div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-317 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Në këtë televizion kosovar mund ta shikoni ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët të cilët aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit me 10 pikë, kërkojnë rezultat pozitiv në duel me zviceranët.

Kosova në këtë përballje ndaj Zvicrës vjen pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë.

Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, helvetikët fituan me rezultat 4–0. Për këtë arsye, skenari i vetëm që do t’i jepte Kosovës biletën direkte për në Botëror është një fitore me rezultat të thellë 6–0. Çdo rezultat tjetër do ta mbante Kosovën në vendin e dytë, duke e dërguar në Play-Off e Kupës së Botës 2026, që është arritja më e madhe në historinë e kombëtares sonë.

Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës nis në orën 20:45, derisa interesimi i tifozëve për këtë ndeshje është jashtëzakonshëm dhe se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur brenda pak orësh.

Ky takim do të transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Lista Serbe e vetmja parti që mund të ia sigurojë VV-së kuorumin për seancën e buxheti

Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur për të mërkurën dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca e parë, me fillim nga ora 11:00 është thirrur për Buxhetin e vitit 2026 dhe tetë pika të tjera të rendit të ditës.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbështetjen e partive politike për të miratuar buxhetin.

Megjithatë, partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës refuzojnë të marrin pjesë në këtë seancë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk bëhet pjesë e “imponimit teatral”.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA, vetëm kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë.

Për të nisur punimet e kësaj seance, duhet të ketë kuorum që garantohet me pjesëmarrjen e 61 deputetëve.

“Kuvendi ka kuorum kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit”, thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Me mospjesëmarrjen e katër partive shqiptare, Vetëvendosjes, kuorumin mund të ia bëjë vetëm Lista Serbe e cila nuk është deklaruar ende nëse do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00.

Nëse as Lista Serbe nuk merr pjesë të mërkurën paradite në seancë, atëherë, nuk do të ketë kuorum për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, pasi në sallë do të jenë vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të pakicave joserbe, që janë të pamjaftueshëm për të vazhduar me punimet e seancës.

Seanca tjetër është thirrur për orën 14:00 e në rend dite ka vetëm një pikë, atë të votimit të qeverisë me mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën.

Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën dhe Kosovën

Ekipi italian, Juventusi nuk po i ndal postimet për futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

Një të tillë e ka bërë sot, pikërisht në ditën e ndeshjes Kosovë – Zvicër, e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Vendi i Playoff u sigurua, por edhe një ndeshje ka mbetur! Edon Zhegrova dhe skuadra ende presin Zvicrën në finalen e Grupit B!”, thuhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

Edon Zhegrova nuk pati fare minuta në ndeshjen ndaj Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa pritet që sonte të ketë minuta në dispozicion.

 

Rama i reagon Muratit: Kosova shumë shpejt do ta ketë kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit Hekuran Murati, duke i kujtuar se kryeqyteti ka institucionet e veta legjitime dhe se përçarjet nuk i ndihmojnë askujt.

Rama thotë se Prishtina e ka kryetarin dhe se LDK-ja ka fituar mandatin e qytetarëve, ndërsa shprehet i bindur se së shpejti edhe Kosova do ta ketë kryeministrin e ri, Lumir Abdixhikun.

Ai e akuzon Muratin dhe Qeverinë se po përpiqen të krijojnë tensione politike, por thekson se LDK nuk bie në të njëjtin nivel.

“Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj. Thjesht punojmë dhe fitojmë. Ashtu siç e fituam kryeqytetin dy herë,” shkruan Rama.

Kryetari i Prishtinës thekson se LDK ka besimin e qytetarëve, ndërsa, sipas tij, ajo që ka Murati është një kallëzim penal dhe një çështje në Gjykatën Kushtetuese për, siç e quan ai, një bllokim të pajustifikueshëm të kryeqytetit, për të cilin thotë se do të ketë përgjegjësi “sot apo nesër”.

Hisen Berisha: Fatmir Sheholli ka ardhë më ka folë, kam mendu që ishte mërgimtar

Përmes një interviste në emisionin Kosova Live në T7, Hisen Berisha kanfolur për raportin e tij me Fatmir Shehollin e ku tha se ka qenë vetëm njohje e thjeshtë, e krijuar në mënyrë krejt të rastësishme.Berisha theksoi se nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie bashkëpunimi apo takime të organizuara.

Ai tregoi se të gjitha kontaktet kanë ndodhur spontanisht, në vende publike dhe gjithmonë me iniciativë të vetë Shehollit

.Ai shtoj se në një nga këto takimet spontane të tyre tek kafja e lagjës, Sheholli kishte kërkuar të bënin një foto bashkë e ku më pas kishte bërë simbolin e shqiponjës gjë që atëherë Berishën e kishte bërë ta mendonte se Sheholli isht një person nga diaspora, pasi siq tha ai: “ zakonisht mërgimtarët bojnë foto me shqiponjë”.

Ndërkaq në një prej takimeve i njejti i kishte thënë: “Une jam UDBASH”, gjë që për Berishën kishte qenë komplet e pa pritur nga ana e tij.

