Vuçiq për FSK-në: Janë të trajnuar mirë, s’ka dyshim – por nuk e kërcënojnë ushtrinë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur nga New York-u ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel “të trajnuar mirë” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë ushtrinë e Serbisë.

Megjithatë, tha ai, “ata mund të kërcënojnë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, siç e citoi KoSSeV.

“Ata kanë personel të mirë, të trajnuar, nuk ka dyshim. Ata janë, ne i dimë shifrat e sakta, nuk do të doja të flas për këtë tani. Nuk është diçka që mund të kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

“Trio”/ Bajqinovci takon në Gjermani Vedat Bajramin dhe Edon Zhegrovën

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka takuar në Gjermani aktorin Vedat Bajrami dhe futbollistin Edon Zhegrova, raporton Gazeta Blic.

“TRIO” ka shkruar përbri fotos së publikuar, nga takimi i papritur me ta.

Postimi i tij i plotë:

Rastësisht, në qytetin e Lorah-it të Gjermanisë, pata kënaqësinë të takoj mikun tim të vjetër Vedatin dhe yllin e futbollit, Edon Zhegrova, golashënuesin e talentuar të skuadrës së Lille në Francë. Një takim i papritur dhe plotë muhabet.
TRIO

Reagimi epik i avokatit Spartak Ngjela për “shtetin bektashi” brenda Shqipërisë: Bëjeni! Saliu po ju pret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një “shtet bektashi”, brena territorit të Shqipërisë.

Për këtë ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili ka thënë se është e pamundur të krijohet një shtet i tillë pasi për këtë duhet të ndryshohet kushtetuta.

Ai ka shtuar se kushtetuetshmërisht është pamundësi absolute t’i japësh territor një shteti, tjetër.

“Territorit i shteit është i pacenueshëm. Ai duhet të quhet i gjithi Shqipëri dhe vetëm Shqipëri”, ka shkruar ndër tjerash avokati shqiptar.

Ai po ashtu edhe ka ironizuar me këtë ide të Ramës.

“Kjo që po kërkon Rama është një krim i cilësuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Bëjeni! Saliu po ju pret”, ka thënë ai.

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, ndërsa priten vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme. Maksimalja deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar sidomos pasdite vonë në viset bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në mbrëmje parashihen rrebeshe lokale shiu në bregdet të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E Marta dhe e mërkura sjellë rrebeshe lokalisht intensive në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në Kosovë parashihet mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe rrallëkund me ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta. Rrebeshe paksa më të përhapura në Kosovë dhe Maqedoni priten të mërkurën, por vetëm në rajone të caktuara.

Nga e Enjtja përmirësim i motit në të gjitha territoret tona./MeteoBallkan

Ganimete Musliu: PDK po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza alternativa më serioze për Kosovën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo thotë se mërgata nuk lejon të shkatërrohet shteti në emër të tyre dhe se Bedri Hamza është alternativa më serioze për Kosovën,.

Postimi i saj:

PDK në Regensburg të Gjermanisë mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mërgata jonë nuk lejon që të manipulohen e të shkatërrohet shteti në emër tyre.

Bedri Hamza alternativa më serioze për Kosovën.

Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Musliu-Shoshi, ka thënë se qytetarët janë ata që e kanë përjetuar qeverisjen e Kurtit dhe ata do t’ia japin ndëshkimin.

“Qytetarët janë ata që e ndiejnë më së miri qeverisjen e z.Kurti dhe janë ata që do ta japin verdiktin e fundit të kësaj qeverie. Nuk ka as edhe dy vendime që unë të mund t’i numëroj si sukses i kësaj qeverie, marrë parasysh faktin se kemi regres edhe në ekonomi, edhe në miqësi me aleatët tanë, kemi dështim në politikën e jashtme, pra nuk ka as edhe një lëvizje apo vendim pozitiv që ka përjetuar shteti ynë që kjo qeveri ta meritojë edhe një mandat, andaj vlerësoj se qytetarët do të jenë ata të cilët do ta japin ndëshkimin e fundit për të gjitha këto dështime të kësaj qeverie në raport me zhvillimin e vendit”, shprehet ajo.

Ajo thekson se programi i PDK-së është për çdo fushë për të gjithë qytetarët.

“Si PDK jemi në vazhdimësi në takime me strukturat tona, jemi të organizuar që të jemi para qytetarëve tanë me një program final në të cilin do të trajtojmë të gjitha çështjet e politikës së brendshme. po ashtu edhe në shëndetësi, arsim e të gjitha fushat tjera. E po ashtu edhe në politikën e jashtme dhe shumë çështje tjera që jemi duke i trajtuar dhe i kemi pjesë të programit tonë”, potencon Musliu-Shoshi për Gazeta Blic.

Sa i përket koalicioneve të mundshme, deputetja thotë se PDK hyn në zgjedhje për të fituar.

“PDK do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve. Nuk hyjmë në zgjedhje me mendimin për të hyrë në koalicione në zgjedhje. Të shohim njëherë rezultatin nga zgjedhjet e datës 9 shkurt dhe pastaj sigurisht që ne kemi organe brenda partisë me të cilat diskutojmë dhe patjetër që merren vendime ashtu siç vlerësohet se është në të mirë të vendit tonë”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Pesë deputetët me më së shumti mungesa në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është listuar i pari nga partitë shqiptare.

Kështu vlerëson raporti i Institutit Demokratik të Kosovës, ku Pacolli gjatë sesionit pranveror ka gjithsej 14 mungesa.

E për këtë çështje i pari i AKR-së, ka një arsye.

