Incidenti në Shkup, a e thirri Kurti në telefon, Osmani: Në asnjë moment
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se incidenti që ndodhi në Aeroportin e Shkupit në gusht 2024, ka qenë tentim për ta poshtëruar shtetin e Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, presidentja Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut ka shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore kur kanë kërkuar t’i kontrollohet çanta e telefoni.

Ajo tha se do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare nëse do të dorëzonte telefonin.

“Çka ndodhi me Maqedoninë që filloi me i shkelë të drejtat ndërkombëtare është pyetja. Kanë shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore sipas së cilës shefit të shtetit, presidentit të një republike, nuk i kontrollohet çanta, aq më pak telefoni. Përkundër kësaj, unë menjëherë e kam vendosur çantën në skaner se e pash që po dojnë me shkaktu problem dhe ata insistuan ta kenë telefonin dhe telefoni është mjet i punës, që komunikoj me institucione të sigurisë, edhe çështje të klasifikuara, natyrisht unë nuk e kam dorëzu sepse do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare i shtetit tim nëse do ta dorëzoja”- ka rrëfyer Osmani.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut është përgjigjur duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka dërgu notë proteste dhe me sa e kam pa Republika e Maqedonisë së Veriut ka kthy përgjigje që shprehin keqardhje se kjo nuk do të ndodhë më. Por është për keqardhje sa është përdorur kjo për arsye politike për të treguar urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve që është përkthye edhe në shumë kërcënime me jetë”- tha tutje Osmani.

Ajo u pyet nëse për ketë çështje e ka telefonuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Jo, në asnjë moment. Është pyetje qe mund t’ia bëni kryeministrit, por poshtërim i tillë shtetit të Kosovës nuk i është bërë asnjëherë”- u përgjigj ajo.

Në incidentin në Aeroportin e Shkupit që u raportua më 01.08.2024, pretendohet se sigurimi i Aeroportit ka tentuar të shtyjë fizikisht presidenten Osmani pasi që ajo nuk ka pranuar ta dorëzojë telefonin e saj, sipas Presidencës duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë ngritur kallëzim penal dhe kanë larguar nga puna policin S. S., shef i Departamentit të Sigurisë Personale pranë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin e incidentit. /KALLXO.com

A do të kandidojë përsëri për Presidente, flet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për mandatin e dytë si presidente.

“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”- u përgjigj Osmani.

Ajo tha se është duke e bërë punën me qëllimet me të mira në interes të qytetarëve të Kosovës.

Osmani tutje tha se në kohën kur kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ka dalë në mbrojtje te parimeve që i ka premtu qytetarëve dhe se nuk ka pasur marrëveshje me Kurtin për ketë çështje.

“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë qeveria Kurti 1, unë kam dal në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës, dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë, kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizu prapa shpine, pa e mëndu në asnjë moment se cka do të ndodh me mu, as nuk e kam mëndu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha. Nuk kam pas asnjë marrëveshje me Kurtin as askënd tjetër”- ka thënë Osmani.

Por, a do të vazhdoj me qenë Vjosa Osmani në politikë pas pozitës si presidente?

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”- u përgjigj shkurt ajo.

Sondazh i ri: Garë e ngushtë mes Trump dhe Harris, rezultat befasues

Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.

Sipas sondazhit të publikuar të dielën, Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.

Megjithëse fushata e Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për Trump janë kryesisht të përcaktuara.
Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur Harris zëvendësoi Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë./VOA/

Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Osmani fajëson haptas Qeverinë: Mungoi koordinimi, gabuan që e ofruan Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në maj të këtij viti.

Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani fajin për ketë moskoordinim e ka hedhur te Qeveria.

“Krejt nuk ka qenë e pakoordinume. Pjesa ma e rëndësishme, pikërisht aty ku u kompliku puna, aty ka mungu koordinimi. Dhe për fat të keq po i shohim pasojat. Ju e dini kush e prishi dasmën sepse jemi deklaru për atë punë publikisht. Tash duhet me u rishiku qysh me i bashkë forcat” – tha ajo.

Në pyetjen se a ka prishur punë kryeministri Albin Kurti apo ministrja Donika Gërvalla, presidentja Osmani u përgjigj duke thënë “Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Osmani tha se ajo nuk është pajtuar kur Qeveria e ka ofruar Asociacionin.

“Më së shumti e kanë prishur ata që kërkojshin që Asociacioni me u bë parakusht për një organizatë të të drejtave të njeriut që as nuk e ka standard Asociacionin. Unë nuk jam pajtu kur Qeveria e ka ofru Asociacionin. Ka qenë gabim. Në atë fazë kur nuk ka mujtë as me të kry punë. Dihet kush e ka ofru Asociacionin pesë minuta në 12:00. Nuk e kam ofru unë. Qeveria e Kosovës. Letra u dërgu ne emër të Qeverisë”- u shpreh ajo.

Osmani tha se ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo ngjarje, por askush nuk e ka thirrur.

“Unë kam qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo punë. Askush nuk ka provu me thirr, as me njoftu. Pastaj janë mburrë me atë qasje që s’e kanë konsultu presidenten e Republikës së Kosovës, se si individë nuk me mbetet hatri”- tha Osmani.

