9.5 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 283

Ky është urimi i veçantë i Ermalit për ditëlindjen e babait, Sabri Fejzullahut

0

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen

Krijuesi i shumë hiteve ka mbushur plotë 77-vjet jetë.

Nuk kanë munguar urimet nga më të dashurit e tij, para pak minutash edhe djali i tij, Ermali e ka uruar babain për ditëlindje.

Përmes një postimi në Instagram ai ka thënë se asgjë në jetë nuk është më e shtrenjtë se familja, duke i uruar ditëlindjen e shumë të mira.

‘’Ne jete asgje nuk eshte ma e shenjte se Familja . Urime bab ditelindjen e 77 , qofsh i lumtur dhe kshtu i rrethuar me dashuri nga gjithe ne. E ne veqanti nga nipat e mbesat tua , qe do mesojne ne dekada deri tek nipat e mbesat e tyre per historine e kolosit te muzikes Shqipetare Sabri Fejzullahut.’’shkruajti Ermali.

Posimi i plotë:

Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është…!

0

‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë një Serbi e dobët përballë Kosovës. Do të thotë se kërcënimet e fjalët e tyre bëhen krejt të parëndësishme’’, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Gjatë tubimit të LDK-së në Lipjan, Abdixhiku tha se kështu i kemi mundur gjithherë.

‘’Kështu i kemi mundur gjithherë, kur kanë qenë edhe më të fortë, e kur kemi qenë ne vet! Kështu do t’i mundim dhe sot edhe nesër edhe gjithherë’’, tha ai.

Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova ka gjetur rrugën e vet.

‘’Liri, pavarësi, demokraci, nga dhjetori i vitit 1989 deri sot. Ajo rrugë i ka dhënë lirinë, i ka dhënë shtetësinë, do ti japë dhe integrimin euroatlantik. Çdo devijim nga kjo rrugë, është luftë kundër vet shtetësisë! Dhe këtë rrugë s’mund ta lejojmë dot!’’, shtoi Abdixhiku.

Pse po kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë?

0

Iu gëzuan parave për tekstet e shkollore, e tash edhe rritjes së shtesave të fëmijëve.

Por përfituesit ilegal të këtyre ndihmave nga shteti, zor se mund t’i shijojnë këto benefite edhe më tej, njofton Klankosova.tv.

Me një mënyrë të ndarjes selektive të ftesave, ministria e Financave, po i fton shumë familjarë që të vërtetojnë këtë të drejtë.

Detaje nga kronika e zgjeruar, VIDEO

Valon Syla: Vjosa u bë presidente me vota të Radojçiqit

0

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, ka pasur debat mes gazetarit Valon Syla e analistit Dibran Hoxha.

Valon Syla tha se Vjosa Osmani është bërë presidente me “vota të Radojçiqit”.

Por, atë e pyeti Dibran Hoxha se “sa ka pritur Haradinaj për t’u bërë kryeministër me vota të tilla”.

“Mbeti Vjosa Osmani pa dy vota, u desht me prit këta të Radojçiqit me I pru prej Beogradit derisa mbërrini autobusi 23:30 me hy ai Gorani”, tha Syla.

“Sa e ka prit Ramushi, po ki qef me I përdor këto standarde Valon”, pyeti Hoxha

“Kur je bë presidente me vota Radojçiqit, e ke fol me Mimozën, mos na ha ymrin tash veriu veriu”, vazhdoi Syla.

Punime në rrjet, zonat që do të ngelin pa rrymë nesër

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 17.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës, më poshtë mund ta shihni orarin sipas rajoneve:

Orari sipas rajoneve të Kosovës:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Koliqi (kodi: 14016002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci

Arsyeja: mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Breznicë (kodi: 15019009) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:

Dalja 10kV J09 PLASTIKA (kodi: 16023004) prej orës 10:30 deri në ora 13:00

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Kontrollimi i zbarrave në kthinë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, LLabjan dhe Bllagaj

Arsyeja: mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja 10kV Klinavci (kodi: 52000002) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushev e madhe, Ranoc, Berkov dhe Rudicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave të thyera.

3.

