9 C
Pristina
E diel, 20 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 302

Ky është i riu që vdiq sot, u godit nga një veturë

0

Një burrë 39 vjeçar është goditur nga një veturë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodh dje rreth orës 18:30, në Lipjan dhe si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë sot.

mëson se bëhet fjalë për Besian Hoxha, i cili që nga dje ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

 

Ndërsa, Policia e ka arrestuar shoferin e veturës, i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin duke goditur një burrin 39 vjeçar.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rizvanolli thotë se po vazhdojnë investimet në modernizim të rrjetit në gjithë Kosovën

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se edhe Besiana është bërë me 5g pas Rajonit të Prishtinës, Mitrovicës Veriore e Therandës.

Në këtë mënyrë ajo ka lavdëruar Telekomin pjesë e sëcilit është Vala.

“Edhe Besiana, Rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda me 5g! Vala po vazhdon investimet në modernizim të rrjetit në të gjithë Kosovë”, ka shkruar Rizvanolli.

Grupe nacionaliste serbe organizohen për t’i bllokuar pikat kufitare me Kosovën

0

Një grup në rrejtin social “Telegram”, me mbi 6400 anëtarë nacionalisë serbë, po paralajmrojnë dhe organizojnë bllokimin e të gjitha pikave kufitare me Kosovën. Aksionin sipas njoftimit të shpërndarë në grupin në Telegram, parashihet të nisë të premten e ardhshme, më 6 shtator. Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pas mbylljes së pesë komunave ilegale serbe në Veri nga Policia e Kosovës.

Ky paralajmërim u dha në grupin me emrin “Korridor”, i cili ka mbi 6400 anëtarë në rrjetin social Telegram. Aty po u bëhet thirrje qytetarëve serb që të organizohen dhe nga data 6 shtator të fillojnë me bllokimin e të gjitha pikave kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit, pikat kufitare që këta nacionalistë serbë po planifikojnë t’i bllokojnë janë: Bërnjaku, Jarinja, Merdarja, Dheu i Bardhë dhe e Kullës.

Në këtë grup shkruhet se për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë për t’i bllokuar pikat kufitare me Kosovën do të organizohet transporti nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja dhe Rashka.

Ky grup paralajmëron se veprimet do të ndërmerren deri në siç thuhet në thirrjen e tyre për “largimin përfundimtar të terroristëve të Kurtit nga pjesa veriore e Kosovës në pjesën jugore përtej Ibrit”.

Grupi “Korridor” në Telegram ka kohë që funksionon, transmeton Reporteri.net. Aty përveç që shpërndahen materiale propaganduese dhe nacionaliste serbe kundër Kosovës, jepen edhe njoftime rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, me qasje dezinformuese dhe nxitëse.

Kujtojmë se të premten në orët e pasdites Policia e Kosovës zhvilloi një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

Imami Maliqi inkurajon vajzat që të shkojnë në shkollë me shami

0

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, imami i njohur, Labinot Maliqi i ka inkurajuar vajzat që e kanë vendosur shaminë rishtazi, me vullnetin dhe bindjen e tyre të lirë, ta mbajnë me krenar edhe në shkollë nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë, sepse, ai shkruan se askush nuk mund t’i privoj nga e drejta e tyre njerëzore e kushtetuese për tu shkolluar, si dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin e tyre.

I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Shtrëngimet në gjoks, ja çfarë nënkuptojnë për shëndetin tuaj dhe kur duhet të shkoni te mjeku

0

Shtrëngimi në gjoks nuk tregon domosdoshmërisht një problem me zemrën. Mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të sistemit gastrointestinal, mushkërive, muskulore etj.

Shtrëngimi dhe dhimbja në gjoks janë ndër arsyet më të zakonshme të vizitave në Urgjencë. Mendimi i parë kur përjetojmë këtë simptomë është se do të kemi një atak në zemër, por nuk është gjithmonë kështu.

Shihni të gjitha shkaqet e mundshme të shqetësimit.

Shkaqet kardiovaskulare

– infarkti

– angina (shqetësim për shkak të bllokimit të një ene gjaku që çon në zemër)

– perikarditi (inflamacion i membranës që rrethon zemrën)

– miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës)

– kardiomiopati (çrregullim i muskujve të zemrës)

– aortik diseksion (gjendje e rrallë në të cilën arteria kryesore e zemrës çahet)

Shkaqet gastrointestinale

– refluks gastroezofageal/urth

– probleme me gëlltitjen për shkak të çrregullimit të ezofagut

– gurë në tëmth

– inflamacion i fshikëzës së tëmthit

– inflamacion i pankreasit

Për shkak të funksionit të dëmtuar të mushkërive

– pneumoni

– bronkit viral

– pneumotoraks (rrjedhje e ajrit nga mushkëritë në gjoks)

Probleme me muskujt ose kockat

– Lëndimi i brinjëve

– tendosje muskulore ose sindroma e dhimbjes kronike

– frakturë e shtypjes (shtrohet presion në një nerv ngjitur)

Shkaqe të tjera

– herpes

– sulm paniku

Në çdo rast, duhet të konsultoheni me një mjek.

E dhimbshme: Vdes një i ri në QKUK

0

Pas 10 ditësh trajtim në QKUK, ka humbur jetën njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e rëndë në fshatin Celinë në Rahovec.

23-vjeçari Arbër Shala, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq sot.

Lajmin e ka dhënë faqja Krusha e Madhe:

E rëndë: Aksident me fatalitet, vdes një person

0

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.

Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, ajo i ka goditur në xhep e në dinjitet

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria aktuale në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka thënë se Kosova renditet e fundit në listë për nga cilësia në arsim.

“Çdo fillim shtatori, ka qenë festë për mijëra nxënës, mësues dhe prindër, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor. Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor. Institucionet prestigjioze ndërkombëtare, e rendisin Kosovën në fundin e tabelës për sa i përket cilësisë në arsim, ndërsa statistikat flasin për mijëra nxënës e studentë, që brenda 2-3 viteve të fundit e kanë braktisur shkollën e Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rritja e pagës prej 6.80 euro, ka qenë ofendimi më i madh për punëtorin e Kosovës.

“Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore. Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka uruar nxenësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor.

“Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor, me shpresë që të jetë i fundit, kaq i vështirë e me këtë qeveri”, ka përfunduar Haradinaj.

E dhimbshme: Vdes në vendin e punës një mërgimtar

0

Familja Berisha nga Prishtina ka marrë një lajm të kobshëm ditën e sotme, pasi djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës

“Ike para dy vitesh për n’Slloveni për një jetë ma të dinjitetshme dhe për ta ndihmuar familjen. Por ja që një fatkeqësi në vendin e punës dhe ti tash do mbetesh vetëm një kujtim në mendjet tona!”, thuhet në një njoftim nga familjarët e të ndjerit.

Arrestohet një polic

0

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor  është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.