div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kush janë fytyrat e reja në Kuvendin e Kosovës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre të ardhura përmes postës.

Deri të dielën, më 14 qershor 2026, në orën 12:30, janë numëruar 39 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pasi janë aprovuar paraprakisht nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Teksa kanë mbetur edhe rreth 150 kuti për t’u numëruar, situata sa i përket listave të deputetëve po shkon drejt qartësimit. Në legjislaturën e re pritet të ketë një numër të konsiderueshëm deputetësh të rinj, me pjesën më të madhe që do të vijnë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-imami i Drenasit, Osman Musliu, tashmë e ka siguruar mandatin e deputetit, me rreth 30 mijë vota të fituara.

Për herë të parë në ulëset e Kuvendit pritet të ulet edhe Arton Konushevci, vëllai i dëshmorit Ilir Konushevci, i cili ka marrë mbi 27 mijë vota.

Mandatin e deputetit nga lista e LVV-së pritet ta sigurojnë edhe aktori Armend Baloku dhe aktivistja Krenare Çerkini, të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ministra, ish-kryetarë komunash dhe figura të njohura nga jeta politike, mbesin jashtë Kuvendit

Po ashtu, Valon Peci, vëllai i ministrit në detyrë Faton Peci, pritet të jetë një nga fytyrat e reja të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Njëri nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëveprimtar i Adem Jasharit, Jakup Nura, do të rikthehet në Kuvend pas mandatit disamujor që kishte ushtruar në vitin 2025. Me mbi 21 mijë vota, ai tashmë e ka të sigurt mandatin e deputetit.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Paris Guri pritet të rikthehet në Kuvend, pas mandatit të shkurtër që kishte ushtruar në vitin 2025.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës priten rikthime në Kuvend, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga mandatet e deputetit.

Dy figura të rëndësishme të AAK-së që mbetën jashtë Kuvendit

Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, kanë mbetur jashtë përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se kanë siguruar numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet parlamentare.

Sipas rezultateve dhe shpërndarjes së mandateve brenda listës së AAK-së, të dy kandidatët kanë arritur të fitojnë mbështetje të mjaftueshme nga qytetarët, mirëpo nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend për shkak të zbatimit të kuotës gjinore në ndarjen e mandateve.

Tragjike: Polici 34-vjeçar i jep fund jetës me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit.

Viktima është një 34-vjeçar me inicialet I.S., i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Deri më tani, Policia e Tiranës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike.

Vritet një 27-vjeçar, pas përleshjes mes dy familjeve plagoset edhe babai i tij

Një person 27-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa babai i tij, 57 vjeç, ka mbetur i plagosur si pasojë e një përleshjeje mes dy familjeve në Prizren, të cilat sipas raportimeve janë në lidhje farefisnore.

Sipas Policisë së Kosovës, konflikti ka ndodhur me përdorimin e mjeteve të forta, ndërsa viktima ka pësuar plagë fatale nga një mjet i mprehtë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27-vjeçar, ndërsa një person tjetër, babai i viktimës, rreth 57 vjeç, ka pësuar lëndime”, njoftoi Policia.

Pas incidentit, personat e dyshuar dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për procedura të mëtejshme hetimore.

Në vendngjarje kanë intervenuar njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe drejtuesit e Policisë në nivel lokal dhe rajonal. Autoritetet kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar rendin publik.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Këta janë pesë serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë në operacionin “Reçaku II”.

Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë se të dyshuarit janë prangosur pas një sërë veprimesh hetimore dhe urdhër bastisjeje që kanë pasur në pronat e tyre.

Të arrestuarit janë:

N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.

B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.

Tronditet Kosova: Vritet një 27-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike.

Sinjali raporton se konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.

Dhimbje e madhe për familjen Krasniqi, humb jetën djali i vetëm i familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën. Edison Krasniqi, 17-vjeçar nga fshati Drenovc, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në sektorin e ndërtimtarisë në Mal të Zi në Ulqin.

Lajmi i hidhur ka pikëlluar familjen Krasniqi, pasi Edisoni ishte djali i vetëm i familjes.

“Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe, ki me na mungu ton jetën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Altin Goxhaj te Sazan Guri, nga Alfred Çako te një galeri analistësh, aktivistësh, gazetarësh e figurash publike, është publikuar lista e parë e emrave që mbështesin nismën për atë që promovohet si “Shqipëria e Re”.

Në një dokument të shpërndarë publikisht, nënshkruesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar lëvizjen si një “revolucion paqësor” kundër klasës politike të 35 viteve të fundit.

Postimi i plotë:

BËNI TË MUNDUR REVOLUCIONIN PAQËSOR!