Në TS 110/10(20)kV Peja 2

Nga  dalja 10 kV Leshani në stabiliment degëzues Sfërkë do të ndërprehen trafostacione:

TS 10/04kV Kushtrim Nitaj (kodi: 51000005006) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

TS 10/04kV “Eling”- Panelat solare (kodi: 51000005007) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

TS 10/04kV Ntsh Taka 2 (kodi: 51000005008) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

TS 10/04kV Sferkë e Thatë 2 (kodi: 51000005009) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

TS 10/04kV Sferkë e Thatë 1 (kodi: 51000005010) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

TS 10/04kV Deponia (kodi: 51000005011) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: fshati sh Sfërkë, Deponia, N.t.sh Taka si dhe BRRE Eling Panelat Solare dhe Kushtrim Nitaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ngritja e shtyllës dhe bartja.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani  do të ndërprehet:

LP 10kV J03 – Drejtimi i Bablakut (kodi: 41000001) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: Fshatrat: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, Magj.Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mirash, Prelez i Muhaxherëve (një pjesë), Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Trim (Tërni).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe ndërrimi i izolatorëve.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 [kV].

2.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Stac. Hekurudhor (kodi: 73000004) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq dhe Brusnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrolli i trafove për vaj dhe pastrim trasesë, shtrëngim i përçuesve në Dolak.

3.

Në TS 110/10 kV Vushtrria 2

Nga dalja 10 kV Grupi i Bizneseve do të ndërprehen trafostacionet në stabiliment:

TS 10/04kV Studime 2 (kodi: 73000013011) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV TS Muahrrem Zariqi (kodi: 73000013014) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV TS “Ariani company” te moteli (kodi: 73000013037) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Moteli (kodi: 73000013029) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Rashicet (kodi: 73000013032) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV ETC (kodi: 73000013034) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV TSSH Zjarrfiksat (Studime) (kodi: 73000013031) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV TSSH 2-Maji (kodi: 73000013035) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Studime (kodi: 73000013030) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Fabrika Ekstra (kodi: 73000013028) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV Proex SH.P.K.Ylber Kuraja (kodi: 73000013027) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV N.T.SH. “FLORENTI TRANS” (kodi: 73000013038) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04kV TSB Ariani&Diari (kodi: 73000013041) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Një pjesë e rrugës magjistrale Mitrovicë-Prishtinë dhe Studime e Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Instalimi i Sistemit SCADA.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumatorë) dhe Senik (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Artanë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bunjakët (kodi: 60024002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Pozhorani (kodi: 61065014) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

“Nuk e di se ku gjendet vajza ime”, flet Fero tregon se çfarë ka ndodhur

0

Gjatë ditës së sotme, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero. /atvlive.tv

Video këtu

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

0

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot më të ngrohtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet deri në 22 apo 23 gradë Celsius. Pasdite vonë rrallë në disa do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu për shkak të shtimit të konsiderueshëm të vranësirave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Pasdite në disa zona në Shqipëri dhe Maqedoni priten reshje lokale shiu si dhe ndonjë rrebesh lokal me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Të mërkurën reshjet rikthehen në gati të gjitha viset tona. Priten më shumë vranësira me reshje shiu, lokalisht edhe rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell sidomos në Shqipëri pas shiut.

Të Enjten dhe të Premten na pret mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa reshjet dhe rrebeshet e shiut do të jenë mjaft të shpeshta./MeteoBallkan

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

0

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Ai gjatë emisionit ka debatuar me analistin Sadri Ramabaja.

Ndër tjerash, Mirena pyeti Ramabajën se a e voton një minator më Albin Kurtin.

“A mundesh me thënë se minatorët e Trepçës e votojnë këtë qeveri. Sepse po mundoheni me kriju frymën e propagandës, na 80% po i marrim. Ju mufshi me prek 30% sukses ka me qenë”, ka thënë Mirena.

“Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër, kjo është analizë”, ka deklaruar ai.

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

0

Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare.

Sipas policisë, janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nëse jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj”, njofton policia.

Për më shumë klikoni KËTU, për të shikuar postimin e Policisë së Shqipërisë

Kaq shumë është rritur djali i Majkit

0

Roani, djali i Majkit dhe Majlinda Zekës është rritur goxha shumë.

Ai është shtatëvjeçar dhe i bëri prindër për herë të parë Majkin dhe Majlindën ndonëse ata nuk janë bashkë.

Megjithatë, të dy gëzojnë relacion të mirë me njëri-tjetrin për hir të djalit.