22.7 C
Pristina
E diel, 20 Prill, 2025
No menu items!
Home Blog Page 299

Varroset 23 vjeçari nga Krusha e Madhe

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot ka marrë pjesë në varrimin e një  23 vjeçari që vdiq pas një aksidenti.

“Sot, me dhimbje të thellë, mora pjesë në varrimin e të riut 23 vjeçar, Arbër Shala nga Krusha e Madhe, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti.”

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Arbër Shalës.

“Së bashku me familjarët, me miqtë dhe me të afërmit, i dhamë lamtumirën e fundit këtij djali të dashur e të respektuar. Ky është një moment i vështirë për të gjithë ne, dhe ndiej dhimbjen që po përjeton familja Shala! U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe i lus familjarët të mbahen sa më të fortë në këtë moment të rëndë! Pushofsh në paqe, Arbër!”

Dëshmitari Imeri në Speciale: Unë isha shoku i Adem Jasharit dhe jo këta këtu

0

Dëshmitari Imer Imeri tha se ai ishte shok i Adem Jasharit dhe jo këtu të akuzuarit nga Specialja.

“Unë isha shoku i Adem Jasharit dhe jo këta këtu dhe ata tjerët atje”, tha Imeri të hënën gjatë dëshmisë në Hagë.

Ai tha se të akuzuarit e dinë se çfarë familje ishte familja e tij, por mjerisht për ata e keqja ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova. Sipas tij, synohej t’i likuidojnë të gjithë që ishin në LDK.

“Ajo që më ka shty të jem i hapur është kjo që të shohin të gjithë vuajtjen time pasi është diçka gati si e pamundshme qysh me ndodhë kjo në një familje në Drenicë. Jemi një vend ma patriotik në Kosovë dhe shqiptari dhe jemi familja ma punëtore dhe ma patriotike dhe mund të kenë tregu edhe këta zotëritë që janë këtu e dinë të gjithë, por pse më ndodhi mua. Mjerisht për këta e keqja- LDK-ja, Presidenti Rugova dhe këqyrshin me na likuidu të gjithëve. Më vjen keq shumë”, tha Imeri, transmeton Betimi për Drejtësi.

Imeri tha se është njollosur emri i tij dhe i familjes se tij, pasi ai ka qenë shok i Jusuf Gërvallës e Adem Jasharit ngase edhe ai ka luftuar për Kosovën.

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

0

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.

Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit.

Aksioni nxiti reagimin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

“Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të [kryeministrit Albin] Kurti, por nuk janë të mira për Kosovën”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s.

I pyetur rreth kritikave të ashpra të ndërkombëtarëve karshi Qeverisë, pas mbylljes së disa institucioneve paralele serbe në veri, veçanërisht pasi SHBA-ja tha se ky veprim pasqyron “përkeqësimin e marrëdhënieve tona”, Kupchan tha:

Mendoj se është veçanërisht shqetësuese, sepse vjen pas një sërë hapash që ka ndërmarrë Qeveria e Kurtit – prej se ka ardhur në pushtet – e që kanë penguar dialogun me Serbinë dhe kanë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Qoftë ndalimi i përdorimit të dinarit, qoftë detyrimi për ndryshimin e targave, përpjekja për hapjen e urës së Ibrit, përpjeka e njëanshme për t’i instaluar kryetarët e komunave në veri, edhe pse janë zgjedhur nga një pakicë e vogël votuesish, apo tani mbyllja e këtyre institucioneve paralele… këta nuk janë hapa të dobishëm.

Por, tani që zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për muajin shkurt, mendoj që Kurti po pozicionohet për t’ia dalë mirë në atë proces.

E dimë se kudo në botë, por sidomos në Ballkan, nacionalizmi funksionon mirë.

Unë mendoj se Kurti po e bën pikërisht këtë. Por, sipas vlerësimit tim, është dritëshkurtër, sepse e minon mbështetjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk ndihmon për ta çuar përpara dialogun me Serbinë – përkundrazi, e kthen prapa.

Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të Kurtit, por nuk janë të mira për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Rriten pagat në 400 euro për këtë kategori

0

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të shkollave të Prishtinës, nga tetori do t’i marrin pagat me rritje për 130 euro.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se Komuna e Prishtinës ua ka plotësuar 95 për qind të kërkesave të tyre, ndërsa pagat e punëtorëve teknikë nga muaji i ardhshëm do të jenë 400 euro bruto.