Më 16.05.2024, Presidenca e Kosovës kishte reaguar në lidhje me letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin dhe draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Paraprakisht, të njëjtën ditë, ministrja Gërvalla- Schwarz në konferencën për media e pyetur nga gazetarët se a ka pasur dakordim mes institucioneve për letrën e dërguar në KiE, ajo tha se “koordinimi në institucioneve është si rrallëherë në një nivel të jashtëzakonshëm”.

Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha temat kur ka qenë në pyetje sovraniteti i Kosovës.

Gjatë një interviste për “Kallxo”, të dielën, Osmani ka deklaruar se zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën e saj.

“Kur nuk kam qëndruar unë, referendumi dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë ndalur në zyrën time. Cila  është çështja që nuk kam qëndru”, ka thënë ajo.

E pyetur se pse nuk merr qortime nga ambasadori amerikan, Osmani tha se me ambasadorin amerikan Jeff Hoveier, ka debatetë shumta. Por, shton se ato debate bëhen me respekt.

Sipas saj, në asnjë moment SHBA-ja nuk ka synim dëmtimin e Kosovës, por kërkojnë që gjërat të bëhen mirë dhe afatgjatë.

“Unë kam debatete të mëdha me ambasadorin amerikan, por i bëjnë ato debate në dyer të mbyllura e me respekt, njëjën kohë e bëjmë të qartë që as unë as ambasadori amerikan nuk e kemi synim që të dëmtohet sovraniteti i Kosovës. Por, kur të bëhet një gjë të bëhet mirë dhe afatgjatë. Unë nuk e vrej që SHBA-të duan ta dëmtojnë Kosovën, në asnjë moment”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Express

Serbia mposhtet nga Danimarka

Kësaj radhe ‘viktimë’ ishte Serbia, që e mundi me rezultat të pastër 2:0.

Golat për danezët i realizuan Albert Gronbek, në minutin e 36-të dhe Yussuf Poulsen, në të 61-tin.

Danimarka në xhiron e parë e mposhti Zvicrën me rezultat po me rezultat 2:0, ku Granit Xhaka u përjashtua me të kuq.

Sonte Zvicra do ta ketë një përballje tejet të fortë kundër Spanjës.

Shteti ku paraja nuk ka asnjë vlerë

E keni menduar ndonjëherë që për të blerë një bukë t’i kërkojnë një thes me para.

Duke e çuditshme, por kjo ndodh realisht që prej vitit 2008 në shtetin afrikan të Zimbabves.

Ka gati shtatë vjet, kur Zimbabve u godit nga hiperinflacioni, ku monedha vendase Zim-dollari u zhvlerësua aq shumë saqë njerëzve u duhej të shkonin në dyqan me karroca e thasë me lekë për të brleë produktet e nevojshme.

Edhe pse duket se më e keqa ka kaluar, dollari i Zimbabves vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-ën.

Sipas “Blomberg”, gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.

Ndërkaq, banka qendrore e këtij shteti ka njoftuar se dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan.

Reforma vlerësohet me rëndësi për t’i dhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhdukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.

Instituti financiar vendas ka bërë përllogaritjet dhe në total e gjitha paraja zimbabviane në qarkullim do të blejë rreth 20 milionë dollarë amerikanë.

Sipas një studimi të bërë rezulton se të fitoje çdo sekondë 1 dollarë të Zimbabves, pas 79 vitesh vlera e kursyer nuk kalonte një dollar amerikan.

Kurti me një njoftim të rëndësishëm, ka një thirrje për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar të dielën që të ftojë qytetarët e vendit që të aplikojnë për Çmimin e Vullnetarizmit.

Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për të avancuar shoqërinë.

 

 

“Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim”.

Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin siç i quajti “shumë probleme në lidhje me Kosovën” dhe “provokimet e vazhdueshme të Albin Kurtit”.

Ai në një paraqitje për mediat atje tha se do të ketë vizita të shumta të rëndësishme në periudhën e ardhshme.

“Do të kemi shumë probleme sa i përket situatës në Kosovë, provokimeve të vazhdueshme të Albin Kurtit. Tash na vjen presidenti izraelit, së shpejti vijnë Kombet e Bashkuara. Shumë vizita dhe para tyre Brukseli. Shumë vizita, ngjarje të rëndësishme. Le ta shtyjmë Serbinë përpara”, tha Vuçiq, raporton Kosovo Online.

Këto deklarata të tij vijnë pas zhvillimeve të fundit në veri ku autoritetet e Kosovës mbyllën edhe pesë objekte të komunave ilegale.

Aktivisti godet Kurtin: “Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”

Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë.

Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se VV’ja do ta shfrytëzonte politikisht edhe ish-presidentin Hashim Thaçi po të mos ishte gjallë.

“Rugovizmi i Vetëvendosjës. Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë se, edhe përmendoren e tij e kishin vendosë veç me fitu naj votë”, ka shkruar ai.

Lidhur me përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës ka pasur një sërë reagimesh ndaj partisë në pushtet