9.2 C
Pristina
E shtunë, 19 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 307

Reagon ashpër Bahtiri, i lutet karabinierëve mos të provokojnë mbi Ibër

0

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj pozicionimit të karabinierëve në urën e Ibrit.

“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten.

Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar ai.

Broja bën lëvizjen e papritur në minutat e fundit të merkatos

0

Everton ka bërë një sulm të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Marrëveshja e propozuar është për një hua huazim me opsionin për ta blerë për 30 milionë euro.

Sipas mediave britanike, klubi ka bërë gati dokumentacionin, më saktë ka dorëzuar një fletëmarrëveshje përpara afatit të fundit, në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi.

Një interesim të gjatë kishte edhe Ipswich Town, por megjithatë, u tërhoq nga një marrëveshje pasi klubi refuzoi të pranojë kushtet e Chelsea duke pasur parasysh sasinë e kohës për të cilën Broja ka të ngjarë të jetë jashtë fushës.

Sulmuesi kuqezi pritet të mungojë deri në mes të tetorit për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Broja ka pasur më parë tre huazime, te Vitesse, Southampton dhe Fulham. Kontrata e tij me Chelsea është deri në vitin 2028.

Çfarë fshihej brenda komunave ilegale në Veri, Policia publikon pamjet e aksionit

0

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të operacionit policor të realizuar në veri të Kosovës.

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.

Aksioni i djeshëm policor që përfundoi me mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në komunat veriore shkaktoi reagime të ashpra nga SHBA, BE e Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkaq, sot KFOR u pa me një prezencë të shtuar te Ura e Ibrit.

VIDEO

Pas aksionit policor në veri, KFOR-i merr këtë veprim

0

Dje Policia e Kosovës realizoi një aksion policor në veri të Kosovës kundër objekteve të strukturave paralele të Serbisë.

Një operacion i tillë policor u kritikua gjerësisht nga ndërkombëtarët si i pakoordinuar dhe që vë në rrezik ushtarët e KFOR-it. Pikërisht këta të fundit sot me mëngjes janë parë në Urën e Ibrit.

Një numër i konsiderueshëm i ushtarëve të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit, hapja e së cilës është bërë temë politike që disa javë.

 

 

Në një video të publikuar nga mediumi Koha, shihen qartësisht ushtarët e KFOR-it mbi Urën e Ibrit, të cilët kanë bllokuar tashmë edhe lëvizjen mbi këtë urë.

Në video shihen edhe disa autoblinda të KFOR-it, të cilat i përkasin “Carabanieri”-t të Italisë.

Mbyllja e komunave ilegale, hidhet mjet shpërthyes në veri

0

Një aksion i Policisë së Kosovë dje në veri rezultoi me mbylljen e pesë objekteve që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Policia e Kosovës njoftoi dje se gjatë aksionit të bastisjes ka hasur në disa kompjuterë dhe gjësende të tjera, të cilat janë konfiskuar si provë materiale.

Pikërisht pranë ish-komunës ilegale në Leposaviq, mbrëmë pas mesnate raportohet të jetë hedhur një shok-bombë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Policia e Kosovës. Këta të fundit pohojnë se uk raportohet të ketë pasur të lënduar nga ky incident.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore” thuhet në njoftimin e Policisë.

“Rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm”, Stano reagon për aksionin e policisë në Veri

0

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Stano, duke shpërndarë reagimin e djeshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se hapat e fundit nga Kosova rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm, raporton Gazeta Express.

“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X krahas deklaratës.

Kosova aktualisht është nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian për tensionet e vitit të kaluar në veri të vendit. Derisa pritej që BE të heqë masat pas qetësimit të situatës në veri, paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit erdhën bashkë me paralajmërimet e BE-së se masat edhe mund të rriten.

“Masat janë ende aty, dhe ato janë progresive, mund të zvogëlohen, mund të rriten, varësisht na zhvillimi i situatës”, kishte thënë Stano më herët këtë muaj.

Reagimi i Zyrës së BE-së në Kosovë:

BE-ja është e zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë së Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër zyrave të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës, rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren. EULEX-i u vendos menjëherë për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë.

BE dëshiron të përsërisë se Kosova është zotuar për depërshkallëzim. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës.

BE-ja dëshiron të përsërisë se operacioni aktual i policisë kundër zyrave të mbështetura nga Serbia mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situate tashmë të paqëndrueshme.

Zyrat e mbështetura nga Serbia janë paraparë të adresohen dhe zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ne presim që Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.

Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.

Edhe Gjermania e zhgënjyer pas aksionit në veri: Njoftimi s’është konsultim, të zhgënjyer për veprimet e pakoordinuara

0

Pas reagimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për aksionin e sotëm në veri, ku shprehur zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të njëjtin mendim ka ndarë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se njoftimi s’është konsultim.

Ai tha se Gjermania i bashkohet Ambasadës Amerikane në Prishtinë duke shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin për veprimet e pakoordinuara dhe tha se kjo gjë duhet ndryshur.

“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet Ambasadës Amerikane në Prishtinë duke shprehur shqetësimet dhe zhgënjimin për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet ndryshuar”.

“Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara sa i përket integrimit rajonal dhe evropian të Kosovës. Jo më krizë të panevojshme”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Burim Ramadani kritikon qeverinë: Serbia mori dy dhurata, dje nga Franca, sot nga Kosova

0

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani komentoi zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë e në Serbi, ku kjo e fundit  nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve Rafale.

Ramadani përmes një shkrimi në Facebook përmendi reagimin e SHBA’ve pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen komunave ilegale në veri. Ai tha se si shkak i këtyre veprimeve Kosovës do t’i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA.

Sipas tij, dobësimi i bashkëpunimit të MPB’së dhe Policisë me SHBA’të është fitore për armiqtë e Kosovës.

“Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për:

– Instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,

– Mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe

– Minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.

Sa herë dëmton veten i jep nga një dhuratë armikut!”, shkroi Ramadani.

Edhe Britania del kundër qeverisë: Veprimet e sotme në Veri nxisin tension

0

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas aksionit të sotëm të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele.

Diplomati britanik ka thënë veprimet që kanë ndikim në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera duhet të ndërmerren me kujës dhe në konsultim me aleatët e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, duke e menduar gjithmonë një kontekst më të gjerë.

Heargraves thotë se veprimet e sotme në Veri s’e kanë pasur asnjë nga këto dhe rrezikojnë që të nxisin tensionet e të prekin ata që janë më të ndjeshmit.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ai.