div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas protestave në shesh, deputetja jep dorëheqje nga partia e Edi Ramës

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

Statusi i plotë i Marjana Koçekut: Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.

U vra pas përleshjes me djemtë e axhës, familjarët e Albian Osmanajt reagojnë për herë të parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.

Raportohet se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.

Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e një rruge.

Reagimi i vetëm i familjarëve lidhur me këtë ngjarje ka qenë pubilikimi i njoftimit mortor, ku thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 15 qershor 2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Kobaj.

Personi që vdiq në aeroplanin Zvicër – Kosovë është 34 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës, ku një person ka humbur jetën pak para aterimit në Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova, viktima është një 34-vjeçar.

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Bajrami për aksidentin me fatalitet në autostradë: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Një grua vdiq sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila kritikoi ashpër institucionet për  mosmirëmbajtjen e kësaj autostrade.

Ajo theksoi se ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, për ta larguar rrezikun.

Postimi i saj i plotë:

Sot u shua edhe një jetë nga aksidenti që u shkaktua nga dheu që kishte rrëshqitur në autostradën “Ibrahim Rugova” – rrezik ky që dihej, që paralajmërohej tash e një kohë dhe i cili asnjëherë nuk mori vëmendjen e duhur nga institucionet.

 

Ky ka qenë rast tipik ku shteti është dashur të veprojë urgjentisht, qoftë edhe përmes kontratës së negociuar, për ta larguar rrezikun, por siç duket aty ku për qeverinë nuk ka leverdi ekonomike as përfitim politik, nuk ka as urgjencë.

Viktimat nuk janë thjesht numra, janë familje të cilave u ka ndryshuar jeta përgjithmonë. Po flasim për jetë që mund të ishin shpëtuar, dhe këtu ka njerëz që duhet mënjeherë të japin përgjegjësi.

Në këtë rast mospuna e qeverisë po i vret qytetarët, andaj kryeministri në detyrë duhet të deklarohet sa më parë.

 

Ky është i riu që u ther për vdekje në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, viktima është A. Osmanaj, i cili dyshohet se është therur gjatë një përleshjeje mes dy familjeve.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar deri tek kjo ngjarje e rëndë, por bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari ishin djem të axhës.

Rezultatet e fundit: VV dominon votimin me postë, i afrohet mandatit të 52-të

Mbi një e treta e kutive me vota nga diaspora tashmë janë numëruar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në votimin me postë, duke iu afruar kështu edhe ulëses së 52-të. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në përditësimin e orës 16:40 janë numëruar 58 nga 156 kuti, apo 37.18 për qind.

Lëvizja Vetëvendojes prin me 68.84 për qind, apo 14,658 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 16.59 për qind, apo 3,533 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7.41 për qind, apo 1,578 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.26 për qind, apo 1,120 vota.

Të dhënat paraqesin rezultatet aktuale nga platforma e KQZ-së për votimin me postë, pas numërimit të 58 nga 156 kuti votimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se, sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit, janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

“Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar. Deri në këtë kohë, janë përgatitur dhe regjistruar në platformën e rezultateve 156 kuti votimi”, tha ai.

Në njoftim thuhet se kuti të tjera votimi do të shtohen në platformën e rezultateve deri në përmbylljen e procesit të vlerësimit të të gjitha pakove të tërhequra nga kutitë postare të KQZ-së.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Krahas numërimit të fletëvotimeve, në QNR po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

“Po ashtu, në QNR ka vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës”, thuhet në njoftimin e Elezit.

Deri në përfundim të ditës së shtunë, në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar.

“Deri në përfundim të ditës së shtunë (13 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 75,590 pako, prej të cilave janë aprovuar 72,746, ndërkaq janë refuzuar 2,844”, thuhet më tej.

Sipas KQZ-së, procesi i vlerësimit të të gjitha pakove pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Aksidenti në autostradë, Ramadani kërkon përgjegjësi: Dikush nga Qeveria duhet të dënohet

Burim Ramadani ka reaguar pas aksidentit të ndodhur në autostradë, duke kërkuar që përgjegjësit institucionalë të japin llogari për, siç tha ai, mosmirëmbajtjen e rrugës, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramadanit, mirëmbajtja e autostradave dhe rrugëve të tjera është obligim ligjor, ndërsa gjendja e papastruar e autostradës nga dheu mund të ketë ndikuar në aksidentin e ndodhur.

Ai uroi shërim për të lënduarit dhe kërkoi që përgjegjësit në qeveri të përballen me drejtësinë.

E plotë:

Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!

Duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor!

Lutem për jetën e të aksidentuarve!

Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!
P. S

Këto janë disa prej shumë fotove që më kanë ardh bga kalimtarë të rastit në aksidentin e para pak minutave në autostradën e papastruar nga dheu!

• Përgëzoj qytetarët që duket qartë se i kanë dalë në ndihmë emergjencave