15.2 C
Pristina
E diel, 20 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 298

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para disa minutave në Podujevë

Burimet e IndeksOnline mësojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’, disa metra larg qendrës tregtare ‘’Park Plaza’’.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

A na e kanë inat shqiptarët e Shqipërisë?/ Sqarohet Osman Azemi

0

Osman Azemi, aktor, ka sqaruar në Pressing në T7 deklaratën e dhënë ditë më parë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, e cila bëri bujë të madhe.

Ai tha se këtë deklaratë e ka thënë me humor dhe ndjehet keq për situatën e sikletshme që e ka krijuar tek personat që e njohin atë.

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq”, tha Azemi.

“Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretu. Qëllimi im ka qenë për me folë për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq”, tha Azemi në Pressing.

“Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përqa mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi më tej.

Paralajmërohet përshkallzim të situatës në veri, KFOR-i rrit nivelin e forcave

0

Ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan nuk ka përjashtuar shpërthime dhune pas veprimeve të fundit nga Qeveria e Kosovës në veri.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai tha se KFOR-i tashmë ka rritur nivelin e forcave, duke iu referuar trupave që qëndrojnë mes Urës së Ibrit.

“Ne kemi parë tashmë shpërthime dhune. Nuk besoj se po shkojmë drejt një dhune të madhe, por nuk përjashtohet. Kemi parë që edhe KFOR-i e ka rritur nivelin e forcave. Ditëve të fundit, kam parë fotografi të trupave që qëndrojnë mes urës së Ibrit. Supozoj se mund të jenë shqetësuar për kalimin e mundshëm të aktivistëve, që do të përpiqeshin të nxisnin telashe. Është një moment i tensionuar dhe për mua kjo është një nga arsyet përse komuniteti ndërkombëtar e ka ngritur nivelin e vigjilencës”, tha ai.

Kupchan ka folur edhe për mbështetjen e Kosovës nga ShBA-ja dhe NATO-ja, nëse ato mund t’ia kthejnë shpinën.

“Unë nuk besoj se kjo është një pikë kthese në mbështetjen e Perëndimit për Kosovën. Por, është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës ta kenë parasysh faktin se po të mos ishin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, përpjekjet e NATO-s dhe të partnerëve evropianë të Amerikës, Kosova ndoshta nuk do ta gëzonte pavarësinë sot.

Për rrjedhojë, ju nuk dëshironi ta rrezikoni mbështetjen e jashtme, që në shumë aspekte është thelbësore për sigurinë tuaj dhe për qëndrueshmërinë tuaj si vend i pavarur”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse mendon se Qeveria e Kosovës mund të gjejë ndonjë mes – edhe të shtrijë ligjshmërinë dhe sovranitetin, edhe t’i ruajë marrëdhëniet e mira me komunitetin ndërkombëtar, ai tha:

Realiteti është se hapat që po ndërmerr Kurti, nuk janë të paarsyeshëm nga këndvështrimi i ushtrimit të pushtetit sovran. Atë që po bën Prishtina, do ta bënte çdo qeveri sovrane.

Nëse në Teksas, për shembull, Meksika do të hapte institucione paralele dhe do të ofronte kujdes shëndetësor, siguri dhe lloje të tjera shërbimesh komunale, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin të lumtura dhe, në fakt, do t’i mbyllnin ato institucione paralele.

Kështu që, nga perspektiva e autoritetit politik dhe ligjor, ajo që po bën Kurti, ka shumë kuptim. Por, problemi është se Kosova nuk gjendet në një mjedis të qetë.

Ajo gjendet në një mjedis të tensionuar, në një rajon të vështirë, në mes të negociatave shumë të vështira me Serbinë për njohjen e saj, për hyrjen e saj në bashkësinë ndërkombëtare të kombeve, si një vend që do të pranohej nga të gjithë.

Në rrethana të tilla, unë mendoj se i takon udhëheqësit – kushdo qoftë ai – që të balancojë ushtrimin e sovranitetit, të të drejtave politike dhe ligjore me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, deklaroi Kupchan.

Shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova do të përurohet në këtë qytet

0

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë do të bëhet përurimi i shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu tha kryetari i kësaj komunë, Shpejtim Bulliqi.

“Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, tha Bulliqi.

