div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-316 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagon Ragip Xhaka pas vërshëllimave ndaj Granitit në Prishtinë

Pas barazimit 1-1 mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmë në “Fadil Vokrri”, një prej temave më të diskutuara ka qenë vërshëllimat që një pjesë e tifozëve ia drejtuan kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës. Pas ndeshjes, ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka sqaruar situatën dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur në prapaskenë.

Fjalët e Ragip Xhaka:

“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer, dhe që ‘Dardanët’ nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por tifozët e tjerë që kanë qenë prezent.”

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc, këto janë komunat që do mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbrëmë vonë se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj është nxjerrë jashtë funksionit përkohësisht, si pasojë e turbullirave shumë të larta në kanalin Ibër-Lepenc, të shkaktuara nga reshjet e dendura atmosferike të ditëve të fundit. Këto turbullira e bëjnë të pamundur procesin e trajtimit të ujit, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizim.

Si rezultat, disa zona mbesin pa ujë të pijshëm deri në përmirësimin e parametrave: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë

KRU “Prishtina” paralajmëron se reduktime dhe ndërprerje të furnizimit mund të shfaqen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Nga kompania bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

Mustafa: Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova, e bindi SHBA-në për krijimin e ushtrisë- mua e Thaçin s’na lanë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për rolin e tij në krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se Haradinaj arriti të bindte SHBA-në për një proces që, sipas tij, ishte i parealizueshëm gjatë qeverisjes së tij dhe të Hashim Thaçit.

Në një intervistë për ATV, Mustafa deklaroi se “Ramush Haradinajt duhet t’ia di për nder krejt Kosova, as vetë se di si ka arritë t’i bind SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri…. S’kanë dashtë të dëgjojnë SHBA e as NATO që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetuës… etj.”

Ai kujtoi se gjatë kohës kur ai dhe Thaçi ishin në pushtet, krijimi i ushtrisë pa ndryshime kushtetuese hasi në kundërshtim të qartë nga aleatët ndërkombëtarë. Mustafa theksoi se pikërisht Haradinaj arriti ta çonte përpara procesin.

“Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh ai.

Pas 24 orësh lë shtëpinë një banor i BBVK

Këngëtari Mentor Haziri ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ai ua ka kumtuar këtë vendim banorëve para pak minutave, ku tha se nuk arriti t’i bëjë ballë izolimit.

Këngëtari mori vendimin vetëm 24 orë pasi u fut në shtëpinë më të madhe në Kosovë.

Tashmë ai është përshëndetur me banorët dhe është nisur jashtë shtëpisë.

Prebreza paralajmëron ndëshkime ligjore për zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës: Në këto vërshime, askush nuk po iu përgjigjet qytetarëve për ndihmë

Kryetari në ardhje i Fushë Kosovës, i cili ka fituar garën në balotazh në këtë komunë, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me gjendjen pas vërshimeve në këtë komunë.

Ai ka thënë se duhet një reagim urgjent, pasi sipas tij askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po iu përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.

Ai ka paralajmëruar ndëshkime ligjore.

Postimi i plotë: 

REAGIM URGJENT!

Kjo është një papërgjegjsi totale e cila nuk do të kalojë pa ndëshkime ligjore.

Në këto momente të vështira nga kushtet atmosferike, shumë familje po ballafaqohen me probleme të mëdha dhe më vërshime.

Askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po i’u përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u’a lehtësojnë situatën.

Me këtë rast apeloj tek të gjitha familjet për kujdes dhe nga operatorët e kontraktuar që të reagojnë menjëherë!

 

Kajtazi: VV veç nëse flet me Radoiçiqin se ndryshe s’ka kush ia bën votat
Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova tha se deklarata e Bedri Hazmës sa u përket vijave të kuqe, po lexohet gabim.

“Unë mendoj se Hamza po flet për një proces pas zgjedhjeve që mund të mbahen tash. Bedri Hamza është politikan me shumë përvojë, prandaj Kurti nuk mund ta ketë përshtypjen e gabuar se merret vesh lehtë me të”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke folur për mundësinë e një koalicioni PDK-LVV, Kajtazi tha se beson se kushdo që i jep shans Kurtit për të udhëhequr nga pozita e kryeministrit nuk ia do të mirën vendit, derisa shtoi se gjasat që Glauk Konjufca t’i sigurojë votat në seancën e nesërme janë minimale.

