14.7 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 280

Imami Maliqi takon Konjufcën, flasin për temën e shamisë së vajzave që arsimohen

0

Imami Labinot Maliqi ka takuar sot kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Temë diskutimi ka qenë edhe mbajtja e shamisë së vajzave për femrat që arsimohen në Kosovë.

“Ishte një nder i veçantë të takoja kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Glauk Konjufca, si edhe shefin e kabinetit të kryetarit të kuvendit, Z. Ilir Kërçeli.
Zhvilluam një diskutim të thelluar mbi sfidat kryesore që përballon shoqëria jonë. Gjatë këtij takimi, theksuam veçanërisht rëndësinë e arsimimit të vajzave që mbajnë shami (ku fytyra është e dukshme) si edhe shqyrtuam nevojat dhe kërkesat e komunitetit mysliman në Kosovë. U përqendruam në domosdoshmërinë e adresimit të këtyre çështjeve, duke i parë si një faktor kyç për zhvillimin gjithëpërfshirës të vendit.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për kohën dhe gatishmërinë që kryetari i kuvendit, Z. Konjufca, tregoi gjatë takimit tonë. Angazhimi dhe vullneti i tij për t’u përfshirë në një diskutim kaq të rëndësishëm vlerësohet jashtëzakonisht shumë” shkruan imami Maliqi në njoftim.

Bardhin e kishte marrë malli për ushqimin e nënës, Sara bën veprimin e papritur për të

0

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi, po jetojnë një kapitull të ri të jetës së tyre.

Pas përfundimit të spektaklit, ata kanë vendosur të fillojnë bashkëjetesën, ndërsa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajze, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

Sara dhe Bardhi kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa momente të bukura përmes mediave sociale.

Së fundmi, Sara publikoi një foto në Instastory ku tregonte se Bardhi kishte ndjerë nostalgji për ushqimin e nënës së tij.

Ajo e kishte përgatitur një recetë të njohur, pasul, dhe duket se rezultati ka qenë i shkëlqyer. “E kishte marre malli për pasulin e nenes, Nanin nuk ja solla dot, ama si hera e parë që provova ti gatuaj thote që ja kam qelluar 10/10,” shkruante Sara, duke e ilustruar këtë moment të veçantë me humor dhe dashuri.

Ky postim tregon jo vetëm përkushtimin e Sarës për të bërë të lumtur partnerin e saj, por edhe mënyrën se si ata po krijojnë një ambient të ngrohtë dhe familjar para ardhjes së vajzës së tyre. Të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit emocionet e përditshme dhe planet për të ardhmen e tyre si prindër.

Sara dhe Bardhi duket se janë të vendosur të ndajnë me dashamirësi çdo hap të kësaj aventure, duke u bërë një model i mirë për shumë të rinj. Me shumë dashuri dhe mbështetje nga ndjekësit e tyre, ata pritet të bëjnë një jetë të lumtur si një familje e re./InfoKosova/

Shiko foton:

E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë

0

Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku për pasojë la një person të vdekur, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq sot në aksidentin e rëndë është Agron Zhigolli rreth 55 vjeçar.

Gjithashtu, Sinjali ka siguruar edhe fotografinë e viktimës:

Lajmin për vdekjen e 55 vjeçarit për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur në vendngjarje.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Santiana: “Edhe një gangstere si unë ka nevojë për…”

0

Ka disa javë që Santiana Maloku është ndarë nga i dashuri i saj, Lirimi.

Lirimi arriti të qëndrojë larg syrit publik për një kohë të gjatë, madje edhe kur e vizitoi Santin në BBVK, mbajti anonim identitetin e tij.

Megjithatë, lidhja e çiftit duket se mori teposhtën tash e një kohë, me ndarjen që u konfirmua së fundmi nga vetë Santiana, shkruan Indeksonline.

Por, duket se Santianës po i mungon lidhja, ose të paktën një person në krah.

“Edhe një gangstere si unë ka nevojë për puthje në ballë nganjëherë” është shkrimi që Santiana ka hedhur në Instagram Story, duke nxitur dyshimet se po i mungon ndjesia e të qenurit e lidhur.

 

Eksperti i sigurisë: Urën e Ibrit, Kurti e bëri për vota – mund të shpallet ‘non-grata’

0

Eksperti i sigurisë, Jeton Halimi, ka folur mbi çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Halimi tha se Kurti, hapjen e Urës së Ibrit e ka bërë për popullizëm dhe vota.

“Mendoj se çështjen e hapjes së Urës së Ibrit e ka bërë për popullizëm, dështime dhe vota e për të fituar në kurriz të qytetarëve atje. Albin Kurti mund të sanksionohet dhe të shpallet person ‘non-grata’”, tha ai në “Kosova Today” në Klan Kosova.

Video

Uau! Luizi i bën Kiarës dhuratën që do ta donte secila femër!

0

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe moderatorja e njohur Kiara Tito vazhdojnë të mahnitin publikun me dashurinë e tyre të sinqertë dhe romantizmin që e karakterizon marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, Kiara zbuloi një moment të veçantë në jetën e tyre përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku tregoi për një dhuratë të veçantë nga Luizi.

Sipas Kiara-s, Luizi e di shumë mirë pasionin e saj për këpucët dhe vendosi t’i bëjë një surprizë duke i blerë një palë të reja.

Kjo gjest i bukur tregon jo vetëm vëmendjen dhe dashurinë që ai ka për të, por edhe njohjen e thellë që ai ka për preferencat e saj.

Kiara, e emocionuar nga kjo dhuratë, ndau momentin e saj të lumtur me ndjekësit e saj, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.

Përveç muzikes dhe ekranit, marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës ka tërhequr vëmendjen e publikut për mënyrën se si ata mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të jetës. Nga momentet më të thjeshta të përditshme deri te ngjarjet më të rëndësishme, ata tregojnë se dashuria e vërtetë është e ndërtuar mbi detaje të vogla që e forcojnë atë.

Ky gjest i Luizit është një shembull i shkëlqyer i asaj se si gjërat e vogla mund të kenë një ndikim të madh në një marrëdhënie. Kjo e bën Kiarën të ndihet e veçantë dhe e dashuruar, dhe po ashtu e tregon Luizin si një partner të kujdesshëm dhe romantik.

Shiko foton:

Vdes në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Shqipërisë

0

Ka vdekur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Radio Televizioni Shqiptar raporton se ai ka pësuar arrest kardiak.

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), ka kontribuuar në Partinë Demokratike për 8 vjet, duke qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Karrierën politike Bogdani e filloi në vitin 2007, ku kandidoi me Partinë Demokratike për kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 Bogdani u zgjodh zv/president i Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nënkryetar.

Në shtator të vitit 2015 Bogdani u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

E konfirmon Policia: Një person i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë

0

Para një ore ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, raporton Sinjali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se është një aksident shumë i rëndë, ku dyshohet se ka humbur jetën një person.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.

Drejtori i Komunës së Prishtinës fejohet me këngëtaren e njohur

0

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.

Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.

Përveç kësaj ajo në profilin e saj mban edhe inicialet e biznesmenit nga Lipjani.

Shiko foton:

“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar!

0

Një vogëlush nga Malisheva ndërroi jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet, mëson Indeksonline

12-vjeçari nga Tërpeza e Poshtme, Bleart Krasniqi, pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.