Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se katër persona janë plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën mbrëma në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rastë .

Aty është parë edhe një autoambulancë.

Kurti merr një njoftim të rëndësishëm – Ja çfarë po planifikon Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate thotë se Kurti është njoftuar nga ta që Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak.

Atyre, thuhet në komunikatë, po iu ndërtohen shtëpi dhe banesa, derisa nga Kurti u kërkua të përpiqet në parandalimin e kësaj.

“Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë. Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë”.

“Më tej, kryeministri i njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, si dhe për përpjekjet që Qeveria po bën për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim, Kurti u tha se ka falënderuar Biserkon, Çanakun dhe Baskin për angazhimin në ndëtimin e urave të paqes dhe bashkëpunimit.

Temë ishte edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Postimi  i tij:

Mërgatë e dashur ✌️

Po ju drejtohem me këtë mesazh si falenderim për punën e madhe që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë tri viteve të kaluara jam angazhuar nga Kryesia e LDK-së si pjesë e Ekipit Politik për Mërgatën, ku së bashku me ju punuam fuqishëm në riorganizimin e partisë tonë – Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila sot është adresa kryesore e organizimit politik në mërgatë; ashtu siç ishte në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Parim bazë i gjithë kësaj ishte vlerësimi i kontributit të të gjithëve, si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë e të rejat e të djathtës origjinale.

Tash kur data për zgjedhjet parlamentare është caktuar, ju ftoj ta finalizojmë këtë proces, duke dëshmuar mobilizimin tonë për ndryshimin e madh për Kosovën demokratike e të zhvilluar.

Andaj, ju ftoj që të filloni regjistrimin si mundësi e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë ✌️

Linku i regjistrimit:këtu

Alternativa e ekstremit të djathtë e Gjermanisë kryeson me vota, lë mbrapa Scholzin

Dy vendet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, duket se i ka dhënë një mbështetje të fortë partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, sipas anketave pas votimeve këtë të diel.

Të dhënat paraprake tregojnë për një fitore në Tyringen ndërsa pritet të renditet e dyta në Saksoni. Partitë e koalicionit në pushtet duket se kanë shënuar rezultate shumë të dobëta.

Koalicioni qeverisës tre partiak i kancelarit Olaf Scholz po përballet me debate të brendshme të vazhdueshme, ndërkohë që dobësimi i ekonomisë dhe probleme të tjera kanë nxitur pakënaqësi mes votuesve.

Parashikimet nga kanalet televizive publike, ARD dhe ZDF, bazuar në sondazhet pas votimit, tregojnë se Alternativa për Gjermaninë ka marrë 32-33 për qind të votave në Tyringen, shumë më tepër se Bashkimi Kristian Demokrat i qendrës së djathtë, partia kryesore e opozitës gjermane, me rreth 24 për qind.

 

 

Në Saksoninë fqinje, parashikimet tregojnë se CDU, parti e cila e ka udhëhequr këtë shtet që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, ka marrë rreth 31.7 për qind të votave e ndjekur nga AfD me 30.6-31.4 për qind.

Partitë gjermane kanë thënë se nuk do t’i bashkohen një koalicioni me partinë AfD për t’i siguruar asaj pushtetin. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) Carsten Linnemann, tha se partia e tij do t’i përmbahet qëndrimit të kahershëm për të mos bashkëpunuar me të djathtën ekstreme.

AfD është partia që ka ndikimin më të fortë në lindjen e dikurshme komuniste gjermane. Më 22 shator mbahen zgjedhjet në shtetin tjetër gjerman të Brandenburgut, ku dominon partia e Kancelarit Scholz.

Pak më shumë se një vit më vonë do të pasojnë zgjedhjet kombëtare.

 

E trishtë: Ky është i riu që vdiq sot në Komoran

Gentrit Hajdini është i riu që vdiq sot në aksidentin në Komaran, raporton GazetaDemos. 

