Shpërthen Zeka:Edhe lopët mi vetë e dijnë që as Enver Hoxha s’i ka prishë raportet me ndërkombëtarët

Për Zekën, politika e kryeministrit Kurti drejtuar akterëve ndërkombetar është armiqësore.

“Politika të cilën e ka ndjek Albin Kurti me faktorin ndërkombëtar më ka çue tek thënia serbe që thotë se ne e rifitojmë Kosovën atditë kur në Kosovë vie lideri politik që do të armiqësoj popullin e Kosovës me amerikanët dhe evropianët, e kësaj e ka arritur Albin Kurti”, deklaroi ai.

Zeka deklaroi se policët janë ata që i pësojnë më së shumti veprimet qeveritare.

“120 vite kombi shqiptar ska qenë më i armiqësuar me perëndimin se sa me Albin Kurtin dhe matjet e urës është hajgare për qytetarin e Kosovës.Edhe lopët mi vetë e dijnë që as Enver Hoxha s’i ka prishë raportet me ndërkombëtarët”

Sipas tij, zyrtarët policor janë ata që po pësojnë nga vendimet për zonën e veriut.

Haziri thotë se Serbia po lufton me moton “gjithçka përveç pavarësisë së Kosovës”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se Serbia po ec me një politikë, me të cilën përmes saj, synon që të prish partneritetin e Kosovës me perëndimin.

Ai thotë se nga ato shtete me të cilat Serbia do që Kosova të i prish raportet, e para është Amerika.

“Është ndërtuar politika e re, që ata e quajnë ‘gjithçka përveç pavarësisë së Kosovës’. Në Serbi, kjo është formula: Duhet të bëjmë gjithçka ta rrënojmë raportin, miqësinë, dhe partneritetin e shqiptarëve me perëndimin, ku e para hyn Amerika, NATO-ja, edhe BE-ja. Është luftë e gjatë, nuk është synim që do të arrihet shpejt”, u shpreh ai te ‘DPT Fidani’.

Elshani: Sa është Radoiçiqi i lirë ka rrezik për sigurinë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur se a është shpartalluar grupi i Radoiçiqit në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, ekziston mundësia që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.

“Sa është Radojçiqi i lirë ka rrezik, por ne jemi me numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elshani.

Ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.

“Prej orës 8 në mëngjes e deri në mbrëmje ishim në detyrë, në uniformë. Tash edhe na kemi dalë me lëviz, me shëtit. Kjo është e mundur, nuk ka ndonjë problem. Por situata këtu është thuajse çdo natë, ndonjëherë edhe më shumë. Tash kanë filluar edhe shkollat me siguri kemi me pas më shumë njerëz, pra situata është e qetë“.

Deputeti i VV’së: Ura e Ibrit do të hapet, keni pritur disa vjet, pritni edhe disa ditë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se për 25 vite radhazi veriu i Kosovës ka qenë zonë e paprekur nga autoritet shtetërore, e derisa potencoi se në atë pjesë kanë sunduar strukturat paralele.

Rrustemi thotë se për dallim nga atëherë, tashmë veriu ka një realitet krejt ndryshe, madje sipas tij i pakrahasueshëm.

“25-vjet e ka pasur atë zonë të paprekur nga autoritetet shtetërore, kanë sunduar strukturat paralele. Radoiçiq ta ka vendosur rregullin dhe ligjin atje. Prania e dinarit thua që është monedhë me valutë zyrtare në Kosovë, rrugë të trafikimit e të kontrabandës. Këto nuk janë manovra, janë veprime institucionale për të zbatuar ligjin edhe kushtetutën edhe në atë pjesë të Kosovës, në të cilën nuk ishin zbatuar asnjëherë përgjatë 25-vite. Sot, është realiteti krejt ndryshe dhe i pakrahasueshëm, dhe kështu do të vazhdojë”, tha ai në Tëvë1.

Ndërkohë, sa i përket hapjes së urës mbi lumin Ibër, tha se ajo urë s’mund të ketë destinacion tjetër, përveç hapjes.

“Keni pritur disa vjet, pritni edhe disa ditë. Ama ura do të hapet. Nuk mund të ceki datë, por po them që ura nuk mund të ketë destinacion tjetër, përveçse hapjes për qarkullim dhe për t’i shërbyer dy pjesëve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”, potencoi Rrustemi.

Serbët do t’i bllokojnë të gjitha pikat kufitare

I ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë.

Rojeviq paralajmëroi se bllokada do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe institucionet t’u kthehen serbëve.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviq, raporton KoSSev.

Ai tha se bllokada do të kryhet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që banojnë në Kosovë për – siç pretendon ai – t’i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme nga Policia e Kosovës.

Ai pretendoi se për këtë plan nuk do të presin ndonjë “ndihmë nga shteti” dhe se nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre.

“Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të. “Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos ngacmohen nga policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska”, tha Rojeviq.

Ai madje shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.