Ai arsyeton mungesat me lobimin për njohjen e Kosovës dhe sipas tij, kjo punë që ka bërë ka qenë më e rëndësishme sesa sic është shprehur, humbja e kohës në Kuvend duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza mes partive.

“Po, mund të jetë ashtu. Unë kam munguar në disa seanca të Kuvendit, por nga ana tjetër nuk jam ndalur kurrë. Kam lobuar nëpër botë për njohjen e Kosovës, që për mua ka qenë shumë më e rëndësishme se sa të humbas kohë duke dëgjuar akuza dhe kundërakuza banale mes partive dhe grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Nga ana ime, kam sjellë disa nota verbale nga shtete të rëndësishme që kanë njohur pasaportat e Kosovës. Jam gjithashtu në proces të sigurimit të njohjeve të tjera dhe gjithë këtë e kam bërë me iniciativën time personale, pa mbështetje nga qeveria e Kosovës”, tha Pacolli për TeVe1.

E pas tij me mungesa qëndron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka.

Në një përgjigje të shkurtër për televizionin ai tha se i ka mungesat e arsyeshme.

“Të gjitha mungesat e mia janë të arsyeshme dhe që nga 9 shkurti nuk jam më deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Uka.

Ndërsa Ganimete Musliu dhe Adrian Kastrati bëjnë pjesë në këtë listë, por që kanë munguar për shkaqe shëndetësore.

Ndërsa televizioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Xhavit Haliti i cili bënë pjesë në top 5shen e deputetëve me më së shumti mungesa gjatë këtij sesioni.

E për këto mungesa hulumtuesja në KDI Violeta Haxholli, tha që kryesia e kuvendit do të duhej të shqiptonte vërejte.

Në këtë rast kryetari dhe kryesia kanë mandatin që të shqiptojnë vërejtje fillimisht për deputetët e papërgjegjshëm por edhe ministrat pra ka raste kur psh në rastin e pyetjeve parlamentare shpesh mungojnë ministrat edhe kryetari si kryesues i seancës duhet që të shqiptojë vërejte për çdo kënd në seancë që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj punimeve të asaj seance, ka thënë ajo.

Nga 24.3% e deputetëve që kanë munguar në seanca plenare, prin Lista Serbe e më pas Partia Demokratike e Kosovës.

Deputetët kanë bërë diku mbi 500 mungesa gjatë sesionit pranveror e natyrisht numrin e mungesave e ka rritur bojkoti që Lista Serbe ia ka bërë kuvendit gjatë legjislaturës së tetë pra ata kanë numrin më të madh të mungesave si subjekt politik, pastaj e dytë është Lëvizja Vetëvendosje sepse ka më shumë deputetë, por në raport me numrin e deputetëve PDK ka më shumë mungesa pas Listës Serbe.

Televizioni ka tentuar të marr përgjigje nga partitë PDK, LDK dhe LVV mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point.

Ai ka thënë se kjo për serbët nuk është diçka e këndëshme.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha Vuçiq.

Duke folur për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq thotë se ata “nuk i trajnojnë vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit”.

“Kanë personel të trajnuar mirë, nuk ka dyshim. I dimë numrat e saktë, nuk do të doja të flas për këtë tani. “Nuk është diçka që mund ta kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Presidentja Osmani po qëndron në Nju Jork ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Përfaqësuesit e Kosovës tradicionalisht këtë ngjarje mundohen ta shfrytëzojnë për kontakte me shtetet të ndryshme përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën.

Gjatë qëndrimit të Osmanit në West Point, ushtarakët amerikanë kanë intonuar himnin e Kosovës, ndërsa ajo kadetëvë u është drejtuar me një fjalë.

“Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë! Faleminderit që nderuat Republikën e Kosovës! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani

Asambleja e OKB-së, Vuçiq paralajmëron se do të flas për Kosovën…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kërkojë nga të gjitha vendet mbështetje për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Pjesa kryesore për ne është 24 shtatori, e martë rreth orës 19:30 me orën e Serbisë”, ka thënë Vuçiq nga New York-u, duke paralajmëruar fjalimin e tij në OKB, raporton Danas.

Ai tha se fo të flasë për “shkeljen e të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq e quajti Marrëveshjen e Brukselit si “të vetmen pikë në të cilën mund të qëndrojmë”.

Ai paralajmëroi se, si zakonisht, pjesa e madhe e fjalimit të tij ka të bëjë me Kosovën.

I pyetur për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vuçiq tha se sipas Rezolutës 1244, nuk ka të drejtë të ekzistojë asnjë forcë të armatosur”.

“Si e interpretojnë ata kur ne u themi se po e shkelin atë Rezolutë. Të gjithë ata që i armatosin më pas thonë ‘Epo situata ka ndryshuar’, duke iu referuar viteve 2008 dhe 2009 kur i njohën. Ata haptas ju thonë se neve nuk na intereson rendi publik ndërkombëtar, nuk na intereson asgjë dhe mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq.

Sveçla: Për tri vite janë shkatërruar 19 laboratore të drogës-askush sdo të jetë i fuqishëm para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në Prishtinë.

Sveçla pë rmes një postimi në  rrjetin social “Facebook” ka thënë se laboratori i shkatë rruar sot ë shtë  i 19-të me radhë që tri vite qeverisje .

Sveçla njoftoi se  përpos shkatërrimit të laboratorëve të drogave, gjatë tri viteve 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.

“Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave”, ka shkruar ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se luftimi i personave që kryejnë vepra penale nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, i’u them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, shkroi Sveçla.