Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!

Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave publike të destinuara për parkimin e veturave.

Kjo rregullore është zbatuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë, e cila kishte miratuar Rregulloren për menaxhimin e parkingjeve publike.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët duket se janë ‘dakord’ të paguajnë këtë lloj takse.

Një qytetar i Vushtrrisë ka publikuar një foto në Facebook ku shihet se një qytetar ka hequr ‘felnen’ së bashku me bllokuesin e vendosur nga kompania që mirëmbajnë parkingjet.

Ai ka vendosur gomën rezervë të veturës për t’i shpëtuar gjobës.

Pas këtij veprimi, janë vërshuar komente nga qytetarët në rrjetet sociale./Gazeta Imazhi/

Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave të cilat vetëm në disa lokalitete mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh kalimtar shiu të karakterit lokal. Në shumë vise nuk priten fare reshje. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe ajo maksimale mund të shkojë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të martën parashihen të mbajë mot me diell dhe shtim apo dendësim të madh të vranësirave në Shqipëri nga deti do të fillojnë rrebeshet e shiut të cilat do të përhapen në shumë vise tjera të Shqipërisë. Lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Rrebeshe shumë të pakta priten thellë në jug të Shqipërisë, shumicën absolute të territorit të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe veriut të Malit të Zi. Rrebeshet më intensive priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.

Preket vëllai i Afrim Bunjakut – Këto ishin fjalët e fundit të heroit me vëllain e tij, para sulmit në Banjskë

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë.

“Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë.

Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë.”, u shpreh Muj Bunjaku.

Teksa u pyet se si e mori vesh lajmin e hidhur për të vëllain, ai u përgjigj duke thënë se “Ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur më ka marrë në telefon djali i xhaxhait që jeton në Gjermani dhe më ka thënë që ‘kanë plagosur rëndë Afrimin’. Ishte shumë rast i rëndë. Mirëpo përkrahja ishte shumë e madhe nga shqiptarët kudo, i falënderoj se përkrahja ishte shumë e madhe, nga do anë.

“Jeta… është e vështirë t’i kthehesh normaliteti, është rast i rëndë. Afrimi nuk ishte vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve.

Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.

“Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur.  E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. “Jo, jo”, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë  dhe të ruhet, dhe ka thënë “s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja. Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim”.

Lotina ia sheh ‘hajrin’ Mozzikut, i ndodh e papritura

Moderatorja kosovare Lotina Haziri ka pasur një audiencë të madhe në rrjetin social Instagram.

Mirëpo numri i ndjekësve është rritur akoma më shumë pasi zyrtarizoi lidhjen me reperin Mozzik.

Duke hulumtuar në profilin e saj shohim që ajo ka arritur gati 1 milion ndjekës.

Kujtojmë që dyshja po shijojnë çdo moment bashkë të cilat po i ndajnë më fansat e tyre./Indeksonline/

Shiko foton:

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që kanë bërë për Kosovën”.

“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, tha Osmani.

E para e shtetit po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo në New York, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Vjosa Osmani, ka takuar disa liderë botërorë gjatë këtyre ditëve, duke tentuar avancimin e raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera.

Tha se prindërit ishin kundër mbulesës së saj, reagon nëna e vajzës pas deklaratës së drejtorit

Një 18-vjeçare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Drejtori i shkollës,“Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet. Duke shtuar se prindërit e vajzës ka qenë të njoftuar, por që sipas tij 18-vjeçarja nuk i ka dëgjuar as prindërit edhe pse ata ka qenë kundër.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar nënë e vajzës, ku tha për Indeksonline, se pretendimet e tij janë të pavërteta, duke shtuar se Nikqi është mundur ta bind vajzën e saj të heqë mbulesë.

“Nuk është e vërtetë që unë si prindi i vajzës kam qenë kundër mbulesës së vajzës time siç e ka cekur ai në komunikaten e tij. Nuk e di nga ku e ka shpikur këtë gjë ose vetem po e përdor për të arsyetuar vetveten, përkundrazi ai është munduar që të bind vajzën për të hequr mbulesën dhe ka insistuar që edhe une t’i ndihmoj për ta bindur”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Tutje ajo, ka thënë që vajza është e vetëdijshme për veprimet e saj, dhe do ta përkrahë në vendime e saj.

“Vajza ka arritur moshën dhe është e vetëdijshme për veprimin e saj pa ndikim të askujt, me vullnetin e saj të lirë. Une qendroj pas vajzës time dhe e perkrahi në çdo hap të saj, është bindja e saj e personale dhe e drejta e saj. Kjo është shpifje e drejtorit!

Po ashtu, ai nuk ka të drejtë të flas për jetën time personale”, është shprehur nëna e vajzës.

Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.

“Në garë zgjedhore është e rëndësishme me fitu, fitorja nuk është gjithmonë me dalë i pari, fitorja për rastin e PSD-së është edhe me kalu pragun. Unë besoj se PSD duhe të marrë pjesë në zgjedhje kur sigurohet se i ka gjasat reale të kalojë pragun. Një send që duhemi ta tregojmë haptazi se ne nuk bëjmë koalicione politike me asnjë parti politike”.

“PSD-ja nëse do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, do të jetë vendim kur jemi të bindur se gjasat janë reale për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, sa për të marrë pjesë”, ka thënë Molliqaj.

Nëna e Faton Hajrizit: Ma dërgoi një fotografi nga arratia, lajmin për vrasjen e tij e mora vesh…

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha se nga djali i saj kishte pranuar vetëm një fotografi në Viber, gjatë kohës sa ai ishte në arrati.

“Asnjëherë, asnjë komunikim s’e kam pasë. Veç një fotografi ma ka dërgu, ai brenda në një veturë u kanë  edhe nuk kemi pas asnjë komunikim, se e ka ditë që nëse e flet me neve na kena me lutë me u dorëzu”, tha ajo në Frontal në T7.

Ajo tha se s’ka mundur t’i shkruante diçka, sepse thotë se numri “u bllokua automatikisht”.

Lajmin për vdekjen e djalit të saj, Shehrije Hajrizi tha se e mori “përmes Facebook-ut”.

“Unë kam hy te çdo gazetë, dhe kurrgjë s’kam thënë tjetër veç jo, jo, jo. Fatkeqësisht ajo ishte e vërteta”, tha ajo.

“Atë ditë ishim vetëm unë me të shoqin”, rrëfen Shehrije Hajrizi, duke treguar se si burri i saj e kishte thirrur policinë, duke dashur ta telefononte ndihmën e shpejtë.

Pas lajmit se Faton Hajrizi e kishte vrarë një polic në Serbi, ajo tha se ishte në ankth.

“E vetmja lutje e jona u kanë që mos me ra në dorë të atyne i gjallë, veç qeta janë lutë”, tregoi ajo.