div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-371 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti shkon në Londër, zbulohet agjenda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, kjo për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesi të Berlinit. Samiti do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2025.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të hënën, duke paralajmëruar edhe takime bilaterale.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njioftim.

Ndërkaq, Serbia do të përfaqësohet me kryeministrin, Đuro Macut. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes Kurtit dhe Macut.

Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së

Policia serbe ka kryer bastisje në shtëpinë në Tërnoc të zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Ramizit, i cili ka qenë edhe ish-pjestar i UÇPMB-së.

Bastisja ka ndodhur para disa ditesh, ndërkohë raportimi dhe pamjet janë publikuar sot në mediat lokale të Luginës.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Ramizi ka kandiduar për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK’së.

 

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë ndaluar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të ndodhur më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas komunikatës së përbashkët për media, pas veprimeve hetimore dhe identifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

IPK, në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur të sigurojë prezencën e personave të dyshuar dhe të sekuestrojë prova materiale, përfshirë një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën e tipit AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor - Insajderi - image 197
“Kurti pagoi Adelinën për ta lavdëruar” – akuza e fortë nga Haki Abazi

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e cila para disa javësh në një emision kishte thënë: “Është epoka e Albin Kurtit.”

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Abazi u shpreh se kryeministri në detyrë i ka dhënë para artistes.

“Kam thënë që Kurti ka hyrë në lloçin ballkanik të bërjes fushatë dhe të arritjes tek elektorati, duke paguar. Nuk kam thënë që Adelina Ismaili i ka marrë paret, por Albin Kurti i ka dhënë paratë Adelina Ismailit. Ka grant prej Ministrisë së Kulturës, ka marrë grant prej kësaj Ministrie”.

“Jemi në një ide e koncept që Kurti është bërë më lloç se sa që kanë qenë politikanët e tjerë. Ka përdorur të gjitha fondet”, deklaroi Abazi, njofton Klankosova.tv.

Abazi: Për qëllime të veta, Kurti nesër ulet edhe me Radoiçiqin

Anëtari i AAK-së Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike në vend.Abazi u shpreh goxha i bindur se Kurti kurrë më s’do të jetë kryeministër i Kosovës.

“As një lider nuk i beson Kurtit me hy në qeverisje. Aq i kontaminuar e toksik është kjo punë. Ju e patë se deri ku mbërriti edhe raporti me Shqipërinë”, tha Abazi në DPT te Fidani.Ai theksoi se nuk ka as edhe një dyshim që Albin Kurti, për qëllime të veta politike nesër ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq, për ta bërë qeverinë.

“Kjo është shumë e qartë. Por, në këtë moment nuk është i interesuar të marrë përgjegjësi për atë se çka po ndodh në veri, për atë se çfarë realisht ka obligim Kosova ndaj partnerëve ndërkombëtar”, tha ai në Klan Kosova.

Alarmohet popullata: Çka po ndodh me SnapChat?

Shumë përdorues të Snapchat kanë raportuar humbjen e mesazheve dhe miqve pas fshirjes dhe riinstalimit të aplikacionit, për shkak të një ndërprerjeje të madhe nga Amazon Web Services (AWS).

Gjatë ditës së hënë, përdoruesit e Snapchat paraqitën më shumë se 22,000 raste problemi, ku shumë nuk mundën të hynin në llogaritë e tyre, të dërgonin mesazhe ose të ngarkonin aplikacionin.

Në disa raste ekstreme, ata u përballën me një mesazh që njoftonte për bllokimin e përkohshëm të llogarisë pas tentativave të dështuara.

