Politikani serb e quan humbës Vuçiqin pas konferencës së djeshme me “masat” për Kosovën

Politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje lidhur me Kosovën, shkruan Express.

Sormaz e ka quajtur presidentin serb si një humbës, duke thënë se fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sormaz gjithashtu ka shkruar se Vuçiq po kërkon edhe mbajtje të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Postimi këtu

Largohet tabela e re në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut, e shkruar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në atë angleze.

Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës./rtk

Tërheqja 30% e Trustit, Bekim Haxhiu tregon detajet e fundit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, kjo po kërkohet për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Ai shpreson që kësaj radhe nuk do të dështojë kjo nismë.

“Ka kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve të cilët insistojnë se duhet të riprocedohet kërkesa për tërheqjen e 30% të Trustit dhe mundësia e tërheqjes së Trustit për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Duhet të bisedojmë me deputetët e Kuvendit që iniciativa e tretë të mos dështojë dhe po shpresojmë që do të ndodhë kështu”, deklaron Haxhiu.

Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës që vdiq në moshën 52-vjeçare

Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e vjetra të Shupkovcit, në ora 13:30.

“Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Bie çmimi i druve, ky është çmimi i metrit

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera. Pavarësisht rritjes së konsumit, nuk pritet krizë energjetike gjatë dimrit.

Deri këtë vit, Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Me përdorimin e kondicionerëve, është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike.

Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike thonë se krahasuar me tri vitet e fundit, sivjet konsumi ka qenë më i madh.

“Normalisht që përdorimi i koncidonierëve e ka bërë të veten dhe ka pasur edhe rritje të konsumit. Ndërkohë, në këtë periudhë, pra prej 1 deri 11 shtator, konsumi mesatar ditor ka arritur mbi 12 mijë megavat orë. Për këtë periudhë kemi importuar mbi 3.5 milionë euro”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të përgatitur në rast se vendi përballet me ndonjë krizë energjetike.

Ministria e Ekonomisë të enjten ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje. /RTK

Shi dhe borë, ky është moti për ditët e ardhshme

Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.

Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë.

“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë.  Temperaturat zbresin në 13C e 14C.  Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe.  Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën.  Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.

“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C.  Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”

Kongresisti amerikan i reagon Vuçiqit: Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

Ai përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për Kosovën, duke theksuar se Vuçiq është “në anën e gabuar të historisë”.

Torres ka kritikuar kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, të cilat përfshijnë kthimin në një status ku Kosova do të hiqte dorë nga sovraniteti i saj.

Sipas Torres, një kthim i tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi Kosova është dhe do të mbetet shtet i pavarur, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka shtuar Torrres në X.

“Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se policia veçse është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qalaj u shpreh se këtë e thotë për faktin që sipas tij, nuk është duke marr më pjesë në trajnime të FBI-së dhe PK-së i janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani.

“As një parti politike, as kush, as një politikan, pavarësisht a është i pozitës apo i opozitës nuk duhet të ketë tendenca të përzierjes në punët operacionale të policisë. Mund të them që PK-ja veç është sanksionuar nga ShBA-ja me qenë se ka vite që askush më nuk shkon në trajnime në FBI”.

“Me sa kam informata janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani e kështu me radhë, prandaj këto janë masat që janë duke u marr fatkeqësisht ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Ai gjithashtu tha se ka një kohë të gjatë që është duke u diskutuar ndikimi direkt i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i qeverisë në punët operacionale të Policisë së Kosovës.

“Ka një kohë bukur të gjatë, ka dy tri-vite që ne jemi duke folur vazhdimisht mbi ndikimin direkt të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë së Kosovës në punët operacionale të Policisë së Kosovës”.

“Në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në qoftë në seancat e Kuvendit, qoftë në mbledhjen e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, mendoj që Policia e Kosovës duhet të punoj e pa varur nga aspekti operacional ashtu që përcakton edhe ligji i policisë dhe po ashtu Policia e Kosovës të mbështet sa më shumë edhe me buxhet por edhe me përkrahje nga qeveria dhe populli i Kosovës”, ka thënë ai./EO

Deputetja e VV-së zbulon ëndrrën e fëmijërisë: ‘Kam dashur të bëhem mësuese’

Deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Granica në emisionin “Hambar” ka folur edhe rreth ëndrrës së saj kur ishte fëmijë.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël ëndërra e saj ishte të bëhet mësuese, raporton Gazeta10.

 

 

“Si shumë fëmijë të tjerë edhe un kam pasur ëndrra, ëndrra ime ishte të bëhem mësuese përkatësisht në arsimin parafillor më ka pëlqy me u kyq, arsyeja pse kam dashur të bëhem mësuese është sepse kontakti i parë pas familjes kanë qenë mësuesit tanë ka ndikuar shumë në formësimin tonë si fëmijë, mënyra se si janë përkujdesur për ne sikur të jemi fëmijët e tyre, prandaj kjo ka qenë arsyeja që unë kam dashur të bëhem mësuese”, tha ajo në Kanal10.

Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë

Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën.

Ponosh ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “okupimin e Kosovës”.

Sipas tij të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiq dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.

“Ajo që Vuçiq ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiqit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Zdravko Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e Vuçiqit për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo ​​pushtimin.

Deputeti serb tha gjithçka që Vuçiq e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.

“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.

Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiq.