23.7 C
Pristina
E hënë, 21 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 294

Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

0

Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, tha se mungesa e ministrit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes në Aktash – përçon “mesazh inkurajimi për bandidët”.

“Mungesa e Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB-së edhe e Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes është mesazh i keq. Ishte dashtë që të dy me qenë aty e me përçu mesazh që shteti është i interesuar me i luftu grupet e tilla dhe mos me leju që njerëz të tillë me përça Prishtinën”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mungesa e tyre i inkurajon bandidët që mi ripërsëritë veprat e njëjta”, tha Olluri.

“Kemi pas shumë raste që besoj që grupet banditeske janë inkuraju, e ki rastin e Sekiraqës ka ikë dhe nuk e dim nëse është t’u e lyp dikush…Njeriu më i famshëm i botës së krimit u arratis…”, deklaroi Olluri.

“Të pret plu***i në mes të ballit”, kërcënohet me jetë dy herë brenda pak muajsh, Zeqiri: Policia po merret me rastin

0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.

Siç tregoi në profilin e tij, kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”,

“Izmir Zeqiri, fryje nënën shqiptare ta q****, të pret plumbi në mes të ballit. Këtu jemi, ju presim juve b***lëpirës të KFOR-it dhe NATO-s. Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.

Postimi i plotë i kryetarit të Zubin Potokut

Ky i fundit ka treguar për Gazetën Sinjali se tashmë me rastin po merret Policia.

“Kjo është hera e dytë që unë jam kërcënuar nga ky profil. Një herë në maj, por atë kohë s’e kam bërë publike shkaku i hetimeve. Tash edhe me rastin e dytë po merret Policia”, ka thënë Zeqiri për Gazetën Sinjali.

Ai tutje ka treguar se herën e parë kërcënimi i ka ardhur nga jashtë Kosovës, ndërsa për këtë herë nuk e di.

Pavarësisht kësaj, Zeqiri ka treguar se nuk ndihet i frikësuar duke thënë “këtu jam dhe do të jem dem baba dem”.

Sondazh i ri: Ja kush do ti fitoj zgjedhjet në SHBA

0

Mediumi “The Telegraph” përmes një sondazhi ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA do t’i fitojë Kamala Harris, pasi kishte mbledhur më shumë vota nga shtetet swing, sesa kundërshtari i saj politik, Donald Trump.

Zëvendëspresidentja ka fituar mjaft shtete të fushëbetejës për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

Një sondazh i kryer në shtatë shtete swing [janë ato vende ku asnjëra parti nuk ka bazë të fortë elektorale] për “The Telegraph” nga “Redfield & Wilton Strategies” zbuloi se Harris parashikohet të fitojë shtetet kyçe të Pensilvanisë, Wisconsin dhe Michigan, të cilat do t’a ndajnë asaj 270 delegatë të kolegjit elektoral.

Trumpi parashikohet të fitojë shtetet swing të “Rripit të Diellit” të Arizonës, Gjorgjas dhe Karolinës së Veriut, ndërsa dyshja janë të barabartë me 47 për qind të votave në Nevada.

Sondazhi, po ashtu zbulon se mbështetja e Trumpit në Karolinën e Veriut, një shtet që ai fitoi në vitin 2020, është ulur me dy pikë që nga sondazhi i fundit i “The Telegraph” përpara Konventës Kombëtare Demokratike muajin e kaluar.

Gjetjet tregojnë se Harris ka ngushtuar epërsinë e Trumpit në shumicën e shteteve, pas vendimit të Bidenit për t’u tërhequr nga gara presidenciale më 21 korrik.

Përleshja “Sekiraqa – Capat” , Olluri: Policia dështoi, nuk ua konfiskoi armët, nuk e arrestoi djalin e Sekiraqes

0

Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, u shpreh se policia ka dështuar në këtë rast, sepse siç thotë ai “nuk e arrestuan djalin e Salih Sekiraqës dhe as nuk i konfiskuan armët, kur familjet kishin konflikte që nga muaji mars”.

“Prej muajit mars ka pas një gjuajtje me armë drejt shtëpisë së Salih Sekiraqës dhe prej marsit deri në shtator nuk kemi asnjë njoftim të policisë që janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, nuk kanë njoftu se janë konfisku armë. I bjen që policia nuk e ka kry punën mirë…”, deklaroi Olluri.

“Pse prej marsit deri në shtator është në arrati djali i Salih Sekiraqës, që i bie një dështim i Policisë së Kosovës, që nuk ka arritë me arrestu një njeri që është i përfshirë në një rast të famshëm në Kosovë”, tha Olluri.

Ndërsa, fajësoi shtetin për vrasjen e Premtim Gashit, duke thënë se nuk e “mbajtën në paraburgim dhe nuk e ri-edukuan”.

“E ndërprenë paraburgimit për shkak të sjelljeve të mira dhe kjo në dokumentin shtetëror nuk figuron fare se qysh është liru ky person dhe ky person shkon drejt vdekjes, që në një formë i bie që edhe shteti është bashkëfajtor në vdekjen e tij sepse nuk ka arritë me majtë brenda Qendrës së Paraburgimit, me caktu dënimin për të dhe me ri-eduku sepse atë rol e ka shteti”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mënyra qysh punohet në raste të tilla është nxitje për kriminelët në Prishtinë”, u shpreh ai tutje.

“Policia dhe prokuroria e ka ditë që këto dy familje janë në hasmëri, e ka ditë që secili prej tyre në dy anët është recidivist i kryerjes së veprave penale. Policia dhe prokuroria e ka ditë që një person recidivist është duke e hap një lokal, ndërsa një person i taborit tjerët është liru para dy jave, në këtë rast duhet policia e prokuroria mi pas këta persona nën përgjim…”, shtoi Olluri.

Grupe nacionaliste serbe organizohen për t’i bllokuar pikat kufitare me Kosovën

0

Pas veprimeve të fundit të qeverisë së Kosovës në mbylljen e pesë komunave paralele serbe në katër komunat veriore, në grupe të ndryshme në “Telegram”, po bëhet thirrje për bllokimin e pikave kufitare, Bernjak, Jarinjë dhe pika të tjera që lidhin Serbinë me Kosovën. Njohësit e sigurisë thonë se këto veprime janë tendencë e Serbisë për të prishur situatën e sigurisë që aktualisht është e qetë në komunat veriore.

Mbyllja e komunave paralele serbe në katër komunat veriore, nuk u ka pëlqyer komunitetit serb.

Për këtë, tash e disa ditë në grupe të ndryshme në “Telegram”,  po bëhen thirrje për bllokimin e pikave kufitare, Jarinjë, Bernjak, Merdarë, Koncul dhe Kula.

Sipas thirrjeve që televizioni i ka siguruar, aty thuhet se bllokada do të nis nga data 6 shtator,  duke aluduar në mbrojtjen e serbëve në komunat veriore.

“Bllokada fillon më 6 shtator në të gjitha vendkalimet. Transporti ofrohet nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevci, Nishi, Krushevci, Vranja dhe Rashka. Ftojmë të gjithë vendasit dhe qytetarët tanë të Serbisë që duan të na përkrahin”.

E njohësit e sigurisë në vend, këto veprime po i shohin si tendencë të Serbisë për të krijuar tensione në komunat veriore.

Nuredin Ibishi thotë për televizionin se institucionet e Kosovës duhet të jenë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, që të parandalohet përkeqësimi i gjendjes së sigurisë në terren.

“Këto paralajmërime vetëm sa e shtojnë të themi nervozizmin e e lidershipit serb që nuk po mundet në një formë të ndalë rrjedhën e shtrirjes të legalitetit të sovranitetit të institucioneve të Kosovës në veri. Unë mendoj se ne duhet të kemi një partneritet me ndërkombëtarët gjithashtu KFOR-in dhe EULEX-in, me qëllim të mbarëvajtjes së rendit dhe qetësisë si në brendi ashtu edhe kontrollit kufitar”, tha Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë.

Ndërsa profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku vlerëson se ky është një skenar nga Beogradi zyrtar që ta kategorizojë Kosovën si vend destabilizues.

“Janë një skenar të shumtë të Serbisë, njëri nga ata është edhe ky që me çdo kusht edhe çdo mënyrë më përpjek me destabilizu Kosovën edhe me paraqit imazhin destruktiv, imazh me tendencë destruktive që është imazh i keq për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Sigurisht në kalkulimet e tyre është për të krijuar incidente të përshkallëzoj situatën, nga situata e qetë që është tani, në situatë jo të qetë dhe jo të sigurt”, tha ai.

Gjithçka sipas Çollakut pritet të përcillet nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është në nivel të lartë të detyrës, çfarëdo qoftë sulmi eventual ose përpjekje për destabilizim, Policia e Kosovës është në nivel të detyrës”, tha Çollakul

Si organizator i kësaj proteste ka folur Kryetari i Asociacionit paralel të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, i cili ka thënë se protestuesit nuk do të largohen nga pikat kufitare deri sa të largohet Policia e Kosovës nga veriu.

