë, kështu që po e them si parashikim dhe objektiv i yni në zgjedhjet e radhës” – tha Çeku, të cilit VV-ja i doli me 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 20.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

 

 

LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnik, Kleqkë e Re, po ashtu mbesin pa tension një pjesë e fshatit Lladroc dhe pjesërisht e fshatit Senik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Trasing (kodi: 16100010) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Sllatinë e Vogël EU-BETON SH.P.K  Përparim Thaqi dhe YLLI MINERAL  SH.P.K  Edmond Shala, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk, Korroticë e Epërme, Koroticë e Naltë te Kroi i Mbretit, Sankofc, Krivovë dhe Sllatinë e Madhe.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim, ngritje e shtyllave.

2.

Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV J22 Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: Agim Ramadani, Lagjja Dëshmorët e Kombit, Kompleksi Banesor; fshatrat: Baballoq, Dranoc, Gacaferrë (një pjesë), Lloqan, Pobergjë, Polanë, Prilep, Rastavicë, Sllup, Voksh dhe Junik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet

LP 10kV Komuna Mamushë (kodi: 30034005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Mamushë, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda

Dalja 10kV  Shpenadia (kodi: 32000023) do të ndërprehet nga ora  10:30 deri 15:00

Vendet:  Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i   përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Drejtimi “Kraishta” (kodi: 41000002) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Rufc i Ri, Rufci i Vjetër, Hallaqi i Vogël, Hallaqi i Madh, Ribar i Vogel, Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishta, Bujani, Bregu i Zi, Godanci i Epërm, Varigoci dhe Kraishta.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 09:00 deri 12:30

Vendet: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja:  Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Malisheva

Nga Dalja 10kV Bellanica

Do të ndërprehen këto NS 10/0.4[kV] nga ora 10:30 deri në ora  15:00

1.NS 10/0.4[kV] SENIK (kodi:82082005016)

2.NS 10/0.4[kV] NUHI ZYLLFAJ (kodi:82082005017)

3.NS 10/0.4[kV] SENIK II (kodi:82082005018)

4.NS 10/0.4[kV] LADROVCI I (kodi:82082005019)

5.NS 10/0.4[kV] LADROVCI II  kodi:82082005020)

6.NS 10/0.4[kV] LADROVCI I RI  kodi:82082005025)

7.NS 10/0.4[kV] LLADRIVCI IV (kodi:82082005030)

8.NS 10/0.4[kV] Senik Pompa  kodi:82082005041).

Vendet: Një pjesë e fsh. Lladroc dhe pjesërisht fsh.Senik.

Arsyeja Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005)  nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë).

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagjja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë dhe Rahovica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV Zhegra (kodi: 61066006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe Demirët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

 

“Grupet terroriste serbe po trajnohen e zhvillojnë aktivitete në serbi, ekziston rreziku të përsëritet sulmi terrorist në Kosovë”

0

Banjska 2023

Maqedonci në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi.

Por, ministri thekson se në vend janë krijuar kushte për të parandaluar këto rreziqe, marr parasysh fuqizimin e institucioneve të sigurisë, shtrirjen administrative të vendit në katër komunat veriore e prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës më veri.

Maqedonci ka shtuar se së fundi është shtuar edhe numri i trupave të KFOR-it përgjatë vijës kufitare me Serbinë pikërisht për të penguar futjen grupeve terroriste në Kosovë.

“Duke pasur parasysh shtrirjen administrative të vendit tonë tani më edhe në katër komunat veriore të vendit tonë, gjithashtu prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës në atë pjesë, ndalimin e aktiviteteve të ndryshme ilegale duke përfshirë edhe zyrat ilegale që funksionin në pjesën veriore të vendit tonë. Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiq janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar. Por gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiq, dhe vetë grupi Radoiçiq të zhvilloj ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi. Përderisa grupi i Radoiçiqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashëm. Por gjithashtu duhet theksuar edhe fakti që tani më janë krijuar shumë parakushte që kjo të mos ndodh dhe këto parakushte janë krijuar nga institucionet tona por edhe nga prezenca e shtuar e trupave të KFOR përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Kohët e fundit është vërejtur një shtim i numrit të KFOR sidomos në brezin kufitar. Kjo është bërë pikërisht për të penguar futjen grupeve të tilla në Kosovë”, ka thënë ai.