VIDEO:

PDK, LDK dhe AAK në sinkron me njëra-tjetrën: Nuk marrin pjesë në seancën për buxhetin

Rendi kushtetues një gjë, rendi i gjërave të Vetëvendosjes diçka tjetër. Sahati kushtetues i fundit godet nesër në ora 23:59 për zgjedhje të qeverisë, çka përcakton fatin përfundimtar të kësaj legjislature të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nëse do të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Glauk Konjufca, mandatari i dytë për formim të qeverisë së re, që “bindi” Vjosa Osmanin, Presidente të Kosovës, se bën shumicë parlamentare për t’u zgjedhur, u dëshmua përfundimisht të ketë dështuar pas publikimit të “agjendës” dhe “rendit të ditës” së Kuvendit të Kosovës kur seancë të jashtëzakonshme u thirr për Buxhet, Komisione Parlamentare dhe Marrëveshje Ndërkombëtare, e tek pastaj seancë për zgjedhje të qeverisë. Në njoftimin e vetë, Vetëvendosja ka kërkuar vota nga ish-opozita për të miratuar ligje, projektligjeve e marrëveshje ndërkombëtare. Konjufca 1, kësisoji, u dëshmua të ketë qenë blerje 15 ditor kohe me Vjosa Osmanin “të bindur”. Tre partitë më të mëdha ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në këtë “seancë” të parë, sipas tyre, të paligjshme dhe kundër rendit kushtetues të vendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i quajti “popullistë të rrezikshëm” partinë Vetëvendosje me thirrjen dhe përmbajtësimin e seancës së orës 11:00 “pa asnjë konsultim, komunikim e diskutim” dhe shtoi se “refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot”.

“LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë. Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”, shkroi Abdixhiku në një reagim në rrjete sociale.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga Dimal Basha i Vetëvendosjes, ka konfirmuar për “Nacionale” Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Po ashtu Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të orës 11:00 të thirrur nga Vetëvendosje, ku kanë përfshirë çështje votimi i të cilave kërkon që të ketë qeveri legjitime të zgjedhur e të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. “Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili në një përgigje me shkrim për Nacionale.

Arben Gashi i LDK-së e quajti shkelje të pastër të Rregullores së Kuvendit dhe logjikës kushtetuese, thirrjen e seances të jashtëzakonshme për çështje si Buxheti, komisionet parlamentare dhe marrëveshje ndërkombltare nga Vetëvendosje pa u zgjedhur ende qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkaq nga VV, anipse mesër afati i fundit kushtetues për zgjedhje të qeverisë, me mandatarin e dytë, Glauk Konufcën, ata s’iu referuan si ngjarje. Mimoza Kusari-Lila iu referua seancës “tjetër” të orës 11:00 ku partitë politike ish-opozitare nuk do të marrin pjesë.

“Mirëpresim diskutimet dhe miratimet për agjendën e nesërme”, shkroi ajo.

Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro
Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar që prej vitit 2020.

Spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë janë në krye të listës së sektorëve që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar.

Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të zgjerohet edhe më shumë muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutim nga jashtë.

Qeveria zvicerane planifikon të punësojë rreth 85 mijë persona nga vende të tjera, duke ofruar paga që nisin nga 3.500 euro në muaj dhe mund të arrijnë deri në 6.500 euro, varësisht nga profesioni. Kërkesat më të mëdha regjistrohen në fushën shëndetësore, turizëm e hoteleri, si dhe në profesionet teknike, informatike dhe inxhinierike, shkruan A2 CNN.

Ndër profesionet më të kërkuara renditen mjekët, inxhinierët, specialistët e teknologjisë, personeli i restoranteve, punëtorët e kualifikuar, mësuesit, personeli i kontrollit, informaticienët, përfaqësuesit e shitjeve dhe punonjësit shtëpiakë. Në disa sektorë kërkesa është e menjëhershme, veçanërisht në shëndetësi, ku një nga katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë për zëvendësim urgjent.

Një prej rrugëve më të shpejta për punësim është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore.

Përparësi të madhe kanë kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane, italiane. (A2 Televizion)

Operacioni goditës në veri – ndalet kontrabanda me 600 kg djath, rroba e medikamente

Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë, ka zbuluar dhe ndalur një tentim kontrabande në Zubin Potok, në fshatin Juankë, pasditen e së hënës.

Autoritetet kanë kapur një automjet që kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve të paautorizuara, i mbushur me 600 kilogramë djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë rreth 7,000 euro. Të gjitha mallrat janë sekuestruar në vendngjarje.

Sipas Doganës, rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet hetimore, për të zbardhur plotësisht rrugët, personat e përfshirë dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë tentim kontrabande.

Votimi i Qeverisë Konjufca, PDK-ja dalin me këtë qëndrim

Nga ora 14:00 është caktuar seanca për formimin e qeverisë, mandatar i së cilës është Glauk Konjufca.

Seanca e parë nga ora 11:00 në pikën e parë të rendit të ditës e ka formimin e komisioneve parlamentare. Do të shqyrtohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, si dhe buxheti për vitin e ardhshëm, buxheti për Gjilan, Zubin Potok dhe Prishtinë, si dhe çështja e financimit të RTK’së.

Ndërkaq nga ora 14:00 do të tentohet që të votohet mandatari Glauk Konjufca për kryeministër.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, i tha Insajderit se do marrin pjesë vetëm në seancën ku do të tentohet të votohet Glauk Konjufca për kryeministë.

“Ne nesër nuk marrim pjesë në seancën e orës 11 vetëm në atë të orës 14:00”, konifrmoi ai.

LDK po ashtu njoftoj se nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, duke e konsideruar atë një improvizim që shpërfill rregulloren, me agjendë të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje që kërkojnë seriozitet e konsultim.

Sqaron se do të jetë e pranishme vetëm në seancën e orës 14:00, kur të pranojë ftesën zyrtare dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, përfundon komunikata.