Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht në Kosovë
Ramadani ka thënë që nga viti 2018 Milan Radojçiq nuk ka hyrë legalisht në Kosovë, pasi ka pasur fletarrest.
Ai tha se i është tërhequr fletarresti në shkurt 2019 por i është rikthyer në maj të atij viti.
“Radojçiqi prej nëntori vitit 2018 nuk ka hy në Kosovë në mënyrë legale, më 23 nëntor vitit 2018 banesa në veri e Radojçiqit është bastisur prej Policisë Speciale të Kosovës, atëherë ju ka ngritur aktakuza. Në shkurt 2019 i është tërhequr fltetarresti, në maj 2019 i është kthyer fletarresti e kurrë më s’ju ka tërheq. Prej nëntorit 2018 ky terrorist nuk ka hyrë legalisht në Kosovë”, ka thënë ai.
“Por, si është e mundur që vila në pronën e Ministrisë së Bujqësisë është ndërtu në vitin 2021 e 2022, sepse kështu po e thotë dokumenti i Prokurorisë”, ka pyetur Ramadani në Pressing.