“Kisha pasë qejf me e pa Konjufcën kryeministër për shkak të respektit që e kam për të, është i ndershëm, për këtë arsye një qeveri e zotit Konjufca do të ishte interesante, por ku po do me i marrë votat? Veç nëse flasin me Milanin (Radoiçiqin) përndryshe nuk ka kush me ia ba”, tha Kajtazi.

Kosova e mbyll me këtë rezultat kampanjën historike për Botëror

Kosova ka marrë një pikë në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kosova arriti të barazojë me Zvicrën në shtëpi, duke mbyllur kampanjën kualifikuese në pozitën e dytë në grup.

Për pikën e Kosovës shënoi Florent Muslija, i cili realizoi një supergol në minutën e 74-të, ndërkaq për Zvicrën shënoi Vargas në minutën e 48-të.

Kjo ishte kualifikuesja më e suksseshme për Kosovën.

Për herë të parë Kosova ka arritur fazën “play-off” për një vend në Botëror.

Kjo ishte hera e tretë që Kosova merr pjesë në kualifikuese për Botëror.

Zhvillimet në kufirin Kosovë-serbi, reagon KFOR-i

Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, në një përgjigje me shkrim për Nacionale është deklaruar rreth disa zhvillimeve në kufirin Kosovë – Serbi, përçka Beogradi zyrtar me maçineri të tabloideve, portaleve dhe teevizioneve me frekuencë kombëtare e ka paraqitur për “sulm të armatosur shqiptar ndaj një baze ushtarake serbe” dhe e ka shpërndarë masivisht. Policia e Kosovës e ka demantuar menjëherë për dezinformatë ndërsa tregoi i vetmi rast i shënuar është arrestimi i katër personave gjuetarë, shtetas të Serbisë, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territor të Kosovës. KFOR-i tha se po monitoron situtatën nga afër dhe “nuk pati rol në arrestime” ndërsa citoi hetimin që janë duke kryer autoritetet e Kosovës. Për këtë hetim, KFOR-i na tha se “është e rëndësishme që të ec para” dhe që, në ndërkohë, “të mos merren veprime dhe të mos bëhen deklarata që mund të çojnë në rritje të tensioneve të panevojshme”.

“KFOR-i po e monitoron situatën nga afër. Misioni ynë nuk ka mandat për zbatimin e ligjit dhe nuk kishte asnjë rol në arrestime. Policia e Kosovës dhe institucionet në Kosovë kanë nisur një hetim për çështjen. Prandaj, ju referojmë atyre për çdo koment. Është e rëndësishme që ky hetim të ecë përpara dhe të mos ndërmerren veprime dhe të mos bëhen deklarata që mund të çojnë në ndonjë rritje të panevojshme të tensioneve. Kjo është çelësi për të mbrojtur sigurinë në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, tha KFOR për Nacionale.

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave serbe, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”. Në një njoftim zyrtar të publikuar të hënën, institucioni i sigurisë i cilësoi këto raportime si “dezinformata, të pabazuara dhe që nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar”.

Sipas Policisë së Republikës së Kosovës, të gjitha të dhënat operative dhe raportimet nga njësitë policore në terren tregojnë se “nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar”. Policia e Kosovës tha se publikimi i lajmeve të pasakta “kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.”

Policia njoftoi se situata përgjatë vijës kufitare ka qenë e qetë dhe “plotësisht nën kontroll të autoriteteve”. Megjithatë, gjatë operacioneve rutinë, njësitë policore kanë arrestuar katër shtetas serbë të dyshuar për “kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje”. Të dyshuarit, të identifikuar si gjuetarë që kishin hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë, janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, ndërsa armët dhe municioni u konfiskuan.

Policia u bëri thirrje mediave që të mbështeten në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pakonfirmuar, duke theksuar se lajme të tilla mund të ndikojnë negativisht në rendin dhe sigurinë publike.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

A kanë ndryshuar mendje? LDK-ja tregon qëndrimin final për Konjufcën kryeministër

Të mërkuren pritet të hidhet në votim propozimi për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaroi sonte në emisionin Politiko se partia e tij nuk do të japë votat për një Qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

“LDK nuk e voton Qeverinë Konjufca,” theksoi Gashi, duke e bërë të qartë qëndrimin e subjektit të tij politik.

Ai gjithashtu kritikoi thirrjen e seancës së parë të parashikuar për buxhetin, duke e cilësuar atë shkelje të Kushtetutës.