Maqedonci ka thënë se Serbia vazhdon që të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën e me vendet e tjera fqinje.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug dhe 48 baza të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Thelbi i kërcënimit ushtarak të Serbisë është gjithmonë politik, Serbia po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën, por edhe me vendet e tjera fqinje. Kjo qasje shpesh po përkthehet në aktivitete të ndryshme si diplomatike, ekonomike të dezinformimit, gjithashtu edhe atyre ushtarake edhe mbështetjes së njësive jo konvencionale dhe grupeve terroriste siç ishte rasti i grupit të Radoiçiqit. Dhe Serbia Është duke vazhduar që të mbajë rreth 70 për qind të kapaciteteve të tyre në jugë të territorit të saj dhe 48 baza të përparme të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën, por edhe vetë furnizimet me armatime që Serbia po pranon nga vendet e lindjes është një tregues i një qasje agresive të Serbisë në raport me fqinjët”, ka thënë ai.

Maqedonci theksoi se aktivitetet ushtarake të Serbisë, përfshirë blerjen e armëve dhe prodhimin e tyre, janë një kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë stabilitetin në Ballkan. Ai e lidh këtë militarizim të Serbisë me mbështetje nga Rusia, duke e cilësuar si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe penguar integrimin e tij në BE dhe NATO.

Ministri garantoi se Kosova po forcon kapacitetet e saj ushtarake, jo për të sulmuar, por për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe sipas tij, ky fuqizim ushtarak bënë që të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve.

“Një pjesë ë këtyre kapaciteteve që ata po blejnë por edhe që po prodhojnë nuk janë kapacitete për mbrojte të territorit siç thirret shpesh presidenti  Vuçiq. Për shembull aeroplanët luftarak, janë kapacitet sulmues, por edhe dronët vetëvrasës që po prodhohen në fabrikat e Serbisë janë kapacitet sulmues. Normalisht që gjithë ky militarizim paraqet kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin në Ballkan. Ky kërcënim vjen edhe si trimërim që Serbia po e merr nga federata Ruse por edhe miqtë e tjerë të saj më qëllim që të destabilizoj Ballkanin dhe të minoj proceset e integrimit të Ballkanit në BE dhe në NATO. Normalisht që vendi ynë si një vend demokratik nuk ka synim të ndërtoj kapacitet ushtarake për të sulmuar  as kënd dhe në këtë aspekt ne jemi duke u fuqizuar, por gjithmonë për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur integritetin dhe territorin e saj, për të mbrojtur qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze. Ky fuqizim na bënë që më të vërtet të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve por gjithmonë të jemi të matur dhe të kujdesshëm që ne të zhvillohemi, organizohemi dhe fuqizohemi për nevojat e mbrojtjes së vendit tonë”, ka thënë ai.

Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore

0

Gazetarja serbe Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen popullin serb lidhur me Kosovën, duke thënë se “Kush është akoma i çmendur të mendojë se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se procesi i pavarësisë nuk ka përfunduar?”. Ajo ka shkruar se “Kosova është shtet i pavarur- duhet të jetë lëndë mësimore në shkollën fillore”.

Në një kolumne të botuar në “Danas”, Çongradin thotë se “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është frikacak sepse nuk e thotë të vërtetën dhe gënjen njerëzit e tij. Shumë besojnë në atë që ai thotë. Është e trishtueshme”.

“I besojnë njeriut që është një gënjeshtar i provuar, i prirë për të tërhequr zvarrë popullin e vet drejt vdekjes, urisë dhe varfërisë, në mënyrë që partia e tij të marrë sa më shumë vota në të ashtuquajturat zgjedhje, të kontrolluara nga shërbimet sekrete, të zhytura thellë në krim dhe vdekjen”.

“Kosova është shtet i pavarur. Kjo është fjalia që, duke pasur parasysh shkallën e verbërisë së njerëzve, me të cilën duhet emëruar lëndën në shkollën fillore. Në vend të materies që bazohet në propagandën e një politike kriminale lufte. Politikat e Aleksandar Vuçiqit, Vojisllav Sheshelit, Ivica Daçiqit, Sllobodan Millosheviqit dhe të gjithë shërbimit sekret, vrasësve, kriminelëve dhe hajdutëve janë ende të përfaqësuara në media, shkolla, në politikën e kulturës dhe arsimit… Gjë që në Serbi po vazhdon pa ndërprerë ndaloni për më shumë se tridhjetë vjet”, shkruan gazetarja serbe.

“Kosova është shtet i pavarur. Këtë duhet ta thotë dikush me ndikim”, thotë ajo.

Më tej ajo shkruan, “Ndaloni së helmuari fëmijët, po i ruani pasuritë tuaja bazuar në politikën e rritjes së urrejtjes ndaj joserbëve dhe pjesëtarëve të popujve të Jugosllavisë së vjetër”.

“Epo, shtoni se një përfundim të tillë e solli politika e kriminelëve të cilët, të mos harrojmë, diskriminuan dhe vranë mijëra shqiptarë të Kosovës derisa Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Gjatë viteve nëntëdhjetë. “Ne” shkelëm me tanke shtëpitë e tyre, i dëbuam gati një milion prej tyre. Gjithçka është e shkruar në dokumentet e OKB-së, anëtare e së cilës jeni”.

