“Paga minimale do të bëhet 500 euro”, thotë Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët kanë diskutuar për Programin zgjedhor 2025-2029 të koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët.

Haradinaj tha se Gashit ia ka dorëzuar planin për rritjen e vlerës së pensionit bazë, për çka tha se mund të përballohet me buxhetin e shtetit. Paga minimale sipas tij, do të ngrihet në 500 euro dhe se pensioni i kontribut-paguesve nuk guxon të mbetet nën pagën minimale.

Haradinaj ka sqaruar se do të bëhen ndryshime në Ligjin për skemat sociale, duke përfshirë edhe njohjen e përvojës së punës për të larguarit me dhunë nga vendet e punës në vitet e 90-ta.“Në projeksionet tona buxhetore për periudhën 2025-2028, me disiplinën e numrave kemi paraparë rritjen 50 për qind. Kalkulimet ia dorëzova edhe kryetarit, në bazë të buxhetit që është paraparë të gjitha skemat pensionale, jo vetëm kontribut-pagues.

Ligji për kontribut paguesit ka paraparë 15 vite i cili në periudhë të afërt kohore pamundëson vazhdimin e kësaj skema, e prish këtë status. Pra na duhet një ndërhyrje një ndryshim në Ligj që të mos kushtëzohen me 15 viteshin”.“Në kalkulimet tona rritja bëhet për të gjitha skemat pensionale, shtohet obligimi buxhetor, mbërrin për gjithë skemat pensionale në 900 milionë, nga 608 milionë që është tash që është e përballueshëm për buxhetin e Kosovës.

Njëkohësisht një rritje e vazhdueshëm ndër vite shkon në 10 për qind. Deri tani projeksion për pagën minimale është në 350 euro, në planin tonë paga minimale do të ngritet edhe për 150 euro, do të arrijë në 500. Dhe pension i kontribut paguesve nuk guxon me mbet nën pagën minimale”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka falënderuar Haradinajn që ka prezantuar para tyre perspektivën se si do të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre/

“Ne i falënderojmë që kanë treguar senesë për të ma dëgjuar për problemet tona dhe me na prezantuar ato traste të perspektivës qysh kat do të kishin me zgjedh çështjen e pensionistëve”, ka thënë ai.

TË NGJASHME: 

Nuk ndalet Haradinaj: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mij euro

 

Raportohet se është arrestuar ish-shoferi i Shemsi Sylës

Është arrestuar Hetem Vrajolli, i cili kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjes si shofer i ministrit Armend Mehaj, e më pas zëvendësministrit Shemsi Syla.

Paparaci nga burimet e veta brenda organeve të rendit mëson se Vrajolli është arrestuar gjatë ditës së mërkurë.

 

Mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale kërcënim, thonë burimet tona.

Arrestimi i Vrajollit vjen një ditë pas intervistës së tij për Nacionale ku rrëfen disa përjetime gjatë punës aty, që sipas tij, ‘e shtyen këtë të fundit që edhe ta lë punën’.

“Nanën qe ma ka shajt kurrë përjetë nuk kam me ia fal Shemsi Sylës, edhe kush k^^^ je ti. Me ditë qe djemtë jetima kanë me mbet. Fmijët jetima kam me i lon, unë kom me u hakmarrë. Me ditë që fundi jem është në burg e përfundoj si Astrit Dehari”, kishte thënë Vrajolli.

“Çka bëj me Shemsi Sylën, keni me marrë vesh”, ka thënë tutje ai.

Sipas Vrajollit, Shemsi Syla e ofendonte edhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

“Ditën e fundit kur e kemi vozitë, kemi pasë me e çu Shemsi Sylën te Instituti Albanologjik. Tha: ‘mos ta din ai m*ti’. Thashë jo Armendi (Mehaj v.j) nuk është këtu. Tha jo ai, po Bashkim Jashari”, thotë ai.

