Ambasada amerikane: ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike

Ambasada amerikane në Kosovë, ka dalë me një njoftim, ku shprehë mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmëssekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksioneve të Kosovës në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave ilegale.

Ambasada thotë se “vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik”.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmëssekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare.  E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 31 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kastrati: Kurti ua “rriti” qytetarëve pagën 6 euro e 80 cent, Gani Jakupit i jep 7 mijë e 500 euro

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.

“Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 cent, pra 1 mijë e njëqind qytetar kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj. Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 cent bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë vec vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.

Abazi: Kurti po bën progress në ndarjen e Kosovës

Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.

“Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, shkroi Abazi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një realiteti të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.

Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!

Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!

LAJMI I FUNDIT: Vdes një ushtar ukrainas në Kosovë

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. ku njoftoi se ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja në Spitalin e Prizrenit.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta.

Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet.

Ështe njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti inicohet si rast “Hetim i Vdekjes”.

Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren. Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jete i të ndjerit është dërguar për autopsi në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit  në kordinim me zyrtarin përgjegjes të FSK-se  kanë ndermar të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse  lidhur me ushtarin e ndjerë.

Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.

Ky është 45 vjeçari që i vuri flakën ish-gruas së tij në Korçë

Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci.

Bëhet fjalë për Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë në këmbë në momentin që ka djegur ish bashkëshorten, ndërsa është larguar me vrap pasi i ka vënë flakën. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse ccifti ishte në proces divorci. Mësohet se 31 vjeccarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka patur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish bashkëshorti.

 

Krasniqi: Gënjeshtra se Kurti e ka “çliruar veriun” është propagandë kancerogjene

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar interpretimet se kryeministri Albin Kurti e ka çliruar veriun e Kosovës.

Këtë intereptim, Krasniqi e ka cilësuar si gënjeshtër dhe “metastazë e propagandës kancerogjene”.

Tutje, Krasniqi ka theksuar se sigurinë në veri e mirëmban edhe sot KFOR-it.

“Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova! Tentimi për ta keqpërdorë KFOR-in për lojërat e Kurtit, ka qenë evident. Kosova po e paguan atë faturë me izolim, me defaktorizim, me injorim, me kërcënim”, tha ai ndër tjerash.

Zeka: Serbët po heshtin sepse e kanë kuptuar që ëndrrat e tyre po i realizon Albin Kurti

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit në veri. 

“Serbët po heshtin sepse e kanë kuptuar që ëndrrat e tyre po i realizon Albin Kurti”, shkroi ai.

Postimi:

Heshtja serbe ne veri, nje parakiamet per Kosoven

Ata po heshtin. Asnje reagim. Ata e kane kuptuar se enderrat e tyre po ua realizon Albin Kurti. Ata, pra serbet, po e degjojne baben e tyre, Dobrica Qosiqin, i cili tha: -Ne e rifitojme Kosoven vetem kur lideret e saje armiqrsohen me Ameriken. Te tjeret gati ishin. Reagoi edhe nxitesi kryesor i aventurave te Albinit, ambasadori gjerman, i cili çdo jave i jepte infuzion kryeministrit foshnjor qe te vazhdonte me politikat konfliktuale karshi perendimit.

Po i shohe disa qe po tallen me pjesetaret e KFOR-it. Mos ua zini per te madhe. Te tillet tallen edhe me nenat e tyre.

Krejte ne funde, mbreme me rastisi te degjoja nje ”analize” te nje mergimtari, i cili e nxirrte Francen komplet ne anen e Serbise. Zot ruana prej mendimeve te tilla talebane. Franca eshte djepi i bombardimeve ndaje Serbise. Askush ma shume nuk e ka mbeshtetur Rugoven se sa Franca, me perjashtim te SHBA-ve.

Nuk ja vlene mu zgjate me shume. Te kthehemi tek Baba Albin, qe duke i testuar kembet e ures te Ibrit, ka shkaterruar urat shekullore me prendimin, ato qe jane ndertuar me munde dhe sakrifica…!!!

Kika: Me besim në Zot fitoren e kam të padiskutusheme

Kryetari i Partisë Demokratike të Unitetit (PDU) Kreshnik Husaj  ka thënë për Gazetën Neutral se Kosoves i nevojitet një rindërtim i politikës.

Ai tha që  me fitoren e tij si Kryeministër veprimin e parë që do të ndërmerr do të jëtë angazhimi me Serbinë, shkruan Gazeta Neutral.

“Me fitoren time si kualicion PDU-Balli Kombit do mundohem menjëher të sjell platformën time politike të qkapjes së shtetit nga politika gjë të cilën po e vuan shumë qytetari.

“Kosova ka nevojë për një rindertim të politikes duke sjell fryma me opinione të kjarta. Veprimi i parë që do të bëj është angazhimi im i drejtpërdrejtë në bisedime me Serbinë caktimi i kufijëve të përherëshme , domethanë gjë e mirë të dihet kufiri dhe zbatimi i marrëveshjeve në të kundërtën të lëshohen vijat e kuqe të panegociushme me Serbinë”, tha ai.

Sipas tij  deri më tani në Kosovë nuk ka qenë asgjë në rregull.

Husaj shtoi se  do të luftojë për pozitën e Kryeministrit, dhe që nuk sheh ndonjë rivalë.

“Në Kosovë nuk ka asgjë  në regullë duke përfshirë nga familja e deri te politika kjo ndodhë me qeverisjet shizofrenale që i kanë bërë  këtij shteti. Unë do luftojë për poziten e Kryeministrit, pozitat tjera nuk hyjnë në agjenden time politike, rivalet e mi janë letra të djegura politikishtë që historia do i ndëshkon siq po i ndëshkon disa”, tha Husaj.

Ai ka shprehur bindjen e tij që do të fitoj në zgjedhjet parlamentare.

“Nuk vuaj për pragun zgjedhor , por synoj pushtetin qendrorë, andaj me besim në Zot fitoren e kam të padiskutusheme”- shtoi ndër të tjerash Husaj.

Aksioni i fundit në veri, vjen reagimi edhe nga NATO

Aleanca e NATO-s është shprehur e zhgënjyer me aksionet e fundit në veri të Kosovës, ku janë mbyllur disa komuna paralele serbe.

Në një reagim zedhenjesa e NATO-s, Farah Dakhlallah ka thënë se aksioni ishte i pakoordinuar edhe pse Qeveria i kishte premtuar se do të koordinohej me ta.

NATO ka ripërsëritur se duhet angazhim i plot në dialog.

“Shumë i zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, thuhet në reagim.