Në kolumnen e saj, Çongradin thotë “Nuk protestuat atëherë. Sepse represioni dhe agresioni i kriminelëve është pothuajse i njëjtë ndaj tyre si ndaj popujve të tjerë. Te disa kriminelë mbollën një urrejtje të tillë te populli i tyre në mënyrë që ndoshta të justifikonin lëvizjet dhe mënyrat e tyre për të mbijetuar në liri të gjitha vjedhjet që kryen”.

“Është e qartë se vetëm një pjesë e opinionit në Serbi nuk i njeh faktet që i njeh e gjithë bota dhe në bazë të tyre ndërton të ashtuquajturin ‘rend’, i cili nuk mund të jetë aq i pakuptimtë sa paraqitet këtu… Bota në të cilin donin të hynim edhe regjimi i Aleksandar Vuçiqit, por edhe Boris Tadiqit e Vojisllav Koshtunicës”.

Çongradin tutje thotë se “le të kujtojmë atë çfarë ndodhi në Kosovën e viteve nëntëdhjetë. Ata që e simpatizojnë Vuçiqin, mediat dhe fytyrat publike të përkushtuar ndaj tij, por edhe ata të krahut tjetër, do t’ia falnin të gjitha nëse vazhdon me këtë ‘ritëm’ të gënjeshtrës ndaj qytetarëve të Serbisë, duke theksuar se Kosova është pjesë e Serbisë. Duke shmangur të flasin për të kaluarën kriminale të luftës të ekipit të tij”, transmeton Telegrafi.

“Ekziston edhe një sens ‘romantik’ i kësaj historie – se Kosova, çfarëdo që të ndodhë, nuk do të jetë kurrë e pavarur nga Serbia. Shumë prej tyre me të vërtetë besojnë se Kosova është faktikisht e pavarur, por për këtë edhe e mallkuar, me çfarë shprehin, me vetëdije apo pa vetëdije, urrejtjen e tyre ndaj njerëzve që janë shqiptarë dhe që nuk kanë lidhje me politikën zyrtare…”.

Tutje në kolumnen e saj, Çongradin  thotë se “duke pritur që njerëz të tillë të dalin nga vrima, dhe të heqin dorë nga ky lloj i ‘hedhjes së e urrejtjes’ nga qendrat mediatike në Serbi, vërejmë se si vetë frymëzuesit e besimeve të tyre kanë lënë të humbasin ata tek të cilët gjoja u ka ngelur më shumë ta shesin në Kosovë, ndërsa shërbimet sekrete dhe politika zyrtare në të cilën mbështeten nuk ofruan kurrëfarë zgjidhje”.

“Zgjidhja e tyre e vetme është që këta mjerë t’u besojnë. Se Kosova nuk është e pavarur dhe e shkëputur nga Serbia”, shkruan ajo.

“Aleksandar Vuçiq është frikacaku më i madh në historinë e ‘sundimtarëve’ serbë. Të gjitha gratë serbe dhe serbe nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, ai i nxiti në luftë, të vrisnin ose të ekspozoheshin për t’u vrarë. Nga Kroacia përmes Bosnjës në Kosovë. Nuk e ka huqur asnjërën dhe asnjërin”.

Kolumnistja serbe thotë se “Ai [Vuçiq] është frikacak sepse i la qytetarët e kombësisë serbe në Kosovë pa mbrojtje dhe viktima të politikës së tij, e cila është kontradiktore dhe që i shërben atij vetëm për mbijetesë në pushtet”.

“I gënjeu të gjithë, qytetaret dhe qytetarët e Serbisë. Nuk është i pari. Shpresojmë të jetë i fundit. Para tij këtë e kanë bërë edhe Vojisllav Koshtunica dhe Boris Tadiq. Kush është akoma i çmendur të mendojë se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se procesi i pavarësisë nuk ka përfunduar?”, ka shkruar ajo.

“Ekzistojnë, ta përsërisim, gra dhe burra romantikë që shpresojnë për njëfarë drejtësie historike, siç e shohin ata, në një të ardhme, sikur ajo e ardhme do të ketë ndonjë veçori të së tashmes dhe karakteristikat mbi të cilat ata e bazojnë romantizmin e tyre sot”.

Çongradin  thotë se “mbijetesa e të gjithëve në pushtet, Vuçiqit, si dhe atyre para tij, varet nga shkalla në të cilën ai është në gjendje t’i mbajë njerëzit në lajthitje në mënyrë që të mos përfundojë prapa grilave për shkak të korrupsionit të bazuar në politikën kriminale të luftës. Dhe kjo do të ishte më e mira për të gjithë”.

Ndryshe, publikimi i këtij teksti në “Danas” ka nxitur reagime të shumta të mediave proqeveritare në Serbi, të cilat e kanë gozhduar kolumnisten Çongradin.