Në Shqipëri po ndodh një revolucion paqësor.

Në Tiranë, në qytetet kryesore të vendit, por edhe në Diasporë, shqiptarët po mbushin rrugët dhe sheshet me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Poshtë oligarkët” etj.

Këto thirrje dëshmojnë zemërimin e akumuluar ndaj zinxhirit të padrejtësive, të shkaktuara nga klasa politike për 35 vjet me radhë.

Ne, nënshkruesit e kësaj thirrjeje, jemi mbështetës dhe pjesëmarrës në këtë revolucion dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë!

I bëjmë thirrje Popullit Shqiptar, të bëhet pjesë e këtij revolucioni paqësor dhe të mbështesë kërkesat e protestuesve.

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndahuni sot me udhëheqësit tuaj dhe dëgjoni zërin e qytetarëve.

Rrëzoni Qeverinë aktuale dhe miratoni një qeveri tranzitore, me përfaqësues nga shoqëria civile, e cila duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme.

Prokurorë të SPAK-ut.

Hetoni me përparësi dhe pa vonesë aktet korruptive të Qeverisë!

U bëjmë thirrje partnerëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, të japin gjithë ndihmesën e duhur, që ky revolucion të mbetet paqësor, sepse siç ka thënë Xhon F. Kenedi “Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”..

Koha është sot! Nesër do të jetë vonë!

link per te firmosur online

https://forms.gle/fHHkupAfSdyNxXLJ8

Nënshkruesit

Fatos Lubonja shkrimtar, gazetar

Dashamir Shehi politikan

Armir Shkurti gazetar

Arben Malaj financier

Myslym Murizi politikan

Kastriot Cipi Regjizor

Andi Tepelena producent

Armand Shkullaku gazetar

Ylli Dylgjeri Analist

Vladimir Llakaj Petagog. Skulptor

Ardian Isufi artist

Nazmi Bilani ish deputet

Gëzim Xhepa, Mjek.

Tritan Kalo, Mjek

Ermal Mulosmani gazetar

Lindita Çela gazetare

Ataol Kaso botues

Iris Toto aktiviste

Denada Jushi gazetare

Artan Hoxha analist

Alfred Cako botues

Arlind Novi botues

Alba Kepi gazetar

Sazan Guri Gjeolog, aktivist

Shkelzen Gashi Studiues , Aktivist

Petrit Levendi ekonomist

Gjergji Thanasi, gazetar

Flutura Açka shkrimtare

Fron Nahzi gazetar

Bashkim Zahaj Skenarist

Ron Gjinvoci Aktivist

Dorina Mema aktiviste

Altin Goxhaj avokat, aktivist

Elena Kocaqi historiane, aktviste

Marin Mema gazetar

Redon Meksi jurist

Erald Aga Avokat

Moza Bocari mjeke

Besim Boci As Profesor

Ilir Allkja mjek

Aleksandra Bogdani gazetare

Margo Rejmer shkrimtare

Dorota Horodyska përkthyese

Vincent W.J. van Gerven Oei shkrimtar

Ermir Hoxha gazetar

Doriana Musai arkitekte aktiviste

Alfred Mirashi artist

Gentian Alimadhi avokat

Gerda Mulder, fotografe botuese

Richard van den Brink. botues

Arben Kola aktivist

Edmond Çata, pedagog

Alban Emiri, kompozitor

Julia Ilirjani, aktore

Ilir Aliaj ekspert ekonomik

Apostol Vaso, mjek

Elsa Ballauri, gazetare

Artur Lena, përkthyes

Alberto Konti, inxhinier

Arjaniti Iliazi mjek sporti

Eneida Toska Mjeke

Harun Iljazi, Mjek

Kristo Xhardo, Dr. Shkencave Mjek; Pellumb Shehu, Shkrimtar;

Advertisement
Alberto Konti inxhiner

Altin Disha, Aktivist;

Pal Shkambi, Avokat,

Venetik Hoxhallari, Inxhinier

Yllson Ibrahimllari, Mjek

Genci Tepelena fizikant

Arjan Jovani. Inxhinier

Sava Çaushaj ekonomiste

Artan Peqini Petagog Artist

Sadik Kasa Artist

Miron Kotani kompozitor

Edmon Tullumani producent

Stefan Gjeci mjek alternativ

Ilir Pacnikaj, Prof. As. Kimist

Ps: Lutemi ne se keni vrejtje per emra konkret, duhet te pakten nje arsye e bazuar.

Lista eshte e hapur per te propozuar emra te tjere, qytetar me integritet, profesionist te zote te njohur publikisht si te tille, qe jane ne mbeshtje te protestes dhe rezimit te qeverise