Ministri i jashtëm i Turqisë shkon për vizitë në BIK, Tërnava: E falendërova për ndihmën e popullit turk

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ministrit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e falënderoi “atë dhe nëpërmes tij Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, e posaçërisht për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”.

Siç njofton BIK, Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera.

Ai në veçanti përmendi “ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu “një falënderim të jashtëzakonshëm”.

Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se “jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”.

Serbët bllokojnë rrugën në Merdarë, përdorin veturat si barrikada

Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Protesta e serbëve ishte ftuar të niste në ora 18:00, teksa deri më herët, edhe qarkullimi i veturave ishte i zakonshëm.

Ka pak çaste prej kur ka filluar grumbullimi i protestuesve, të cilët veturat e tyre të mbuluara më flamujt serbë i kanë shndërruar në barrikada pranë kufirit.

Më poshtë pamje:

May be an image of 3 people, car, van, ambulance and road
May be an image of 4 people, van, car and road
May be an image of 3 people, car and road
Bllokadat në veri nga serbët, kjo është situata nga pikat kufitare Kosovë-serbi

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëe serbë për bllokim të pikave kufitare

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmeruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lelojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrolle të KFOR-it dhe EULEX-it.

Zelensky e falënderon Kosovën për ndihmën ndaj Ukrainën me flotë automjetesh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë”, ka shkruar Maqedonci.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Republikën e Kosovës dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione. Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai.

“Duke qenë vetë viktima të agresionit, ne e dimë shumë mirë çmimin e lartë të lirisë. Prandaj mbështetja jonë ndaj jush do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj”.

29 vjeçari shqiptar terrorizon Gjermanin, futet me thikë të madhe në stacion për të vrarë policë, thërret “Allahu Akbar”

Një 29 vjeçar shqiptar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë pasi me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjermanë.

Siç raportojnë mediat gjermane, 29 vjeçari në vazhdimësi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë.

Prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse, po e heton rastin si “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

Siç shkruan gazeta Bild, shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuwied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Kruse ka thënë se ai në stacion vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe tha se “donte të vriste policët.”

Hetuesia gjermane kanë thënë se pas këtij akti qëndron motivimi radikal islamik.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit”, tha Prokurori i Përgjithshëm.

“Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse.

Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në paraburgim dhe sipas fotografive nga stacioni policor, sulmuesi është plagosur.

Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin që nxiti debat brenda VV-së

Të hënën e 9 gushtit do të mblidhet kryesia e Kuvendit, ku në rend dite janë katër pika.

Në njoftim bëhet e ditur se pika e parë e rendi të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

Në pikën e dytë, kryesia do të diskutojë për pikat e papërfunduara të seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 28 mars të këtij viti, ku do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publik të njoftimit për kontratë, nëpër ministri dhe ndërmarrje publike qendrore.

Kurse, në pikën e tretë do të flitet për seancën plenare që ishte paraparë të mbahej më 24 maj, e ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për tri vjet të Qeverisë Kurti.

Në njoftim bëhet e ditur se në pikën katër do të flitet propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Në seancën e radhës plenare pritet të votohet në lexim të dytë një nga projektligjet që ka nxitur më së shumti debat, edhe për brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, atë për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës për seancën e radhës plenare:

  1. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2.    Pyetjet parlamentare,
    3.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
    4.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    8.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    13.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    17.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    18.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    19.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    20.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    21.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    23.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    24.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    25.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    26.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    27.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    28.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
    29.     Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    30.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Ja kur do të bëhet zbulimi i shtatorës ish-presidentit Rugova në Podujevë

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, Komuna e Podujevës nesër organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit, Dr.Ibrahim Rugova.

Me pjesëmarrës zyrtarë të lartë shtetërorë, ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të vjetër të administratës komunale dhe fillon në orën 13:00.

Gaxherri: Kurti në zgjedhjet e ardhshme s’duhet t’i marrë as 5%

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit Kurti dhe Vetëvendosja nuk do të duhej të fitonin as 5%.

Për Gaxherrin, me qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur asnjë zhvillim në dobi të qytetarëve, por që sipas saj përkundrazi ka pasur ikje masive të qytetarëve nga Kosova.

“Ndodh edhe 100% të shkojë Vetëvendosja, nuk përjashtohet si mundësi, për shembull këta ekuacionet e tilla mund edhe t’i paramendojnë e t’i zgjidhin, ndonëse një ekuacion i fundit Kurtit nuk i doli aspak i saktë ashtu siç nuk i ka dalë asnjë premtim i tij që e ka bërë për këtë vend për këto 4 vjet. Dhe bazuar në këto ekuacione dhe premtime të Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të duhej që Kurti dhe LVV-ja të mos fitojnë as 5% se për 4 vjet Kurti, asnjë projekt zhvillimor për këtë vend nuk e ka bërë, e as nuk ka pasur asnjë përqindje më të lartë të mirëqenies qytetare, as shtim të vendeve të punës, përkundrazi ikje masive të qytetarëve dhe të të rinjve nga Republika e Kosovës”, tha ajo.

Më tej Gaxherri ka shtuar se Kosova mund të jetë e sigurt vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtari i LDK-së: Qeverisë Kurti po i vie era korrupsion

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka ndarë përmes një tenderi njëburimor edhe 46 mijë euro shtesë për projektin e Urës së Badovcit.

Azemi thotë se përmes procedurës së negociuar është nënshkruar edhe kontrata për rrugën nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë.

Zyrtari i LDK-së thotë se kjo praktikë po përdoret nga Qeveria edhe në muajt e fundit të mandatit dhe se po jepen kontrata të negociuara për punë të dështuara. Sipas tij, ky mekanizëm i ka rrënjët në korrupsion.

Në fund të reagimit, Azemi thotë se Qeveria Kurti ka nënshkruar rreth 1 mijë kontrata sekrete që kapin vlerën e 240 milionë eurove.

Reagimi i plotë:

Urën e Badovcit e lanë peng duke e zgjatur e stërgjatur ndërtimin e saj derisa u shndërrua në objekt talljeje në gjithë Kosovën. E dje, Ministria e Infrastrukturës i paska dhënë edhe mbi 46.000 euro shtesë për të. Kjo përmes një kontrate njëburimore. Në të njëjtën formë, me procedurë të negociuar, qenka nënshkruar edhe kontratë për ndërtimin e urës në Rrugën Nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë. Vlera e saj mbi 51.000 euro. Pra, për dy ura, dy kontrata të negociuara me vlerë afro 100 mijë euro.

E njëjta praktikë e kësaj Qeverie edhe në muajt e fundit të mandatit. Për punët e dështuara, kontrata të negociuara. Mekanizmi i njëjtë që rrënjët i ka tek korrupsioni. Projektet që do të duhej të prodhonin mirëqenie për qytetarët po përdoren për përfitim e pasurim për pushtetarët.

Liburn Aliu e ministrat e tjerë të kësaj qeverie, nënshkruan rreth 1000 kontrata sekrete që kapin vlerën e mbi 240 milionë eurove. Kjo qeveri për çdo ditë të qeverisjes e ka dhënë nga një kontratë njëburimore. Kështu s’ka ndodhur kurrë. Kësaj qartazi i vjen era korrupsion i pastër. Krejt këto janë taksa të qytetarëve, që s’guxojnë të shkojnë në xhepat e dostave të pushtetarëve. Prandaj, duhet hetim urgjent. Për secilën kontratë veç e veç. Për çdo cent të dhënë në mënyrë të dyshimtë.

Eksperti i sigurisë: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra

Agim Musliu, njohës i çështjes së sigurisë ka thënë se prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.

Statusi i plotë:

“Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit.

Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi.

Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyer!

Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!”, ka shkruar Musliu.