Një gjermane konvertohet në fenë Islame, Hoxha nuk mund ti ndal lotët

0

Një gjermane është konvertuar sot në fenë Islame në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Gruaja gjermane me emrin Roksana ka vendosur që pavarësisht ndërrimit të fesë emrin e saj ta mbaj, shkruan lajmi.net

Ndërkaq mes lotësh Hoxha Fatmir Latifaj ka përfunduar ceremoninë e konvertimit.

E po ashtu këshilla e hoxhës Latifaj ishte që “kur ta pranoni Islamin mos i fyeni ata që s’janë si ne!”

VIDEO

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 20.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

 

 

LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnik, Kleqkë e Re, po ashtu mbesin pa tension një pjesë e fshatit Lladroc dhe pjesërisht e fshatit Senik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Trasing (kodi: 16100010) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Sllatinë e Vogël EU-BETON SH.P.K  Përparim Thaqi dhe YLLI MINERAL  SH.P.K  Edmond Shala, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk, Korroticë e Epërme, Koroticë e Naltë te Kroi i Mbretit, Sankofc, Krivovë dhe Sllatinë e Madhe.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim, ngritje e shtyllave.

2.

Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV J22 Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: Agim Ramadani, Lagjja Dëshmorët e Kombit, Kompleksi Banesor; fshatrat: Baballoq, Dranoc, Gacaferrë (një pjesë), Lloqan, Pobergjë, Polanë, Prilep, Rastavicë, Sllup, Voksh dhe Junik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërprehet

LP 10kV Komuna Mamushë (kodi: 30034005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Mamushë, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda

Dalja 10kV  Shpenadia (kodi: 32000023) do të ndërprehet nga ora  10:30 deri 15:00

Vendet:  Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i   përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Drejtimi “Kraishta” (kodi: 41000002) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: Rufc i Ri, Rufci i Vjetër, Hallaqi i Vogël, Hallaqi i Madh, Ribar i Vogel, Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishta, Bujani, Bregu i Zi, Godanci i Epërm, Varigoci dhe Kraishta.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 09:00 deri 12:30

Vendet: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja:  Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Malisheva

Nga Dalja 10kV Bellanica

Do të ndërprehen këto NS 10/0.4[kV] nga ora 10:30 deri në ora  15:00

1.NS 10/0.4[kV] SENIK (kodi:82082005016)

2.NS 10/0.4[kV] NUHI ZYLLFAJ (kodi:82082005017)

3.NS 10/0.4[kV] SENIK II (kodi:82082005018)

4.NS 10/0.4[kV] LADROVCI I (kodi:82082005019)

5.NS 10/0.4[kV] LADROVCI II  kodi:82082005020)

6.NS 10/0.4[kV] LADROVCI I RI  kodi:82082005025)

7.NS 10/0.4[kV] LLADRIVCI IV (kodi:82082005030)

8.NS 10/0.4[kV] Senik Pompa  kodi:82082005041).

Vendet: Një pjesë e fsh. Lladroc dhe pjesërisht fsh.Senik.

Arsyeja Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005)  nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë).

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagjja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë dhe Rahovica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV Zhegra (kodi: 61066006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe Demirët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

 

I bien ‘pishman’, Qeveria: Ura e Ibrit nuk do të hapet tani…

0

Zëvendësministri i Administrimit dhe  Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka pranuar se deklarimi i tij se hapja e urës së Ibrit gjatë verës, nuk do të ndodhë, kjo për shkak siç ka thënë ai të koordinimit me aleatët.

Vokrri ka thënë se deklarimi i tij ka ardhur duke u bazuar që për hapjen e saj ka një marrëveshje e mbi të gjitha lira e lëvizjes është e drejtë elementare.

Zëvendësministri Vokrri në emisionin “InfoNata”, ka thënë se nuk kanë pritur të ketë një reagim të tillë nga ndërkombëtarët për këtë çështje.

“Nuk kemi parë asnjë arsye që të ketë një reagim kaq të madh dhe do të thoja edhe të vrazhdë të shteteve QUINT-it në përgjithësi të bashkësisë ndërkombëtare, sepse nga Beogradi do ta kishim pritur. A do të hapet apo jo ne s’kemi dilema, ajo duhet të hapet dhe jam o sigurt se do të hapet, ndonëse afati që kam përmend gjatë verës, më gjasë për shkak të koordinimit duhet të shtyhet po ajo duhet të hapet”, ka thënë Vokrri në “InfoNata”.

Qeveria e Kosovës kishte nisur përgatitjet  për hapjen e urës së Ibrit që ndanë jugun  e Mitrovicës me pjesën veriore.

Kjo kishte ngjallë reagime të mëdha nga vendet e BE-së dhe ShBA.