Shqiptarja ‘pushton’ skenën në Itali, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ me performancën e saj

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një performancë të shkëlqyer në Itali, teksa ka lënë pa fjalë dhe jurinë e “X Factor”.

Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rep gjithashtu arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion.

Gjatë performancës, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.

Video e performancës

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani

Arta Kabashi nuk i lë vend imagjinatës, poston foto e zhveshur në veturë

Këngëtarja kosovare Arta Kabashi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt muzikor,.

Por, postimet e ndryshme në rrjetet sociale nuk po mungojnë asnjëherë.

Sigurisht në plan të parë ka të ngacmojë imagjinatën e fansave duke ekspozuar linjat trupore.

Ajo solli një fotografi të paparë, duke pozuar e zhveshur në bikine brenda veturës luksoze.

Të menjëhershme ishin komentet e ndryshme nga ndjekësit e saj.

Screenshot
Joshua flet pas humbjes nga Dubois, tregon nëse do të vazhdoj të boksojë

Anthony Joshua mbrëmë u mposht me KO nga Daniel Dubois, duke humbur titullin e Kampionit të Botës në IBF.

34-vjeçari nuk arriti ti përballonte goditjet e kundërshtarit të tij, dhe u rrëzua në raundin e pestë, shkruan IndeksOnline,

Pas meçit, Joshua foli në konferencë për media duke thënë se pavarësisht se i kërkohet pensionimi nga tifozët, ai do të vazhdoj të luftojë.

“Dhe ju ndoshta po pyesni: “A dua të vazhdoj të luftoj? Sigurisht që dua të vazhdoj të luftoj.

Kjo është arsyeja pse thashë se arritëm sukses dhe dolëm jashtë mase. Dhe çfarë do të thotë kjo tani?

‘A do të ikim? A do të jetojmë për të luftuar një ditë tjetër? Dhe kjo është ajo që jam. Një luftëtar”, tha Joshua.

Asambleja e OKB-së, Vuçiq paralajmëron se do të flas për Kosovën…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB, raporton Danas.

Ai tha se fo të flasë për “shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq e quajti Marrëveshjen e Brukselit si “të vetmen pikë në të cilën mund të qëndrojmë”.

Ai paralajmëroi se, si zakonisht, pjesa e madhe e fjalimit të tij ka të bëjë me Kosovën.

I pyetur për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq tha se sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur”.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq.

Sveçla: Për tri vite janë shkatërruar 19 laboratore të drogës-askush sdo të jetë i fuqishëm para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë.

Sveçla pë rmes një postimi në  rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatë rruar sot ë shtë  i 19-të me radhë që tri vite qeverisje .

Sveçla njoftoi se  përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.

“Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave”, ka shkruar ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se luftimi i personave që kryejnë vepra penale nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, shkroi Sveçla.

Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia

Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë të vështirë të komunikojnë, por akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën se nuk duan paqe.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, autoritetet e Kosovës ushtrojnë “dhunë” ndaj komunitetit serb në veri.

Me “lëvizjet arrogante dhe ilegale, Prishtina rrezikon sigurinë e popullatës serbe”, ka thënë ai, kur Kosova ka mbyllur disa institucione paralele të Serbisë në veri të vendit.

Brenda një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tërhequr vërejtjen së paku dy herë për rrezikun e konflikteve të reja nga Serbia.

I pyetur nga gazetarët më 17 shtator se si i komenton disa kërkesa të Vuçiqit për serbët e veriut që të riintegrohen në institucionet e Kosovës, Kurti ka thënë se ato “nuk janë racionale”.

“[Kërkesat e Vuçiqit] nuk janë aspak paqësore, por, përkundrazi, janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja, të cilat padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë, as askund”, ka thënë Kurti.

Katër ditë përpara kësaj deklarate, Kurti ka bërë një paralajmërim të ngjashëm edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka siguruar, po ashtu, se Kosova është e gatshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj.

“Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës… Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre”, ka shkruar Kurti.

Në frymë të ngjashme është shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, sipas saj, “assesi” nuk duhet pasur frikë nga Vuçiqi.

Me armatimin që ka blerë Kosova dhe me forcimin e përditshëm të institucioneve të sigurisë, “ne jemi shumë më të fortë seç kemi qenë më parë”, ka thënë Osmani më 17 shtator në një adresim para gazetarëve.

Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se ‘nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës’, përcjell Klankosova.tv.

“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë”, shkruan kreu i PDK-së.

“Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”.

Montazh apo e vërtetë? E pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

Big Mama ka qenë e pranishme në një festë në një restorant maqedonas në Shkup dhe në një moment është kapur nga ndjekësit duke kënduar serbisht.

Në videon e postuar në TikTok, këngëtarja shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës ‘Lepotan’ të kënduar nga serbja Ceca. Por kjo video ka marr reagime të shumëta nga fansat duke thënë se është montazh.

Montazh apo e vërtetë i mbetet këngëtares në fjal të bëj një reagim.

Këtu videoja: