Buzhala: Nëse opozita vazhdon me këtë qasje, me 9 shkurt më mirë mos t’i dalin përpara Albin Kurtit

Partitë politike ka kohë që kanë nisur një ‘luftë’ politike për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen të dielën e 9 shkurtit.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Gazetari i njohur kosovar, Viktor Buzhala ka kritikuar partitë opozitare se kanë ‘fjetur’ gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit.

Sipas tij, nëse opozita vazhdon me këtë qasje dhe pa ndonjë kauzë të qartë, në zgjedhjet e 9 shkurtit me mirë mos t’i del përpara Albin Kurtit, raporton gazeta10.

 

“Opozita gjatë këtyre katër vjetëve ka qëndruar thuajse nën hije, nuk ka arritur të këtë një kazus dhe të përçoj një mesazh pse dikush nga ata duhet të votohet dhe është me i mirë se Albin Kurti. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë nuk kanë çka i dalin përpara Albin Kurtit, bile ju kisha thënë lene mos hyni fare në zgjedhje le ta votojnë populli veç Albin Kurtin sepse kështu nuk ecet përpara!, ka thënë Buzhala.

Ai ka folur edhe për raportet e përkeqësuar të qeverisë Kurti me aleatet ndërkombëtarë dhe rrezikun për shtimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë rrezik në këtë drejtim”, ka thënë Buzhala.

Deputeti i VV-së tregon se kur pritet të hapet ura e Ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Qeveria ka vendosur t’u japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapjen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmendë fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit, çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.

Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”

Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë Aleksandër Vuçiq të premten në orën 18:00.

Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiq.

”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe, citon A2 CNN.

Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiqit.

Mes 6 kushteve që Serbia mund të prezantojë ndaj kosovës pritet që të jetë organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, kthimi i 700 ish policëve të komunitetit serb në detyrë, formimin e Asociacionit si dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, siç pretendohet, për arsye politike.

Gjithashtu një ndër kërkesat është dhe heqja e ndalimit të hyrjes së produkteve nga Serbia.

Ky qytet evropian zbardhet nga bora

Si rezultat i ndryshimit të motit, tashmë në disa vende të Evropës ka filluar të zbardh bora.

Në Bolzano të Italisë, bora ka suprizuar qytetarët.

Po ashtu, edhe ne disa qytete të Austrisë.

Video

Dimal Basha publikon foto me Albulena Haxhiun dhe “shefen” e deputetëve të VV’së: Gati për sfidat e reja

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetët Adnan Rrustemi e Luan Aliu.

Në përshkrim të fotos, Basha ka shkruar “gati për sfidat e reja”.

Qeveria Kurti është në fund të mandatit, pasi më 9 shkurt 2025 janë shpallur zgjedhjet e rregullta.

Çfarë u konfiskua nga Policia në bastisjen e dy objekteve të strukturave paralele serbe në Leposaviq?

Policia e Kosovës ka bastisur sot bastisje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq nën dyshimin për shpërlarje parash.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë me dije se nga ai vend janë konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe para të gatshme.

Aksioni është kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët. Nga ai vend janë konfisku prova materiale si dokumente, kompjuter, para të gatshme etj dhe ai vend është bllombu”, ka deklaruar Elshani.

Putin paralajmëron se nëse Ukrania e bën këtë gjë do të hyjë në luftë me NATO-n

“Përdorimi i raketave perëndimore me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës për të goditur Rusinë do të nënkuptojë se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë” dhe Moska do të marrë “vendimet e duhura”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dha aludimin e tij më të fortë deri më tani se Shtëpia e Bardhë është gati të heqë kufizimet e saj në Ukrainë duke përdorur armë me rreze të gjatë të furnizuara nga perëndimi në objektivat kryesore ushtarake brenda Rusisë.

Duke folur në Kiev së bashku me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Blinken tha se SHBA “që nga dita e parë ishte e gatshme të përshtaste politikën e saj ndërsa situata në fushën e betejës në Ukrainë ndryshonte. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, theksoi ai, duke i qëndruar asaj që sugjeroi edhe presidenti Biden një ditë më parë, shkruan A2.

Blinken tha se ai dhe Lammy do t’u raportojnë “shefave” të tyre; Joe Biden dhe Keir Starmer, pas bisedimeve të tyre të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Sekretari i Jashtëm britanik sugjeroi se dërgimi i raketave balistike nga Irani në Moskë e zbuluar këtë javë, kishte ndryshuar mendimin strategjik në Londër dhe Uashington. Ishte një “përshkallëzim i rëndësishëm dhe i rrezikshëm”, tha ai.

E rëndë: Gjendet e vdekur një grua, policia jep detaje

Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, ku një grua u gjet pa shenja jete. Hetimi për vdekjen e saj tashmë ka nisur, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia kanë bërë të ditur se viktima është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli’, ku edhe është konstatuar vdekja e saj – teksa s’dihen akoma detajet e tjera.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. 

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër. 

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

“Fishkëllima dhe debat politik”, Arsenijeviq e përcjell zyrtarin e Qeverisë deri në fund të urës, merr ftesë për kafe

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri, sot ka qëndruar në veri të Mitrovicës.

Sipas një videoje të publikuar nga mediat lokale, ai atje është përballur me fishkëllima nga lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, si dhe disa të tjerë që kundërshtuan shkuarjen e tij atje dhe thërrisnin “Propaganda”.

Vokrri dhe Arsenijeviq zhvilluan edhe një debat.

Zëvendësministri e ka ftuar politikanin serb për kafe në jug por policia nuk e ka lejuar Arsenijeviqin të shkojë atje për arsye sigurie.

“Të shkojmë në qendër të qytetit dhe të kthehemi”, i ka thënë Vokrri, ndërsa Arsenijeviq i është përgjigjur “Kudo që doni”.

“A po garantoni për siguri?”, i ka thënë Arsenijeviq, i cili iu drejtua më pas policisë: “Më lejoni të shkoj njeriu po kërkon të shkojë me të. Duhet ta dini se trimëria ime s’ka kufij duhet ta dini krejt qeveria dhe ju”.

Politikani serb u ankua edhe për flamurin që i është fshirë në urë kur është lyer, ndërsa Vokrri i ka thënë se mund ta kthejnë flamurin diku tjetër.

Por, Arsenijeviq e “interpretoi” deklaratën: E dëgjuat që mund ta kthejë flamurin aty ku ka qenë.

“I keni shkelur të gjitha, edhe marrëveshjen e Brukselit, na i keni thyer këmbë e duar. Fund propagandës, ne po zgjohemi”, vazhdoi Arsenijeviq.

Videon mund ta shikoni këtu:

Nuk ndalen/ Policia me aksion përsëri në veri, kryen bastisje në bankën paralele serbe

Policia e Kosovës – Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore janë duke kryer bastisje në bankën paralele serbe në Leposaviq në Drejtorinë e Thesarit.

Burimet e Tëvë1 mësojnë se atje pritet të ketë konfiskime nga kjo Drejtori.

Ky aksion është duke vazhduar ende dhe lidhet me ato që u realizuan javën e kaluar për mbylljen e bankave paralele serbe.