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Ndryshe lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha motoçiklisti nuk ka mundur të i përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë djali i mikut Gentrit(Brahim)Hajdini pas nje aksidenti tragjik!

Per ceremonine e varrimit do te njoftoheni me kohe!

“Kurti dha urdhër për t’i konfrontuar serbët menjëherë pas vizitës së Macronit në Serbi“

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke vazhduar narrativën propaganduese se në Kosovë po persekutohen serbët, tha se kryeministri Albin Kurti dha urdhër për t’i konfrontuar serbët menjëherë pas përfundimit të vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Serbi.

“Është indikativë se Albin Kurti urdhëroi përballjen e fundit me serbët menjëherë pas përfundimit të vizitës dyditore në Serbi të presidentit francez Emmanuel Macron”, ka thënë ai, siç raporton KoSSev.

“Për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë fajin e ka vetëm njëra palë – regjimi i Albin Kurtit dhe këtë e tregoi sërish sot. Serbët jetojnë nën terrorin e tij dhe kjo duhet të ndalet urgjentisht”, tha Vuçeviq.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, që kur regjimi i Albin Kurtit sulmon serbët me tuba të gjatë, ka pasur reagime të ndryshme përveç heshtjes dhe injorimit të dhunës dhe kriminalizimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti, ndoshta sot ata nuk do të shikonin fotot e kësaj dhune të tmerrshme”.

Vuçeviq vazhdoi propagandën se Kurti me këto veprime e ka synim “shfarosjen e serbëve”.

Ai pretendoi se Serbia “ka dërguar një mesazh të qartë se qëndron fuqishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, por thotë se vendi i tij “nuk do të lejojë dhunë dhe masakër kundër popullit të saj”.

Kurti: Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se Telekomi i është kthyer qytetarëve.

Kurti shkruan se, rrjeti modernizohet e shërbimet janë më cilësore.

“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, shkruanKurti.

Lajçaku i kërkoi takim, Osmani e refuzoi – ky është arsyetimi i Presidencës

Presidentja Vjosa Osmani nuk u takua me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Çeki.

Lajçak, i cili e ka cilësuar të rëndësishëm takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar ta takojë edhe Vjosa Osmanin atje, por presidentja e Kosovës ka refuzuar.

Këshilltari për media nga Zyra e Presidencës, Bekim Kupina ka thënë se për shkak të agjendës së ngjeshur të presidentes Osmani ka qenë e pamundur të realizohet takimi.

“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, tha Kupina.

Ndërkaq, Lajçak shkroi sot për angazhimet e tij në konferencën e sigurisë, Globsec, duke treguar se është takuar me të angazhuarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe Vuçiqin.

Takimin me të parin e konsideroi si “moment kryesor” dhe “konfirmim të partneritetit”, ndërsa me presidentin serb tha se foli “për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme”.

Ndërmjetësi europian paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën pasi të ndalet shkurtimisht në Bruksel dhe pasi të marrë pjesë nē Forumin Strategjik të Bledit.

Në Prishtinë, ai tha se do të vijë “për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”.

Ky është i riu që vdiq sot, u godit nga një veturë

Një burrë 39 vjeçar është goditur nga një veturë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodh dje rreth orës 18:30, në Lipjan dhe si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë sot.

mëson se bëhet fjalë për Besian Hoxha, i cili që nga dje ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

 

Ndërsa, Policia e ka arrestuar shoferin e veturës, i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka shkaktuar aksidentin duke goditur një burrin 39 vjeçar.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rizvanolli thotë se po vazhdojnë investimet në modernizim të rrjetit në gjithë Kosovën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se edhe Besiana është bërë me 5g pas Rajonit të Prishtinës, Mitrovicës Veriore e Therandës.

Në këtë mënyrë ajo ka lavdëruar Telekomin pjesë e sëcilit është Vala.

“Edhe Besiana, Rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda me 5g! Vala po vazhdon investimet në modernizim të rrjetit në të gjithë Kosovë”, ka shkruar Rizvanolli.