Ky është moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Numërohen votat me postë në Gjilan, mësohet a do të ketë balotazh

përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Gjilanit.

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 51.76% të votave të diasporës, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 36.53% të votave me postë.

Ndërsa dhe në rezultatet preliminare të KQZ-së, Hyseni i VV-së prin në Gjilan me 49.76% të votave, derisa i dyti radhitet Ismajli i cili ka grumbulluar 34.24%.

Me këtë rezultat edhe Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor.

Afrohet dita, ja kur bëhet ndërrimi i orës

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025.

Ora e saktë kur akrepat lëvizin një orë prapa është ora 03:00 e mëngjesit.

Pra, kemi një orë “më shumë” për të fjetur.

Me kthimin në kohën e dimrit, dielli do të lindë dhe do të perëndojë më herët.

Gjithashtu, ditët do të kenë më pak dritë në orët e pasdites.

Në fakt, ora dimërore i referohet kohës standarde që përdoret gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Nga ana tjetër, ora verore u prezantua për të shfrytëzuar më mirë dritën e ditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, duke i zhvendosur akrepat e orës një orë përpara në fund të marsit.

Ideja e zhvendosjes së orëve prapa daton që nga shekulli i 18-të, kur u propozua nga Benjamin Franklin, por vetëm në shekullin e 20-të u përdor gjerësisht, veçanërisht gjatë luftërave botërore dhe krizës energjetike të viteve 1970.

Qëllimi kryesor ishte kursimi i energjisë, por me zhvillimin e teknologjisë dhe ndryshimet në stilin e jetës, përfitimet u bënë çështje debati.

Edhe pse ndryshimi i orës mund të duket si një ndryshim i vogël, shumë ekspertë paralajmërojnë se ai mund të ndikojë në orën e brendshme biologjike të një personi.

Në ditët pas ndryshimit të orës, disa njerëz mund të përjetojnë lodhje, ulje të përqendrimit dhe shqetësime të gjumit.

Bashkimi Evropian ka diskutuar për heqjen e ndryshimeve sezonale të orës për vite me radhë.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian votoi për një propozim për heqjen e ndryshimit të detyrueshëm të orës, por vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi sepse shtetet anëtare nuk kanë arritur një konsensus nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në orën verore apo dimërore.

Polici serb i Kosovës i referohet shtetit “Kosova Metohija” në profilin e tij

Stefan Iliç, zyrtar policor që i përket gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës, prej kohësh në profilin e tij në Instagram mban mbishkrimin “Kosova e Metohija”, një referencë jozyrtare dhe politike që nxit përçarje dhe urrejtje, e cila, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër të dënueshme.

Iliç, i diplomuar në janar të këtij viti, është i angazhuar në stacionin policor në veri të vendit, konkretisht në ekipin A, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare nëse dhe çfarë masash merren në raste të tilla.

Ndërkaq sa i përket aspektit ligjor, avokati Visar Rrecaj pohon se kjo është shkelje e rëndë.

“Referimi i zyrtarit policor vendit e shtetit te cilit i shërben Kosovës, me termin jo zyrtar ‘Kosova e Metohija’ është shkelje e rëndë madje edhe i betimit të dhënë, pasi ai pikërisht betohet se do të jetë besnik ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa t’i referohet kësaj republike me Kosova Metohi është më shumë se shkelje e betimit”, tha Rrecaj për Klan Kosova.

Nga Altiana Zogaj

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 72 cent më i ulët se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar, në 60.57 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 66 cent më poshtë, në 56.88 dollarë

Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Furnizimi po rritet ndërsa kërkesa është e zbehtë, raportoi javën e kaluar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Në kushte të tilla, rezervat globale arritën nivelin e tyre më të lartë në katër vjet në gusht, në 7.9 milionë fuçi, llogariti agjencia, dhe teprica e furnizimit duhet të rritet ndjeshëm deri në vitin e ardhshëm, më së voni.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për bllokadën e qeverisë amerikane për shkak të mosmarrëveshjes mbi shpenzimet buxhetore.

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Prishtinë.

Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga VV-ja, Hajrullah Ceku nga ka marrë 55.38% të votave të diasporës.

Ndërsa kryetari aktual, Përparim Rama ka marr 26.67% të votave me postë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Rama prin në Prishtinë me 33.78% të votave, derisa Ceku radhitet i dyti me 33.00%.

Loredana në qendër të vëmendjes, flet pas videos me të riun duke e puthur

I ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë David Dano, i cili së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator

I riu kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike.

Ndër të tjera, Davidi ka publikuar në Instagramin e tij edhe një video me Loredana Bratin ku duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron asaj një puthje në faqe. Si është e vërteta pas kësaj videoje? Lexoni më shumë në këtë link.

Nga ana tjetër, lidhur me deklaratën e Davidit, ka ardhur dhe një reagim nga Loredana Brati, duke u shprehur se

“Isha e ftuar në një event në Vlorë në datën 14 gusht, ku kanë qenë dhe të ftuar të tjerë si Laerti, Rizarta, Françeska Murati, etj. Kemi qenë në varkë dhe Davidi ka ardhur në momentin në të cilin ne kemi zbritur nga aty, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë të cilët kishin marrë vesh që isha në atë vend dhe erdhën të më përshëndesnin e të bënin foto. Djali ka ardhur si fans për të kërkuar foto dhe një video përshëndetëse, madje i dridhej dora nga emocionet në ato momente dhe për të qenë sa më humane, thashë ato fjalë. Krejt papritur erdhi kjo puthje që më vendosi goxha në siklet. David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…

Ajo madje ka publikuar edhe mesazhet me të riun, ku sipas saj e bëri pasi që qe disa here po tentohet ti dëmtohet imazhi.

Kurti shkon në Londër, zbulohet agjenda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, kjo për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesi të Berlinit. Samiti do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2025.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, të hënën, duke paralajmëruar edhe takime bilaterale.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njioftim.

Ndërkaq, Serbia do të përfaqësohet me kryeministrin, Đuro Macut. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes Kurtit dhe Macut.

Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së

Policia serbe ka kryer bastisje në shtëpinë në Tërnoc të zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Ramizit, i cili ka qenë edhe ish-pjestar i UÇPMB-së.

Bastisja ka ndodhur para disa ditesh, ndërkohë raportimi dhe pamjet janë publikuar sot në mediat lokale të Luginës.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Ramizi ka kandiduar për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK’së.

 

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë ndaluar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të ndodhur më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas komunikatës së përbashkët për media, pas veprimeve hetimore dhe identifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

IPK, në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur të sigurojë prezencën e personave të dyshuar dhe të sekuestrojë prova materiale, përfshirë një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën e tipit AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestohen katër persona për një rast rrëmbimi në Prishtinë – në mesin e tyre edhe një zyrtar policor - Insajderi - image 197