5.3 C
Pristina
E premte, 16 Maj, 2025
Home Blog Page 277

Parashikimi i motit për të premten

0

Të premten do të ketë mot me diell e vranësira. Temperatura maksimale do të mbërrijë në 23 gradë, transmeton Gazeta Metro.

Mundësi për zhvillime të rrebesheve mbeten përgjatë ditës së premtë, e të shtunën më të izoluara përreth viseve malore, dhe atë kryesisht orëve të pasdites.

Nuk mungojnë as intervale me diell. Nga dita e diel mot më stabil dhe kryesisht me kthjellime e diell.

Temperaturat maksimale gradualisht në rritje në 20C e 22C gjatë fundjave, e të hënën deri në 23C e 24C.

Befason Adrola Dushi, publikon foto pas dushi

0

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme.

Në fotografinë e fundit, Adrola duket sikur sapo ka dalur nga dushi.

Foton ajo e shoqëroi me thënien: Nëse je e sigurt dhe e dashur. Të mbështes dhe do të të mbroj ty. Të dua ashtu siç je.

Screenshot

Specialja merr vendim për Selimin dhe Krasniqin

0

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip, tha se trupi gjykues ka konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se ata do të pengojnë ecurinë e procesit dhe ose të kryejnë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër UÇK-së, përfshirë dëshmitarë të cilët kanë dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore, ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara.

“Trupi Gjykues rikujtoi atmosferën e vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë dhe theksoi se duket se Selimi nxori informacion të privilegjuar për palë të treta të paautorizuara. Trupi Gjykues përfundoi se komunikimet e të akuzuarve mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip.

E rëndë: Vdes një fëmijë në Mitrovicë

0

Sot ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas Elvis Hyseni.

Lajmin e ka bërë të ditur një faqe e fshatit Kaçanoll, ku është treguar se Elvisi bashkë me motrat e tij ishte pjesëmarrës në aktivitetet e fshatit.

Ai ishte djali i vetëm i familjes dhe kishte dy motra më të mëdha se vet

I ndjeri ishte nxënës i shkollës fillore “Trepça” në fshatin Stantërg ndërsa vinte nga fshati Kaçanollë.

Arsenijeviq me aktiviste iu hedhin lule ushtarëve italianë mbi Ibër, reagon njëri prej karabinerëve

0

Disa aktiviste serbe në Mitrovicë u kanë hedhur sot lule pjesëtarëve italianë të KFOR-it të cilët janë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit.

Teksa incizoheshin nga Aleksander Aresnijeviq, ato iu janë afruar karabinierëve italianë dhe kanë filluar t’ua hedhin edhe mbi makinë.

Kjo ka bërë që njëri prej ushtarakëve të reagojë duke iu kërkuar atyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Në shenjë mirënjohjeje që ishim aty dhe e mbrojtëm urën nga hapja me forcë, hodhëm lule dhe shprehëm simbolikisht falënderimet tona”, ka thënë Angjela Dimiq, një nga pjesëmarrëset e aksionit, shkruan Radio Kontakt Plus./Express/

Sara Hoxha ‘djeg’ rrjetin, shfaqet pa sytjena

0

Influencerja e njohur Sara Hoxha ka bërë sërish jehonë në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, që ka lënë pas një valë komentesh dhe reagimesh.

Me një prezencë të fuqishme dhe stilin e saj unik, Sara vazhdon të jetë një figurë kryesore në botën e mediave sociale.

Në fotografinë e saj të re, ajo shfaqet e veshur në një set të bardhë, që i jep asaj një pamje elegante dhe të rafinuar.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të shfaqë guximin e saj duke mos veshur sytjena, një vendim që padyshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Pamja e saj e mahnitshme ka krijuar një atmosferë të fortë, ku bukuria dhe vetëbesimi janë në qendër të vëmendjes.

Shiko foton:

Limaj: Koalicioni AAK-Nisma do t’i fitojë 15 për qind të votave

0

Fatmir Limaj kryetar i Nismës, ka folur rreth pritshmërive për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

I pyetur rreth për qindjes që synojnë bashkë me AAK-në, me të cilën lidhën një koalicion, Limaj ka qenë goxha optimist.

Në “Debat Plus” Limaj tha se synojnë të fitojnë 15 për qind të votave.

“Koalicioni nër 15 për qind, nuk besoj, punojmë për 15 për qind. Synim, synim, punojmë, ka hapësirë me shku atje. Unë besoj që qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë votuar këtë qeveri, duhet me kanë të parët që duhet mi gra me ndryshu këtë qeveri”, tha ai.

A ka AAK vija të kuqe për Vetëvendosjen? Flet deputeti Pal Lekaj

0

Me 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se AAK do të triumfojë në zgjedhje, duke shtuar se Haradinaj ka përvojën qeverisëse.

“Sa i përket AAK-së është e përgatitur që në këto zgjedhje të triumfojë, të bëjë punën e vet. Kudo që po i takojmë qytetarët po na besojnë në programin tonë, ne e kemi përvojën qeverisëse, kryetari Haradinaj ka qenë dy herë mandatar, kryeministër dhe në këtë kemi bërë një program të qartë alternativ, që me të vërtetë Aleanca del triumfuese në këto zgjedhje”, shprehet ai.

Ndërsa, lidhur me mundësinë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Lekaj thotë se presin fillimisht të shohin rezultatin e zgjedhjeve dhe më pas të vendosin.

“Është herët të bisedohet sa i përket koalicioneve, ne do të shohim rezultatin dhe pas zgjedhjeve do të shohim për koalicione. Mendoj që qytetarët do të na tregojnë se kah do të shkojë Aleanca apo opozita por edhe Vetëvendosje”, deklaron deputeti Pal Lekaj.

Dy qytetarë i rebelohen Dardan Molliqajt në protestën tek ura e Ibrit

0

Partia Socialdemokrate po mban një aksion simbolik afër Urës së Ibrit. Por dy qytetarëve të Mitrovicës, nuk u pëlqeu aksioni i PSD-së.

 

 

 

Teksa kaluan tek ura e Ibrit, ku po mbahej aksioni ata iu rebeluan kreut të PSD-së Dardan Molliqajt.

Derisa Molliqaj po e mbante fjalimin e planifikuar, dy qytetarë që kaluan andej kundërshtonin aksionin e Molliqajt, për të cilin thonin se s’ka ardhë aty për ndonjë të mirë.

“Dardan Molliqaj qysh s’po i vjen marre me dal këtu. Kjo u bë si urë e shenjtë,  vjen gjithkush këtu, kujt t’i teket prej kahmosit,  e vjen e flet këtu keq për Kosovë. Turlifare t’u ardh këtu. Çifti i këtij e ka ndarë Mitrovicën. Me pas organizu popullatën në fillim s’kishe pa  barrikada këtu. Tash vjen çifti i Dardan Molliqajt e shet mend këtu. Që tybe n’koft ardh për një të mirë ky,  zoti më marroftë“, tha njëri nga qytetarët e revoltuar.

VIDEO

Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

0

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit, në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë, zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj