Arrestohen dy serb në veri

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar pasi kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga Serbia në Kosovë.

Pas intervistimit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT- Zernosek, Leposaviq  07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërkesën që Manuel Sarrazin i’a bëri për përfaqësimin e saj në CEFTA.

Një mundësi të tillë e përmendi edhe vet emisari gjerman, i cili po kërkon heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe, si masë e sigurisë.

Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën.

Herën e dytë foli në publik për vendimmarrjen në CEFTA, që është bllokuar për shkak të mospajtimeve të Kosovës në lidhje me përfaqësimin e saj në këtë mekanizëm.

Ani pse duket që Kosova arriti një marrëveshje me Sarrazin në lidhje me këtë aspekt, kushti i Serbisë ndaj Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, bllokoi prapë këtë marrëveshje.

Kështu, kishte thënë amabasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde që me anë të një postimi në platformën X tha se ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën në këtë proces.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në samitin që do të mbahet me 14 tetor, është e rëndësishme të ketë rezultate konkrete drejt synimeve të Procesit të Berlinit.

Duke folur për kritikat e emisarit special gjerman ndaj Kosovës në lidhje me CEFTA-n, Zulfaj thotë se Kosova është treguar konstruktive në këtë proces duke kontribuar për një zgjidhje kompromisi.

“Procesi i Berlinit nuk ka një listë të gjërave që janë vetëm në proces, por merr nga iniciativat e ndryshme, duke përfshirë edhe ato që janë në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, por ndonjëherë kontribuon edhe në zgjidhjet e çështjeve bilaterale… Besoj se në këtë drejtim është deklarata e Sarrazin që lidhet me vendimet që udhët t’i marrin në CEFTA, ku shumica e tregut të përbashkët rajonal varet nga mënyra sesi funksionon CEFTA… Ka të bëjë me vendime që janë në CEFTA dhe janë një listë që po presin vendimmarrje”, tha ai.

Për të koordinuar agjendën e samitit në tetor, emisari gjerman Sarrazin ka qëndruar javën e kaluar dhe këtë javë në vendet e rajonit dhe në Kosovë.

Kjo është foshnja shqiptare me emrin më të çuditshëm në botë, ka habitur edhe gjermanët

Kjo nuk është shaka.

Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars, shkruan derwesten.de.

Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani!

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.

Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore.

Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

“Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de.

Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld.

Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.

Parashikimi i moti për sot

Sot në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësirat pritet të jenë të pakta, ndërsa temperatura parashihet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta, deri në 35 apo 36 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.

Pasdite rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një voglush bën foto me Kurtin dhe ia lë një mesazh.

“Kryeministër ishte kënqësi, çele Urën e Ibrit…”, dëgjohet të thotë voglushi duke ia vënë gishtin në gjoks.

Ai po ashtu shihet shumë i lumtur që arriti ta bëjë një ‘selfie’ me Kurtin.

Kliko këtu për ta parë videon

Djali i Adem Jasharit, Luli i shtrirë në QKUK, Lladrovci: Nuk ta lë shej ty kjo

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, është shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë.

Lladrovci i uroi shërim të shpejt Jasharit, teksa tha se “nuk besoj që ta lë shej ty kjo”.

“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara”, shkroi Lladrovci, transmeton Klankosova.

Heq syzet e diellit, ngrihet në këmbë- Pecit i shkoi huq përgatitja për ta përshëndetur Osmanin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati një moment të sikletshëm përgjatë përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Peci po përgatitej t’i fliste dikur shefes së tij, Vjosa Osmanit, duke larguar syzet e diellit. Megjithatë, Osmani vendosi ta injoronte atë bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla, me të cilët ishin në një parti.

Pas këtij veprimi, ministri Peci u pa duke u pëshpëritur në vesh me Gërvallën.

Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ përmes këngëve të Dafina Zeqirit.

Ndiqeni videon nga minuta 02:10-03:00, duke klikuar këtu

Organizatori i bllokadave në pikat kufitare kërcënon me radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor

Organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka kërcënuar me radikalizëm nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

Rojeviq, ka thënë për Tanjug se nuk ka bllokadë në asnjë vendkalim, duke thënë se qarkullimi në Jarinjë gjatë gjithë kohës ka qenë normal, por thotë se qarkullimi i automjeteve me mallra me dokumente të Kosovës u ndalua.

Ai po ashtu ka thënë se u kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën thotë se do të marrin masa më radikale.

Veçojmë se Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për persona të maskuar në territorin serb ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.

Disa persona që u prezantuan si organizata joqeveritare vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste për mbylljen e pesë objekteve të komunave paralele serbe në veri në fund të gushtit. Si kusht për heqjen e tyre ata kishin vënë heqjen e Policisë së Kosovës nga veri dhe marrjen në kontroll nga ana e KFOR’it.

Olluri: Pushteti i Kurtit vendosi shtatoren e Rugovës për ta shfrytëzuar për fushatë emrin e tij

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pasi zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë.

Olluri ka thënë se pushteti i Kurtit e vendosi shtatoren e Rugovës në prag të zgjedhjeve për ta shfrytëzuar për fushatë emrin e tij.

Postimi i plotë:

“Kolaboracionist”, “I demshem per Kosoven”, “Nuk mund te na mashtroj me sepse vdiq”.

Keto jane vetem disa prej fjaleve te renda qe i ka thene Vetevendosja e Kurtit ne diten kur eshte varrosur presidenti Rugova.

Sot pushteti i Kurtit ia vendosi nje shtatore ne Podujeve. Ne prag te zgjedhjeve. Per ta shfrytezuar per fushate emrin e tij.

E rëndë: Dy kosovarë vdesin në plazhet e Shqipërisë

Tre pushues kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë këtë të shtunë.

Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Pak orë më vonë, në 19:15, po në lagjen numër 13, është gjetur në det, trupi i pajetë i një turisteje nga Kosova.

70-vjeçarja me iniciale N.H. dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Edhe në Velipojë, një pushues nga Kosova ndërroi jetë. 82-vjeçari me iniciale I.M. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.