Në dritën e mbylljes së pesë institucione paralele serbe në veri nga autoritetet e Kosovës, rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën sot para një objekti që më herët ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Veprimi i Qeverisë u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duke e cilësuar vendimin si të pakoordinuar dhe të njëanshem.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi.

ShBA theksoi qartazi se veprimet, ndonëse është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës, instrumentalizimi i vazhdueshëm i saj nga Qeveria e Kosovës pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”.

Tahiri – pushtetit: A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj, si spo ju vjen turp asnjë reagim

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar ngjarjet e fundit që ndodhën në Prishtinë tha se niveli i krimit është në rritje. Për këtë, ai po kërkon një reagim nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, pushteti nuk flet aty ku “nuk ka votë e popullizëm”.

Postimi i tij i plotë:

Pasiguria në kryeqytet është bërë brenga kryesore për qytetarët e Prishtinës. Mbrëmë, një vrasje e një djali të ri dhe pesë plagosje. Sot, një therrje e një djaloshi në një shkollë fillore. Si more spo ju vjen turp, asnjë reagim apo asnjë qëndrim nga qeveria e Kosovës, që na lodhi me popullizëm e kurr su morën me tema që janë brengë serioze. Apo, aty ky nuk ka votë e popullizëm nuk flisni. A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj. Pak banorë jemi me pas këtë nivel të krimit. Turp!

”Prishtina si Texasi”, reagon Besnik Tahiri

Pas ngjarjeve që tmerruan kryeqytetin ditët e fundit, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar Prishtinën me Texasin.

Tutje, Tahiri ka thënë se pasiguria në Prishtinë është brenga kryesore e qytetarëve.

Ai i është drejtuar edhe Qeverisë se Kosovës, ku mos reagimet e tyre ndaj këtyre ngjarjeve i ka cilësuar si turp.

‘’ Pasiguria në kryeqytet është bërë brenga kryesore për qytetarët e Prishtinës. Mbrëmë, një vrasje e një djali të ri dhe pesë plagosje. Sot, një therrje e një djaloshi në një shkollë fillore. Si more spo ju vjen turp, asnjë reagim apo asnjë qëndrim nga qeveria e Kosovës, që na lodhi me popullizëm e kurr su morën me tema që janë brengë serioze. Apo, aty ky nuk ka votë e popullizëm nuk flisni. A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj. Pak banorë jemi me pas këtë nivel të krimit. Turp!’’ ka shkruar ai.

Rrustemi i bindur për fitoren e VV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do të shënojmë rekord të ri, do ta kalojmë atë të 14 shkurtit

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, është i bindur që në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 LVV-ja prapë do të jetë fituese.

Madje, sipas tij, ky subjekt politik do të shënojë rekord të ri, pavarësisht rezultateve të 14 shkurtit ku i morën 51 për qindëshin.

“Jam i bindur që do të ketë një rekord të ri që do ta tejkalojë 14 shkurtin. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës do t’i japin VV-së një mazhorancë nëse jo të njëjtë çfare i kanë dhënë më 14 shkurt vetëm se më të fortë edhe më 9 shkurt, për t’i vazhduar projektet që i kanë nisur gjatë këtij mandati të parë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, lidhur me deklaratat e opozitës, të cilët sipas tyre VV-ja nuk do të arrijë më një rezultat të tillë si ai i 14 shkurtit, Rrustemi tha se njëjtë kanë menduar edhe në vitin 2022.

“Ata kanë thënë edhe më 2022-tën që edhe Adem Jashari me u çu se nuk ka mundësi me i marrë 51 për qind e ne i kemi marrë 51 për qind. Opozita nuk është burim kredibil i informacionit e as i qëndrimeve. 9 shkurti do të jetë përsëri një përgjigje edhe për ata që thonë kësisoj dhe natyrisht do të jetë edhe një mazhorancë edhe më e konsoliduar për VV-në bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa”, tha deputeti Rrustemi.

Dardan Islami: 90% e prishtinalive e kanë CD-në e Ceces në makinë

Dardan Islami teksa po debatonte në Pressing në T7 tha se 90% të qytetarëve të Prishtinës e kanë në veturë CD-në e këngëtares Ceca.

“Nëse veshemi si policë dhe i ndalim kerret, nëse prej 100 makinave që i ndalim si policë po jau marrim CD-në e muzikave, 90% të prishtinalive e kanë Cecën aty…O po, po”, tha Islami në Pressing.

“Kush jemi na me i gjyku të tjerët… 90% e kanë Cecën, a po don më u lidhë”, tha Islami duke kërkuar bast në Pressing.

Abdixhiku publikon foton teksa nxënësit me mësim gjithëditor hanë shujtën: Kosova mundet më mirë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një foto teksa nxënësit e Shkollës së Gjelbër me mësim gjithëditor po hanë shujtën e ditës.

Abdixhiku e ka qujtuar “foto të ditës”, pamjen e nxënësve.

Tutje ai shkruan: “Fëmijë të ushqyer në shkollë, mendje të shëndosha, shtet i fortë! Mësimi tërëditor në Prishtinë. Kosova mundet më mirë. Kosova meriton më mirë!”.