Me vendosjen e kësaj shtatore, kryetari i Podujevës thotë se “ne po nderojmë një nga figurat më të shquara të kombit tonë, Presidentin Ibrahim Rugova, si simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit Rugova, familjarë të tij dhe qytetarë nga treva e Llapit e gjitha trevat shqiptare.

Theret një person në Prishtinë, viktima dyshohet të jetë nxënës

0

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e në Policinë e Kosovës Qendra në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.

Ndërsa, Sinjali ka raportuar se  dyshohet se personi i therur me thikë , dyshohet të jetë një nxënës i një shkolle.

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të dy grupëve

0

Kryeqyteti mbrëmë është tronditur nga të shtëna me armë zjarri.

Një përplasje e armatosur nga ndodhur mes familjes Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat.

Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur.

Sot( e hene) eshte publikuar nje video nga portali Paparaci e cila tregon me ne detaje nje pjese te perleshjes se dy grupeve.

Shiko këtu videon

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Humolli refuzon ofertat e partive: Po punojmë për themelimin e një subjekti të ri politik

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli po synon themelimin e një subjekti të ri politik me të cilin do të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

I kontaktuar nga IndeksOnline, ai ka thënë se po punojnë për formimin e një subjekti të ri politik, ndryshe nga partitë aktuale.

“Nëse mundemi me u përgatit me grupin tonë. Jemi duke vlerësuar se ku kemi arritur me përgatitje tona. Mund të them se jemi për një subjekt që do i prin misioni e jo njeriu. Kulti i individit kemi vlerësuar se ia ka zënë frymën demokracisë”, ka thënë Humolli.

Deputeti i pavarur, nuk ka zbuluar tani për tani se kush është pjesë e këtij grupimi politik. Megjithatë ka thënë se ka veshtirësi, por që jo me çdo kusht do të hyjnë në garë, pa u krijuar parakushtet për të pasur sukses.

Krejt në fund, ai ka thënë se ka pasur oferta nga partitë tjera për të hyrë në listën e tyre, por që ka refuzuar, pasi është i interesuar ndryshe nga partitë aktuale.

Humolli në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, por pas disa pakënaqësive kishte kaluar si deputet i pavarur.

Ndahen Heidi dhe Romeo? Ja detaji që shton dyshimet

0

Dje, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj festuan ditën e lindjes dhe urimet për ta nuk munguan.

Donaldi shprehu dashurinë e tij për Romeon me fjalët prekëse: “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”

Bora Zemani gjithashtu bëri një urim romantik në Instagram për Donaldin, duke shkruar: “Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime.”

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi Baci për partnerin e saj, Romeon.

Kjo ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve dhe fansave të çiftit: është kjo kriza e parë në çift apo thjesht një zhurmë e kotë në media?

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Heidi do të reagojë në ditët në vijim dhe do të qartësojë situatën.

E rëndë: Në ditën e parë të shkollës theret me thikë një nxënës në Prishtinë

0

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”, në rrugën “Sadik Zeni”, ku një person është parë i plagosur i shtrirë në tokë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, dyshohet se një person është therur me thikë dhe viktima është një nxënës i një shkolle.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tashmë prezenca e policëve dhe e ambulancës.

Sinjali mëson se ndihmën e parë ai e ka marrë fillimisht nga disa persona që kanë qenë afër ngjarjes, deri në arritjen e ambulancës, teksa ai më pastaj është dërguar në spital.

Paralajmëron Limaj: Kandidatët për deputetë të koalicionit AAK-NISMA do të jenë personalitete të fuqishme kombëtarisht

0

Kryetari i Nismë Socialdemokrate Fatmir Limaj tha në Frontal në T7 foli për përgatitjet që po i bëjnë me AAK-në për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Limaj tha se lista e kandidatëve për deputetë e këtij koalicioni do të përfshijë “profesionistë të vërtetë”.

“Lista do të ketë njerëz më përvojë në profesionet e tyre por edhe politikisht, ne do t’ju ofrojmë qytetarëve profesionistë të vërtetë, kandidatët më të mirë politikë”, tha Limaj.

“Lista që do të kombinohet, unë po flas si koalicion, do të jenë personalitete të fuqishme kombëtarëshit” shtoi Limaj.