Ndërprerja ka prekur shumë aplikacione dhe faqe interneti, përfshirë Ring, Coinbase, Roblox dhe Fortnite. Përdoruesit e Snapchat tani janë drejtuar në X për të shpjeguar se mesazhet dhe miqtë e tyre janë zhdukur pas fshirjes dhe riinstalimit të aplikacionit. Shumë prej tyre raportuan se nuk dinin çfarë të bënin kur Snapchat shkoi poshtë dhe menduan se fshirja dhe riinstalimi do të riparonte problemin. Një përdorues shkroi: “Fshiva dhe riinstalova Snapchat-in, tani nuk mund të gjej miqtë e mi dhe të gjitha snaps-t e mia janë zhdukur. O Zot!”
Një tjetër shtoi: “Fshiva dhe riinstalova Snapchat-in, tani nuk mund të gjej miqtë dhe të gjitha snaps-t e mia janë zhdukur.” Një i tretë tha: “Nuk e dija që Snapchat është poshtë, e fshiva dhe e riinstalova dhe gjithçka është zhdukur.”

Nëse keni humbur një streak me dikë në aplikacion, ka mundësi për ta rikthyer atë. Mund të provoni të riktheni një streak të fshirë duke kërkuar një buton “Restore” pranë bisedës, i cili është mënyra më e thjeshtë nëse shfaqet.

Sipas nationalworld, nëse nuk e shihni atë, mund të plotësoni një formular në faqen e mbështetjes së Snapchat për të kërkuar një shqyrtim nga ekipi i Snapchat. Streak-u mund të rikthehet vetëm nëse butoni “Restore” është i dukshëm ose nëse veproni shpejt për ta kërkuar atë nga mbështetja.

Kryeministri kanadez: Nëse Netanyahu hyn në Kanada, ai do të arrestohet

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se do të mbështeste vendimin e ish-kryeministrit Justin Trudeau për të arrestuar kryeministrin Benjamin Netanyahu nëse ai do të hynte në Kanada, në përputhje me urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Carney e bëri deklaratën gjatë një interviste me Mishal Husain në emisionin The Mishal Husain Show të Bloomberg, të transmetuar të dielën.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse do të ishte i përgatitur të arrestonte Netanyahun, Carney u përgjigj: “Po.”

Duke iu drejtuar të ardhmes së politikës kanadeze mbi shtetësinë palestineze, Carney tha: “Qëllimi përfundimtar është një shtet palestinez i lirë dhe i qëndrueshëm që jeton krah për krah në paqe dhe siguri me shtetin e Izraelit.”

Ai akuzoi qeverinë Netanyahu se po vepronte kundër këtij vizioni.

“Ne pamë se veprimet e qeverisë Netanyahu ishin të dizajnuara në mënyrë të qartë për t’i dhënë fund çdo mundësie për një shtet të Palestinës, në shkelje të Kartës së OKB-së dhe në kundërshtim me politikën e qeverisë kanadeze të çfarëdo lloji politik që nga viti 1947”, tha ai.

Komentet e Carney-t erdhën pas armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Hamasit, i ndërmjetësuar sipas kushteve të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

10-vjeçari në Ferizaj e gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në rrugë, e dorëzon në Polici

Një 10-vjeçar në Ferizaj e ka dorëzuar në polici një portofol me dokumente e para, që e kishte gjetur në rrugë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas, shkruan Reporteri.net.

Pronari është identifikuar dhe është paraqitur në stacion.

” Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal. Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt”, thuhet në njoftim.

10-vjeçari në Ferizaj e gjen kuletën me mbi 1 mijë euro në rrugë, e dorëzon në Polici - Insajderi - Screenshot 20251020 180523 Gallery
Rënditja e partive për Asamble në Mitrovicë befasuese – kjo parti ka shkëputje të madhe

Rezultatet e QKN-së dhe QNR-së për Asamblenë e Mitrovicës tashmë janë numruar të gjitha.

Nga të dhënat e KQZ-së, del se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e para me 40,27%, e pasuar me Vetëvendosjen me 7 mijë e 35 vota apo 22,87 për qind.

E treta është Guxo, ndërsa në vend të katërt Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se kjo komunë ka shkuar në balotazh, ku më 9 nëntor për të partin e qytetit do të përballen Arian Tahiri i PDK-së me Faton Pecin e VV-së./Klankosova.tv

Pas trajtimit mjekësor, ‘merret ky vendim’ për Fatmir Shehollin

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Kjo u konfirmua  nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit. Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.