Arbana Osmani ndanë foton më të ëmbël

Arbana Osmani, një nga moderatorët më të njohur dhe të dashur të ekranit shqiptar, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nëpërmjet një fotografie të ëmbël me prindërit e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një imazh ku shfaqet duke shijuar drekën me familjen e saj në qytetin e bukur të Shkodrës.

Në këtë foto, Arbana duket e lumtur, duke reflektuar dashurinë dhe afeksionin që ndan me prindërit e saj.

Të tre ata shfaqen në një ambient relaksues, duke treguar se sa të rëndësishme janë momentet familjare për moderatoren e njohur.

Kjo foto jo vetëm që tregon lidhjen e ngushtë që Arbana ka me familjen, por gjithashtu i ofron ndjekësve një copëz të jetës së saj private, e cila shpesh është e mbushur me ngjarje publike.

Përveç se një moderatore e suksesshme, Arbana është e njohur edhe për pasionin e saj për kuzhinën. Ajo shpesh ndan receta dhe këshilla për gatim me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se sa shumë e do artin e gatimit. Kjo dashuri për kuzhinën e bën atë një shembull frymëzues për shumë të rinj që e ndjekin, duke i inkurajuar ata të eksplorojnë dhe të gatuajnë për familjen dhe miqtë e tyre.

Shiko foton:

VV-së i ikë kryetari i një dege me dhjetëra aktivistë në Drenas, Lladrovci i thotë “mirë se vjen baxhë”

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje “Dega 2” në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Qorri tha se po jep dorëheqje nga VV-ja bashkë me dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës së VV-së në Drenas, të cilët sipas tij, kanë kontribuar me gjithë potencialin e tyre në këtë parti.

Postimin e tij e shpërndau kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci, duke shkruar “mirë se vjen baxhë… Bashkë për Drenasin”.

Ndryshe, Qorri tha se “kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin”.

“Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes”, shkroi Qorri.

Më tej, ai tha se Tërdevci e Dugolli mbajnë përgjegjësi për humbjen e imazhit të degës së VV-së në Drenas dhe humbjen e mbi 70 për qind të anëtarësisë.

“Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për: Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë; Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;  Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;  Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit; Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”.

Rrustemi tregohet trim: Kërcënimet e Vuçiqit nuk na shqetësojnë e frikësojnë

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar shtrimin e disa “kërkesave” nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në drejtim të Kosovës.

Sipas Rrustemit, kërcënimet e Vuçiqit nuk e befasojnë.

Madje, Rrustemi është treguar edhe trim, duke thënë se këto kërcënime nuk e frikësojnë atë dhe të tjerët në VV.

“Padyshim sulmet dhe kërcënimet e presidentit serb as nuk na befasojnë, as nuk na shqetësojnë e frikësojnë” – tha ndër të tjera Rrustemi.

Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” këtë shtet

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

Milhali deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mihali është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie për intervistim.

Sipas prokurorisë ajo ishte paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Prokuroria tha ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat prokuroria i ka në hetim.

Vdes gruaja 111-vjeçare nga Ferizaj

Gruaja 111 vjeçare nga Ferizaj, Xhezide Alija, ka humbur jetën sot.

Të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit sot në ora 16:10.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, Nënëlokja Xhezide Alija (05.08.1913 – 20.09.2024), nëna e Nuhi, Hysni dhe Remzi Aliut.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 20.09.2024, (e premte) në ora 16.10, me Ikindi, në varrezat e fshatit Dardani, Ferizaj.” – ka njoftuar familja.

Xhezide Alija ishte një nga personat më të vjetër në Kosovë.

Deklaratat e Feros, Arbenita bën këtë veprim me vajzën e saj

Ish-reperi Fero pak ditë me parë ka bërë akuza të rënda ndaj ish gruas në një transmetim live në televizion.

Fero ka treguar gjithashtu se është në gjendje të rëndë emocionale.

Ani pse Arbenita nuk ka dashur të reagoi në lidhje me këtë situatë, por ajo është lajmëruar në ‘Instagram’ në një formë tjetër.

Ajo ka vendosur zinxhirin e vajzës së saj me emrin Nina, ku shprehet se “Meqe Nina spo e vendos e vendosa unë”./Kosovarja/

Shiko foton:

E rëndë: Ky është 40-vjeçari që u qëllua për vdekje në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Personi i cili u qëllua për vdekje është 40-vjeçari Florim Zeqiri.

Zeqiri ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndryshe, ngjarja e cila tronditi qytetin, ka ndodhur sot rreth orës 09:42 minuta.

“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar  për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

E dhimbshme: Vdes 40-vjeçari që u plagos në Mitrovicë

40-vjeçari që u plagos mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës, ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Në drejtim të viktimës, Florim Zeqiri, sot janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.

 

 

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndërkaq, lajmin për plagosjen e 40-vjeçarit e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në  rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje nga plagosja në Mitrovicë

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri është dërguar tashmë në QKUK, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar për këtë rast, duke treguar se viktima është një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas tij u qëllua me 6 plumba.

Bahtiri ka shkruar se viktima u plagos prapa shpinës së tij dhe gjendjen e ka të rëndë.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.” – ka shkruar ai ndër të tjera.