 

TË NGJASHME:

Arrestohet një serb në veri

Dyshohet për shkëmbim me armë zjarri në Gojbulë

Një shkëmbim me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

Në vendngjarje shihen njësitet policor që po merren me sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXO EDHE:

E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Mësohet se shkëmbimi ka ardhur pas një kontesti pronësor në mes të palëve të përfshira.

Në këtë shkëmbim zjarri të dyja palët e përfshira janë të nacionalitetit shqiptar, ndërsa jem në pritje të konfirmimit zyrtarë nëse ka të lënduar nga ky rast.

 

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Arrestohet politikani serb në veri

Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

LEXO EDHE:

“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbilit pranë një restorantit të sapohapur.

“Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, ka deklaruar ai.

Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.

“Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, ka potencuar Elshani.

Pamje nga momenti i arrestimit:

TË NGJASHME:

Arrestohet një serb në veri

SBASHK-u paralajmëron grevë, pas këtij veprimi nga Qeveria

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dalë me reagim në lidhje me procedimin e pagave për puntorët e arsimit, shkruan GazetaDemos.

Ata thonë se iu gëzuan lajmit për procedimin e pagave, por njësoj nuk ndodhi edhe për puntorët e arsimit në Komunën e Vitisë, pasi të njëjtit akoma kanë mbetur pa pagën e këtij muaji.

Nëse pagat nuk procedohen nga SBASHK-u thonë se do të mbaj takim me kryetarin e nivelit komunal të kësaj komune, Kemajl Bislimi.

Postimi i plotë i tyre:

SBASHK- Urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për punëtorët e arsimit në Viti

SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit , por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator.
SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit.
Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendor në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete.

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Profesoresha e Oxfordit: Nuk përjashtohet mundësia e pushtimit të Kosovës nga Serbia

Profesoreshë e Universitetit të Oxfordit, Jennifer Cassidy, ishte në mesin e folësve të konferencës së organizuar nga Instituti Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë, në gjeopolitikën evropiane”.

LEXO EDHE:

Ajo tha se “Serbia mund ta pushtojë Kosovën”. Sipas saj “është marrëzi të përjashtohet kjo mundësi”.


“Sipas mendimit tim personal dhe profesional, me një fqinj që ka lidhje aq të afërta me Rusinë, nuk mendoj se mund ta përjashtojmë çfarëdo opsioni. Do të ishte marrëzi sikur ta përjashtonim mundësinë e një pushtimi, qoftë përmes infiltrimitm të forcave sekrete apo planeve të aneksimit”, tha ajo gjatë kësaj konference.

Cassidy tha se është e rëndësishme që “Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit t’i mbajnë lidhjet e afërta me BE-në”.

TË NGJASHME:

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

“Mbi 800 punëtorë mbesin pa paga nga Qeveria”

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka kritikuar qeverinë Kurti për mosekzekutimin e pagave, por edhe për trajtimin që ajo po ia bën kësaj komune.

LEXO EDHE:

Në një intervistë për Indeksonline-n, ai ka thënë se kjo qeveri i ka lënë pa paga mbi 800 punëtorë.

Sipas tij, Vitia nuk arritur t’i bëjë korrigjimet dhe përshtatjet siç i ka kërkuar Thesari pasi ka qenë periudhë shumë e shkurtër.

“Po, s’mundemi me i bo korrigjimet pa kuvend, për 1 orë apo gjysmë ore”, u shpreh ai.

Haliti, i cili i përket partisë së LDK-së, ka thënë se kjo pengesë nga qeveria Kurti është bërë edhe me tendenca politike.

“Ajo është e qartë, a pe din, ajo shihet për fat të keq…”, u shpreh ai.

TË NGJASHME:

A do të ketë shtrenjtim të rrymës, vjen lajmi i fundit

Ky është moti për sot

Sot do të vazhdojë të mbretërojë mot stabil, kryesisht me diell, e gjatë ditës dhe më i ngrohtë.

LEXO EDHE:

 

 

Herë, herë pritet të kalojnë vranësira, kryesisht shtresore të niveleve të larta, njofton Prishtina Weather.

 

 

Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa ato maksimale gjatë ditës shënojnë rritje në 22C e 24C.

 

TË NGJASHME: 

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në një fshat të Suharekës, ku një 35-vjeçare ka vdekur në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti ishteDrita Kabashi nga fshati Krushic e Epërme, në Suharekë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodh sot rreth orës 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.

Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion

TË NGJASHME:

Rast i dhimbshëm për familjen, 50-vjeçari që i jep fund jetës

Këto zona do të ngelin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 02.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

 

 

3.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Rezervoari 3 (kodi: 11000079057) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: rr. Isa Kastrati, rr. Dr.Lec Gradica, rr.Manastiri dhe Qëndresa.

 

 

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i ormanit të djegur 04 kV.

4.

Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

LP 10kV Llukar (kodi: 13000004) nga ora 10:00 deri 13:00

 

 

Vendet: Llukar, Makovc dhe Sinidoll.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i trasesë.

5.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet TS-i:

 

 

NS 10/0.4kV TS Blloku I parë  (kodi: 11000002005) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: 166. rr. Mehmet Akif Ersoy p.n.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e shtyllave të tensionit të ulët, rr. Ali Hadri.

6.

 

 

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet TS-i:

NS 10/0.4kV TS Blloku I parë  (kodi: 11000002111) nga ora 10:00 deri 15:30

Vendet: 115. rr. Lidhja e Lezhës 70A.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e shtyllave të tensionit të ulët, rr. Ali Had

 

 

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

 

 

LP 10kV J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

2.

TS 110/10[kV] Deçan do të ndërprehet:

LP 10kV J26 Deçani (kodi: 53000003) nga ora 11:30 deri 14:30

Vendet: rrugët: Agush Gjoci (një pjesë), Bedri Shala (një pjesë), Bekim Berisha (një pjesë), Dëshmorët e Deçanit, Dëshmorët e Kombit, Dëshmorët e Kombit-Baballoq, e Demostratave, Haki Povataj, Himë Mushkolaj, Isa dhe Valdet Kuçi, Luan Haradinaj, Luigj Gurakuqi, Mehmet Ukaj, Mentor Tolaj, Nagip Cacaj, Qamëria, Rrustem Bruqi, Sadri Demukaj, Sali Hadergjonaj (një pjesë), Salih Çeku, Shaban Polluzha, Sheshi Mentor Tolaj, Skendërbeu dhe UÇK (një pjesë); fshatrat: Carabreg, Carabreg i Ulët, Carabreg i Epërm, Dobrunaj (një pjesë) dhe Lloqan (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndarësit të kthinës J02 në Stabilimentin Shpërndarës “Te KEK-u”.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/10(20)[kV]  Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Leshani (kodi: 51000005) nga ora 09:00 deri 14:30

Vendet: fshatrat: Ramon, Gllaviqicë, Leshan, Jabllanicë, Rosuja dhe Cvërk e Thatë.

Arsyeja: Ndërrimi i përçuesit të mbetur nga shkyçja e kaluar, punimet do të bëhen sipas projektit të aprovuar.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

LP 10kV Hasi 2  (kodi: 30034003)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i trafostacionit , ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 10kV Shupkovci do të ndërprehet:

LP 10kV J02 Betonjerka (kodi: 70000104) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Rahovë, Zhazhë, Vllahi, Zijaq, Dedi, Zabërgjë, Selac, Maxher, Melenic, Boletin, rr.Shemsi Ajeti, rr.Bislim Bajgora, Kelmend-Lipë, Brigada 141 Mehë Uka, Lisicë, rr.Kadri Bistrica, rr.Kemajl Ataturku, Lipë, rr.Hekurudhës dhe rr Brigada 142.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi izolatorëve të dëmtuar, kontrollimi i trafostacionit.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Raqë-Moglica (kodi: 81000117) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Varoshi,Gërlica,Komogllava,Rakaj dhe bizniset private

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës në TM Rahovec Pataqan.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J11 Ferma (kodi: 63000011) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Cernicë, Livoqi i Epërm dhe i Poshtëm, Marefcët, Gumnishtë, Vrapqiq dhe Dea.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.