“Oferta e Komunës së Prishtinës i plotëson kriteret dhe kërkesën tonë, 95 për qind të asaj që e kemi kërkuar është realizuar. Ne kemi kërkuar që marrëveshja të bëhet edhe me tri shkolla të mesme. Kontrata me 250 euro që ka qenë dhe është deri më 30 shtator, me 1 tetor fillon paga e tyre me 400 euro bruto. Pra, paga e tyre do të rritet për 130 euro – 380 euro neto. Shkollat fillore kanë qenë data 9 shtator, e cila skadon por nuk është zgjedhur operatori i ri pasi që ata thonë qe ka qenë një operator i papërgjegjshëm”, u shpreh Azemi.

Ai ka thënë se rritje të pagave do të kërkojnë edhe vitin e ardhshëm, me kërkesë që e njëjta të bëhet 470 euro.

“Nga presioni serioz i punëtorëve dhe puna serioze e komunës së Prishtinës me datën 16 shtator do të fillojë edhe paga e tyre të jetë 400 euro ose 380 euro neto, të gjitha shoqatat e kanë përkrah këtë vendim, por bashkëpunimi me komunën e Prishtinës nuk do të përfundojë këtu sepse  ne mendojmë në vitin e ri kjo pagë duhet të rritet deri 470 euro. Kemi edhe telashe me mospagesën e stazhit të punës atë do të kërkojmë që nga 6 ditshi i mëhershëm dhe do ti kërkohet secilës kompani dhe vetë komunës nëse nuk janë paguar me rregull dhe do të shkojë në aspekt ligjor”. /EO

Kurti uron nxënësit: MASHTI u kujdes që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të ri shkollor

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.

Ai po ashtu ka përmendur edhe subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën dhe rritjen e shtesave për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare.

“Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”, shkroi kryeministri Kurti

Fillimi i vitit të ri shkollor, Haxhiu: Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje e frymëzim

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë fëmijëve dhe mësuesve.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindit mbetet i pa zëvendësueshëm në këtë proces.

“Sot hapet një kapitull i ri plot me mundësi për të mësuar dhe për të arritur ëndrrat të gjithë fëmijët tanë. Viti i ri shkollor sjell përherë entuziazëm për nxënësit, prindërit dhe familjet, sepse rifillon një proces i edukimit, arsimimit, dhe zhvillimit më të madh të aftësive të më të dashurve tanë. Në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm. Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë!”, thuhet në postimin e Haxhiut.

Po ashtu, ministrja ka uruar posaçërisht mësuesit, teksa i ka vlerësuar si forcë që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit.

Qindra serbë mblidhen për të protestuar në veri

0

Afër 300 qytetarë serbë u tubuan para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2 shtator, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë.

Personat që protestuan të hënën ishin punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë.

Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Xhuli mbërrin në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”: “Faleminderit që ia kanë lanë këtë emër kaq t’madh”

0

Ish-banorja e BBVK Juliana Nura njihet për udhëtimet e saj të shumta.

Shpeshherë ajo edhe ndan momente nga vende luksoze që i viziton.

E ditën e sotme me të mbërritur në Prishtinë bëri një video duke u treguar fansave se ku gjendet.

Përmes videos ajo u shpreh falënderuese që i kanë vënë emrin e Adem Jasharit, aeroportit.

Në mesin e të plagosurve në Prishtinë janë dhe dy të rinj

0

Mbrëmë, Prishtina u trondit nga një incident i armatosur mes dy grupeve, ku si pasojë një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Në mesin e të plagosurve janë një 21 dhe 29 vjeçar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur kirurgu, Vesel Skenderi.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.

“Gjendja e tyre është mirë, ata trajtohen tash pas operacionit me të gjitha shërbimet e nevojshme“ – “Njëri pacientë është i lindur në vitin 2003, pacienti tjetër është 1995, ata janë jashtë rrezikut për jetë“ – tha ai.

Tutje, Skenderi theksoi se njëri pacientë ka plagë në pjesën e kokës por që është një plagë rrëshqitse.

“Kanë plagë në abodmen, njëri pacient ka në ekstremitet e poshtme, pacienti tjetër ka në pjesën e kokës por një plagë rrëshqitse“, deklaroi kirurgu.

Ndryshe ,nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.

Vrasja dhe plagosja në Prishtinë/ Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, Qeveria është dorëzuar

0

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku pas shumë të shtënave me armë zjarri, mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim.

Sipas saj, Qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet.  Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë?  Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.