23.6 C
Pristina
E hënë, 21 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 296

Santiana ‘djeg’ rrjetin derisa provokon me fustanin pa jelek

0

Santiana Maloku, modelja e njohur dhe ish-banore e BBVK, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të ri që nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Në fotografinë e fundit, e cila ka ndezur rrjetin social, Santiana shfaqet para një pasqyre duke vënë në pah format e saj të mrekullueshme dhe gjoksin atraktiv.

E veshur me një set elegant që nxjerr në pah linjat e saj të përkryera, Santiana rrezaton vetëbesim dhe një ndjenjë të fuqishme të stilit personal.

Ngjyra neutrale e veshjes së saj, e ndërthurur me detajet në nuancë të kuqe, e bën këtë look të duket i sofistikuar dhe njëkohësisht tepër provokativ.

Postimi i fundit i Santianës ka marrë një sërë pëlqimesh dhe komentesh pozitive nga fansat e saj, të cilët nuk ngurrojnë të komplimentojnë bukurinë dhe elegancën e modeles.

Ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të diskutuara dhe të pëlqyera në mediat sociale, duke treguar gjithnjë e më shumë se përse është një emër i dashur për publikun.

Santiana Maloku, me këtë foto, jo vetëm që tregoi se është një ikonë e stilit dhe bukurisë, por gjithashtu se di të përdorë mediat sociale për të mbajtur gjallë interesin dhe dashurinë e ndjekësve të saj të shumtë.

Dëshmitari Rrustem Tetaj: Sa herë vinte Thaçi në kazermë, kërkonte të largohej fotografia e Rugovës

0

Dëshmitari Rrustem Tetaj teksa foli për takimet me Hashim Thaçin në Kazermën e Prapaqanit, tha se sa herë shkonte tashmë i akuzuari atje, ata kishin nga pak probleme.

“Sa herë ka ardhë Hashim Thaçi ne kemi pas pak probleme në kazermën e Prapaqanit bash mu për këtë se ishin dy fraksione. Kishin divergjenca të mëdhaja në mes, a në realitet ishim një Ushtri”, tha Tetaj.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se në zyrën e tij e ka pasur një fotografi të Ibrahim Rugovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ka qenë fotografia e Rugovës, kështu që asokohe ka qenë më shumë aktuale që të merren me Ibrahim Rugovën dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sesa vetë me ushtrinë ose me organizimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Tetaj.

 

 

Ai shtoi se ka pasur presion në atë kohë që asgjë të mos jetë në emër të Ibrahim Rugovës.

“Presioni ka qenë që kurgja mos me qenë në emër të dr. Ibrahim Rugovës. Kur them asgjë them që as fotografia, njerëzit që ishin anëtarë të LDK-së. Megjithëse atëherë sa më kujtohet, të gjithë ne ishim ushtarë”, tha dëshmitari.

Gjithashtu, dëshmitari tha se në atë zonë, atë kohë ishin dy fraksione që vepronin por që në realitet të gjithë ishin ushtarë.

“Me të thënë të drejtën aty ishte biseda që ishin dy fraksione si Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe Forca të Armatosura të Kosovës me emrin FARK. Ishte presion largimi nga FARK-u dhe të jemi pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës a në realitet ishim të gjithë ushtarë. Më tepër kanë qenë ato pyetjet, tani nuk më kujtohet më shumë por e di që ndërhyrja ka qenë në lidhje me Forcat e Armatosura të Kosovës me emrin e quajtur FARK”, tha ai.

“2.4 herë më shumë se qeveritë e kaluara”, Kurti krenohet me shifra dhe thotë se janë më të mirët

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bëre të ditur se mesatarja vjetor e investimeve të huaja direkte gjatë katër vjetëve qeverisjeje është 705.6 milionë euro apo 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara, përcjell IndeksOnline.

Kurti tha se qeverisja e mirë dhe e ndershme me sundim ligji dhe përparim demokratik po e bëjnë Kosovën destinacionin me të tërheqës për investime të huaja.

Postimi i plotë:

Mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.

Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj.

Kurti pyetet rreth urës së Ibrit, ja si përgjigjet

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka zhvilluar një vizitë në Institutin francez në kryeqytet.

