12.6 C
Pristina
E premte, 16 Maj, 2025
Home Blog Page 279

Radojçiqi ka ikë nga Kosova në kohën e qeverisjes time! – Haradinaj: Këta e kthyen!

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Milan Radojçiq kishte ikur nga Kosova gjatë kohës së tij.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ më Kushtrim Sadikun, Haradinaj ka akuzuar qeverinë Kurti për kthimin e Radojçiqit në Kosovë.

“Nuk janë këta që e kanë hequr Radojçiqin, këta e kanë kthyer. A ka shkuar Radojçiq i ndjekur nga policia e Kosovës dhe shtetit tonë gjatë qeverisjes sime. Shikoni datat, shikoni kohën që atëherë ka ikur ai. Nëse ka hyrë fshehtë bravo i koftë, por nuk ka guxuar me vepruara dhe operuar në veri gjatë kohës së qeverisjes sonë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Gazeta10.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim me Radojçiqin.

“Gjatë kohës së qeverisë së VV-së, ai ndërtoi villen, gjatë kohës së qeverisjes së këtyre, ai bisedoi për votë që mos t’i përfshijë veteranët në pagën minimale, pra nuk mbulohet dielli me shoshë. Këta janë rrenca, demagogjinë e kanë armë, pra të njëjtit njerëz që e kanë thirr Radojçiqin për t’ia kërkuar votën për të mos i përfshirë veteranët në pagën minimale dhe kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së në parlament, këta njerëz në të njejtën kohë thonë se ne e çliruam veriun”, ka thënë Haradinaj.

Enca sjell momente intime me të dashurin në jahtin super luksoz

0

Enca po e shijon kohën me të dashurin e saj.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në krahët e tij, teksa të dy shihen në një anije pa e zbuluar lokacionin.

Këngëtarja i vendosi veç një zemër imazhit.

Ndryshe, Enca ka paralajmëruar rikthim në muzikë pas një kohe të gjatë pa projekte të reja.

Shiko foton:

Armend Zemaj në rolin e ‘parashikuesit’: LDK e para, VV e dyta, PDK e treta

0

Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të radhitet e para, e pasuar nga Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, dhe në fund koalicioni NISMA-AAK, për të cilin pati dyshime nëse do të mund ta kalojë pragun.

“Ajo që po dëgjoj në terren është se duhet të luftojnë shumë partitë që janë pak më të vogla për ta kaluar pragun”, deklaroi Zemaj

Zemaj për Presidenten: Dukej që e kishte marr malli për LDK-në

0

Deputeti Armend Zemaj ka thënë se LDK-ja është e hapur për të gjithë që duan t’i bashkohen asaj, nëse e përqafojnë programin e saj.

Deputeti i LDK-së tha se edhe për presidenten Vjosa Osmani ka vend në parti.

“Duhet thënë diçka: në LDK ka përfunduar një cikël zgjedhor. LDK është një strukturë e zgjedhur në një konventë prej 8 mijë vetëve. Tash, se kush ku e sheh të ardhmen e vet, edhe në aspektin dëshiror e edhe në fuqinë politike, vjen koha dhe mundemi me qenë pjesë e çdo mandati udhëheqës brenda LDK-së”, tha Zemaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Zemaj u pyet nëse ka vend për Vjosa Osmanin që të rikthehet në LDK.

“Në pjesën e brendshme të LDK-së, (mundësia) është pas katër vitesh, por për të qenë anëtar, mund të jetë nesër. Nuk mund të ketë kushte (për anëtarësim) sepse ne jemi parti e hapur. Nuk kemi kushte, sepse kushdo që e përqafon programin e LDK-së, mundet me garu, edhe me zgjedh e edhe me u zgjedhë. Nëse (Osmani) e do aq shumë LDK-në, duhet pak sakrificë, le ta lëshojë nesër pozitën e presidentes, pastaj vjen. Kjo nuk është ofertë, por është sakrificë për të”, potencoi deputeti Zemaj.

Megjithatë, ai tha se nuk beson se presidentja Osmani është e gatshme të rikthehet në familjen e saj të vjetër politike, “duke e pasur parasysh se nëpër çka ka kaluar, ose s’po them çfarë ka bërë, për të mbërritur aty”.

Duke folur për ngjarjen e para disa ditëve në Podujevë, ku u zbulua shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, Zemaj tha se Osmanin “dukej që e kishte marrë malli” për LDK-në.

Nuk i ndal ‘filmat’ Vuçiq, ja çfarë deklaron tani

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se qëllimi i tyre kryesor është dëbimi i serbëve.

Vuçiq, për TV Pink, i pyetur për takimin e ri të negociatorëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel – ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dialog dhe bisedë reale.

“Ata nuk kanë dashur asnjëherë dialog. Asnjëherë nuk kemi pasur dialog dhe biseda reale. Ata gjithmonë janë përpjekur të përdorin truket për të fajësuar Serbinë”, ka shpjeguar ai.

Vuçiq u shpreh duke iu përfaqësueseve të Kosovës si njerëz që në vete kanë regjimin e Enver Hoxhës.

“Disa thonë se janë stalinistë, por unë as që do t’i nderoja me këtë. Është një ideologji anarkiste, marksiste, hoxhiste, qëllimi i parë i së cilës është dëbimi i serbëve, shkatërrimi i popullit serb në Kosovë dhe gjithçka që mund të bëhet kundër Serbisë”, ka theksuar ai.

Ai tha se kur ka një qëllim të tillë, por nuk ka rezultate ekonomike dhe fabrika të reja, atëherë është e qartë se çfarë do të bëjnë.

“Nuk duan dialog dhe bisedime dhe thonë se janë shtet sovran dhe se nuk kanë çfarë të flasin. Kur e sheh këtë, e di se je në një situatë të vështirë sepse e sheh që pala tjetër nuk dëshiron të flasë për asgjë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se nuk beson se do të vijnë ditë të mira, por do të ketë probleme të panumërta.

“Ne po përgatitemi për kuvend, për masat tona, për të ndihmuar popullin tonë”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se ka parë që sot nga Kosova kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër gjatë gjithë ditës dhe ka thënë se do të shoh nëse NATO do ta mbajë fjalën që i dhanë Serbisë dhe se nuk do të lejojnë hapjen e urës.

I pyetur për drekën e punës, e cila do të organizohet nesër nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liderët e Ballkanit Perëndimor – Vuçiq tha se është një takim i rëndësishëm ku do të diskutohet për agjendën e rritjes, reformat e nevojshme për tregun e vetëm evropian, që, shton ai, nënkupton ish-tregun e vetëm ballkanik.

“Besoj se do të jetë një takim i rëndësishëm ku presidenti i Komisionit Evropian do të tregojë se Marta Kos do të udhëheqë pjesën përgjegjëse për zgjerimin e BE-së dhe se do të njihemi me agjendën e re. Besoj se do të jetë një bisedë e drejtë dhe kjo varet nga Prishtina dhe Sarajeva”, tha ai.

“Nëse Trump fiton, do të lirohet Thaçi”

0

Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi me liderin e VV-së është se “është në mënyrë konstante anti-amerikan”.

“Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, ka thënë Grenell në një intervistë.

Ai është pyetur edhe për prokurorin amerikan, Jack Smith, që ka lëshuar fletë arrestin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe që më pas ka lënë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është kthyer në SHBA për të ndjekur penalisht ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Grenell ka thënë se fletarrestimi për Thaçin është lëshuar në kohën kur po bëhej progres sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kur ish-presidenti kosovar ishte ftuar në Washington. Grenell thotë se Smith e kishte targetuar Thaçin dhe sipas tij, fakti që ish-presidenti kosovar vazhdon të qëndrojë në burg është një mizori.

Ish-emisari amerikan, që është përfolur se mund të emërohet edhe Sekretar i Shtetit në rast të një fitoreje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, ka thënë se s’ndjehet mirë për faktin që Thaçi gjendet në burg, meqë arrestimi i tij ndodhi pasi u ftua që të udhëtojë drejt SHBA-së për Marrëveshjen e Washingtonit.

Grenell ka thënë se e ndjenë që duhet të bëjë diçka për të nxjerrë nga burgu dhe thotë se mezi pret që Trump të fitojë sepse do ta lirojnë ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu.

“Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, ka thënë Grenell.

I jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina që vdiq pesë ditë pas diplomimit

0
Melos Krasniqi, të riut nga Klina i është dhënë lamtumira e fundit sot.

I ndjeri kishte ndërruar jetë vetëm pak ditë pasi diplomojë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, përcjell IndeksOnline.


Kjo zonjë e pashme është nëna e Blerta Deliut

0

Blerta Deliu është një nga figurat politike më të hapura, që nuk e kursen shfaqjen në publik.

E pashme, e zonja dhe mjaftë e çasshme, Blerta përfaqëson politikanen bashkohore, e cila lundron në mënyrë natyrale në fushën e politikës.

Blerta, përmes një postimi me fjalë urimi për më të dashurën, na ka prezantuar edhe me të ëmën, shkruan Kosovarja.

E pashme dhe moderne duket edhe nëna e ish aktores, sot një prej deputeve më të zhurmshme në Kuvendin e Kosovës.

Dikur aktor, tani ndër futbollistët më premtues në Evropë

0

Orik Morina, një ndër futbollistët më premtues shqiptar në Francë, ishte i ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

Ai, në këtë emision bëri një rrëfim për udhëtimin e tij nga aktrimi në kohën kur ishte i vogël, largimin nga Kosova në moshën 16 vjeçare për të ndjekur pasionin e tij për futbollin në Francë.

Kliko këtu për intervistën!

 

Ministri Krasniqi paralajmëron mbylljen e Komunës paralele në Graçanicë: S’e di datën, por do të mbyllet

0

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një intervistë për FRONTAL të T7 është pyetur për mbylljen e komunave paralele në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi është pyetur për komunën paralele në Graçanicë, dhe ka paralajmëruar se e njëjta do të mbyllet.

“Nëse sot do ta zhvillonim këtë bisedë dhe temë do të ishte mbyllja e zyrës në Graçanicë, ju do të thonit pse s’po mbyllen në Veri. Nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovës. Nuk e di me datë se kur do të mbyllet. S’dua të banalizoj, por një zyrë paralele është edhe në Skenderaj, edhe ajo do të mbyllet”, ka thënë ai.

“Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, ka thënë ministri Krasniqi.