Kurti dhe Maqedonci takohen me Gorgun, diskutojnë për mundësinë e prodhimt të municionit

0

Sot gjatë ditës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpritën Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

 

Sallahu: Mali i Zi e Maqedonia po na thonë si ta bëjmë sikur ju Ligjin për Byronë

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ka shtete në rajon që po i kërkojnë Kosovës t’i mësojnë se si bëhet Ligji për Byronë e pasurisë së pajustifikueshme.


“Po na shkrun Mali I Zi dhe Maqedonia qysh me bë sikurse ju. Jemi model. Të paktën në hartim në dimensionin që e kemi sot jemi model, ende se kemi fut në praktikë. Po na shkruajnë shumë shtete për këtë gjë”, tha ai.

Tutje ai tregoi se kush është subjekt i këtij ligji

“Mbi 25 mijë euro. Secili person që merr pare nga buxheti, do të jetë subject I këtij projektligji. Edhe ata që e kanë përfundu mandatin Brenda 10 viteve, kanë të drejtë të futen në hetim, pesë vitet e fundit nëse ki dispropocion të konfiskohet pasuria”, tha ai.

Kurti thotë se Kosova do të vazhdojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, ku ishte edhe ministri Maqedonci dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Gjatë ditës sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpritën Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.”

ZKM ka thënë se Kurti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes “veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kurti ka thënë se Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

“Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.”

Po ashtu, në takim gjithashtu është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit.

“Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.”

Konjufca: Disa nga ndërkombëtarët kanë mbetur në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicë”

0

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë prapa, siç tha ai, në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicë”.

Konjufca u shpreh se “Zajednica” është goxha projekt i vdekur, dukë thënë se për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, e për Kosovën, sipas tij, është dashur të jetë një mekanizëm joqeveritar.

“Disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh, në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një Zajednicë, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.

“Zajednica është goxha projekt i vdekur. Është mënyra se si e ka kuptuar Kosova dhe se si e ka kuptuar Serbia: për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dashtë me qenë një mekanizëm joqeveritar”, tha ai në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

Kryeparlamentari gjithashtu ka komentuar edhe deklarimet e ambasadorit amerikan në lidhje me “instrumentalizimin e policisë”.

“Policia është institucion i shtetit dhe ky institucion i shtetit është për garantimin e sundimit të ligjit me sa e di unë. Për të pasur zbatim të ligjit, duhet me u sfidu, ata të cilët e kundërshtojnë këtë zbatim të ligjit dhe kjo nuk duhet të realizohet në kuptimin etnik, ka serbë atje të strukturave paralele që e sfidojnë Kosovën dhe sundimin e ligjit, por në qytetet e tjera ka edhe shqiptarë, që janë të etnisë shqiptare, që mund të bëjnë krim të organizuar, mund ta shkelin ligjin, e sfidojnë policinë dhe policia reagon”.

“Në asnjë moment nuk mendoj që çfarëdo ndërhyrje e policisë së Kosovës në pjesën e veriut të Kosovës është instrumentalizim i policisë për të dëmtuar dikë në baza etnike“, është shprehur ai.

Konjufca: Kur ka ushtarë mbi urë, nënkupton një lloj kufiri

0

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se prania e ushtarëve në një urë, sipas tij, paraqet një lloj kufiri.

Në “DPT Fidani” në Klan Kosova, ai u deklaruar kështu derisa ishte duke folur për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

“Nuk është e mbyllur tashmë ura në atë urë edhe kalohet në këmbë nuk është absolutisht  e mbyllur. Janë të vendosur ushtarët aty, veturat nuk mund të lëvizin individët mund  të lëvizin aty. Për ne është shumë me rëndësi, unë do ta kisha shtuar kështu, që sa i përket kësaj ure konceptualisht argument më i qëndrueshëm më duket domosdoshmëria e të qenit plotësisht funksionale si urë pa kurrëfarë pranie ushtarake mbi të shumë më shumë sesa ky argumenti që po jepet prej perspektivës së lëvizjes së automjeteve”.

“Sepse mendoj që aty ku ekziston një prani ushtarake mbi një urë, nuk ka se si të duket ndryshe përpos një farë lloj kufiri, e nënkupton një far lloj kufiri, me sa e di unë në Kosovë nuk ka kufi të brendshëm dhe nuk duhet”.

“Ka pasë në të kaluarën fatkeqësisht, këta kufi janë mbajtur me dhunë nga strukturat paralele të Serbisë, strukturat paralele të Serbisë janë në çmontim e sipër në pjesën e veriut të Kosovës, edhe sundimi i ligjit po ndodhë në atë pjesë të territorit për herë të parë pas 20 e sa vitesh, kjo po i gëzon të gjithë qytetarët”, ka thënë Konjufca.