Pas njoftimit rreth punës së këtij instituti nga ambasadori francez dhe stafi punonjës, Kurti është pyetur rreth çështjes së Urës së Ibrit.

Kurti ka thënë se nuk është vendi adekuat që duhet të flasë për këtë çështje, transmeton IndeksOnline.

“Këtu jem në institutin francez e flasim për tema tjera. Për të gjitha pyetjet tjera përgjigjemi nga kryeministria”, ka thënë Kurti

Ndërron jetë doktori i njohur prizrenas

0

Ka ndërruar jetë doktori i njohur prizrenas Tyrhan (Rifat) Kosova.

Varrimi do të bëhet sot më 03.09.2024 në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit. Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

Postimi i plotë i kryetarit të Prizrenit

Rriten pagat edhe për këtë kategori

0

Sigurimi fizik i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pezulluar grevën e paralajmëruar për sot pasi të njëjtit kanë arritur një marrëveshje me SHSKUK-në që pagat të dalin me rritje, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se pagat me rritje do të dalin nga tetori, në të kundërtën do ta mbajnë grevën.

“Ka qene një greve e përgjithshme që është paraparë falë bisedimeve që i ka bërë kryetari i shoqatës me drejtorin e SHSKUK-së (Elvir Azizi), fal asaj që me datën 17 të këtij muaji do të jetë hapja dhe definimi i saktë i cilës kompani do të jetë. Ne edhe me komunën e Prishtinës kemi dhënë afat që të presim për rritje, dhe këtu ne bëjmë thirrje që të presim për rritje për 13 ditë. Paga e tetorit do të jetë pagë me rritje. Është pezulluar greva, nëse kjo nuk funksionon do t’i aktivizojmë”.

“Ndihemi mirë që së paku kanë filluar institucionet të shohin se pa sindikatë nuk bënë. Kanë premtuar dhe do ta realizojnë gjithçka që thotë Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe gjitha ligjet tjera. Dua ta jap edhe një sinjal të mirë për të gjithë punëtoret që kanë bërë ankesa për Covid-19, se Gjykata e Apelit kërkesën tonë e ka aprovuar si të arsyeshme, gjithë këta punëtore do të kenë një procedurë, do ta gëzojnë të drejtën e pagës shtesë ne momentin e pandemisë që kjo Qeveri nuk e ka pagur. Ne Gjakovë veç kanë filluar që t’i marrin pagat. Par pagën jemi marr vesh me Ministrisë e Shëndetësisë, paga ka qenë 405 euro, ajo pagë është. Për ne është me rëndësi fillimi i implementimit të pagës”, ka thënë Azemi.

Hajriz Qeriqi, punëtor i sigurimit fizik në QKUK ka thënë se po i kërkojnë vetëm të drejtat e tyre. Punën që e bën në këtë institucion shëndetësor e konsideron të rrezikshëm për shkak sulmeve të shpeshta.

“Unë qe 25 vjet, prej 99-s kam hyrë në QKUK, kemi qenë me shtet duke punuar, na kanë privatizuar neve. Jam luftëtar i UÇK-së e invalid i luftës. Na kanë privatizuar neve edhe unë rrafsh për 26 vjet kam mbetur me këtë pagë. Një herë e kemi pasur 150 euro, 6 muaj kemi qenë pa pagesë. Edhe tash e pasi na kanë privatizuar edhe ne kemi qenë gjithë të shkelur jemi duke lypur të drejtat tona. Jemi takuar nuk kemi ka të shkojmë. Paga është me kujdestari, ata që kujdestarojnë ditën 270-290 euro i marrin, ne që kujdestarojmë natën i marrim 300. Kërkesa jonë është që të bëhet se paku 450 deri 500 euro. Me së shumti ne kemi problem tek dera si sigurim. Mua me kanë rrahur, nuk e di as kush më kanë rrahur 5 veta, as rrezikshmëri nuk na paguajnë, 2 euro kujdestaria na paguhet”, ka thënë ai.

Shpërthen Zeka:Edhe lopët mi vetë e dijnë që as Enver Hoxha s’i ka prishë raportet me ndërkombëtarët

0

Për Zekën, politika e kryeministrit Kurti drejtuar akterëve ndërkombetar është armiqësore.

“Politika të cilën e ka ndjek Albin Kurti me faktorin ndërkombëtar më ka çue tek thënia serbe që thotë se ne e rifitojmë Kosovën atditë kur në Kosovë vie lideri politik që do të armiqësoj popullin e Kosovës me amerikanët dhe evropianët, e kësaj e ka arritur Albin Kurti”, deklaroi ai.

Zeka deklaroi se policët janë ata që i pësojnë më së shumti veprimet qeveritare.

“120 vite kombi shqiptar ska qenë më i armiqësuar me perëndimin se sa me Albin Kurtin dhe matjet e urës është hajgare për qytetarin e Kosovës.Edhe lopët mi vetë e dijnë që as Enver Hoxha s’i ka prishë raportet me ndërkombëtarët”

Sipas tij, zyrtarët policor janë ata që po pësojnë nga vendimet për zonën e veriut.

Haziri thotë se Serbia po lufton me moton “gjithçka përveç pavarësisë së Kosovës”

0

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se Serbia po ec me një politikë, me të cilën përmes saj, synon që të prish partneritetin e Kosovës me perëndimin.

Ai thotë se nga ato shtete me të cilat Serbia do që Kosova të i prish raportet, e para është Amerika.

“Është ndërtuar politika e re, që ata e quajnë ‘gjithçka përveç pavarësisë së Kosovës’. Në Serbi, kjo është formula: Duhet të bëjmë gjithçka ta rrënojmë raportin, miqësinë, dhe partneritetin e shqiptarëve me perëndimin, ku e para hyn Amerika, NATO-ja, edhe BE-ja. Është luftë e gjatë, nuk është synim që do të arrihet shpejt”, u shpreh ai te ‘DPT Fidani’.

Elshani: Sa është Radoiçiqi i lirë ka rrezik për sigurinë

0

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur se a është shpartalluar grupi i Radoiçiqit në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, ekziston mundësia që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.

“Sa është Radojçiqi i lirë ka rrezik, por ne jemi me numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elshani.

Ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.

“Prej orës 8 në mëngjes e deri në mbrëmje ishim në detyrë, në uniformë. Tash edhe na kemi dalë me lëviz, me shëtit. Kjo është e mundur, nuk ka ndonjë problem. Por situata këtu është thuajse çdo natë, ndonjëherë edhe më shumë. Tash kanë filluar edhe shkollat me siguri kemi me pas më shumë njerëz, pra situata është e qetë“.

Deputeti i VV’së: Ura e Ibrit do të hapet, keni pritur disa vjet, pritni edhe disa ditë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se për 25 vite radhazi veriu i Kosovës ka qenë zonë e paprekur nga autoritet shtetërore, e derisa potencoi se në atë pjesë kanë sunduar strukturat paralele.

Rrustemi thotë se për dallim nga atëherë, tashmë veriu ka një realitet krejt ndryshe, madje sipas tij i pakrahasueshëm.

“25-vjet e ka pasur atë zonë të paprekur nga autoritetet shtetërore, kanë sunduar strukturat paralele. Radoiçiq ta ka vendosur rregullin dhe ligjin atje. Prania e dinarit thua që është monedhë me valutë zyrtare në Kosovë, rrugë të trafikimit e të kontrabandës. Këto nuk janë manovra, janë veprime institucionale për të zbatuar ligjin edhe kushtetutën edhe në atë pjesë të Kosovës, në të cilën nuk ishin zbatuar asnjëherë përgjatë 25-vite. Sot, është realiteti krejt ndryshe dhe i pakrahasueshëm, dhe kështu do të vazhdojë”, tha ai në Tëvë1.

Ndërkohë, sa i përket hapjes së urës mbi lumin Ibër, tha se ajo urë s’mund të ketë destinacion tjetër, përveç hapjes.

“Keni pritur disa vjet, pritni edhe disa ditë. Ama ura do të hapet. Nuk mund të ceki datë, por po them që ura nuk mund të ketë destinacion tjetër, përveçse hapjes për qarkullim dhe për t’i shërbyer dy pjesëve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”, potencoi Rrustemi.