Xhuli tregon për herë të parë publikisht moshën e saj, do habiteni

Ish finalistja e ‘Big Brother Vip Kosova’ Xhuliana Nura kohës se fundit është e pranishme në kauzat e ndryshme per gratë në Kosovës.

Por kohës së fundit permes një postimi ka treguat për herë të parë moshën e saj.

Xhuli ka mbushur 34 vite jetë.

Përndryshe Xhuli përkujdeset mjaftë shume për paraqitjen e saj të jashmte, duke bërë aktiviete të shumta fizike./kosovarja

Shiko foton:

“Zoti më bekoi” – Dubois paralajmëron kundërshtarët e radhës pas nokautit të Joshuas

Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF në peshat e rënda, duke mposhtur Anthony Joshuan me nokaut.

Dynamite nuk ishte favorit për këtë takim, por ia doli ta shkatërronte AJ-n.

Dubois ka thënë pas duelit se ishte parë si jo-favorit, por që kjo gjë i ndodhi edhe në dy luftërat e fundit.

“A nuk jeni të mahnitur, a kërkonit spektakël?”, ishin fjalët e para të boksierit drejtuar të pranishmëve në sallë.

“Po është e vërtetë se unë jam parë si jo-favorit për këtë luftë, mirëpo ja dola t’i hesht kritikët”.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Jam mirënjohës që jam në këtë pozicion. Zoti më bekoi”.

“Jam një gladiator, jam një luftëtar deri në fund. Unë dua të shkoj në potencialin tim të lartë në këtë lojë”.

“Unë kam qenë një slit në ruletë. Kjo është koha ime. Nuk do të ndalem derisa të kem arritur potencialin tim të plotë”.

“Kam punuar shumë për këtë moment dhe ia dola ta dëshmojë edhe njëherë se çfarë mund të bëjë”, ka shtuar më tej Dubois.

Fjalët e para të Joshuas pas humbjes së rëndë që pësoi në duelin ndaj Dubois

Anthony Joshua ka reaguar menjëherë pas humbjes së rëndë që pësoi në duelin ndaj Daniel Dubois për titullin e IBF-së.

Joshua u tregua i përulur duke i dhënë merita ekipit kundërshtar për suksesin që e arritën, ndërsa ai tha se për vete po ndihet tejet i zemëruar për humbjen.

“Merita për atë dhe ekipin e tij, ne u munduam që të arrijmë sukses por nuk ia dolëm”, ka thënë Joshua fillimisht.

“Ju e dini, jam i zemëruar por do të mbajë qetësinë dhe do të tregojë respekt për kundërshtarin tim”.

“Para se të vija këtu, unë gjithmonë i thosha vetes se do të jem një luftëtar për gjithë jetën. Ne nuk ia dolëm por do të provojmë sërish”.

“Unë kisha një kundërshtar të shpejtë, por bëra shumë gabime nga fundi. Aq i zemëruar sa jam, kjo është çfarë ka ndodhur”, përfundoi britaniku.

Ky është momenti kur Dubois e qet në gjumë Joshuan – PAMJE

Ka përfunduar super meçi mes Anthony Joshua dhe Daniel Dubois, e cila u zhvillua në stadiumin e “Wembleyt”

Daniel Dubois ka arritur fitore me nokaut ndaj ish-kampionit të botës, shkruan Indeksonline

VIDEO

27-vjeçari zhvilloi super meç ndaj Joshuas, duke e dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Ishte raundi i pestë ku Joshua nuk arriti t’a përballonte një supergoditje nga kundërshtari i tij.

Dubois me këtë fitore arrin ta mbrojë titullin IBF.

VIDEO

Spektakël nga Daniel Dubois, e mposht me nokaut në raundin e pestë Joshuan – VIDEO

Daniel Dubois ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut, shkruan Gazeta Express.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Qysh prej raundit të parë, Dubois e nisi me një nokdaun, për ta vazhduar dominimin në raundet vijuese.

VIDEO

Rundi i tretë: Joshua sërish në tokë, Dubois ia ‘ndal frymën’

Tashmë ka filluar rundi i tretëmes dy boksierëve për titullin IBF në kategorinë e peshave të rënda në boks, raporton Sinjali.

Joshua sërish u gjet në situatë të vështirë, ku u rrëzua në tokë nga goditjet e Dubois – britaniku u rrëzua edhe në rundin e parë.

Pavarësisht kësaj ai u zgjua dhe vazhdoi luftën.
Për t’u duartrokitur: Edon Zhegrova bën këtë gjest fantastikë, vajza nuk mund ti ndal lotët

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka gëzuar një tifoze të vogël franceze pas ndeshjes mes Lille dhe Strasbourg-it.

Zhegrova e pa tifozen e vogël që ishte duke mbajtur flamurin e Kosovës dhe në fundin e ndeshjes shkoi dhe ia dhuroi fanellën, shkruan Indeksonline

Tifozja u emocionua shumë nga gjesti i futbollistit kosovar dhe filloi të qante. Kurse, lojtari i Lille mori flamurin e Kosovës që kishte fytyrën e tij në të.

Kujtojmë që në këtë ndeshje Edon Zhegrova shënoi dy gola të bukur, por skuadra e tij barazoi në fund me rezultatin 3:3.

VIDEO

Ruandi i parë, Dubois ia humb ‘busullën’ pak Joshuas, e qet në tokë

Tashmë ka filluar rundi i parë mes dy boksierëve për titullin IBF në kategorinë e peshave të rënda në boks, raporton Sinjali.

Joshua e ka nisur mirë këtë meç, por që Dubois u rikthye me dy goditje të fuqishme ku dhe e gjunjëzoi boksieri britanik.

Meçi i parë i takoi Dubois.

Vetëm edhe pak minuta: Mësohet se kur fillon meçi mes Joshuas dhe Dubois

Joshua është gati për t’u përballur me ikonën britanike Dynamite me titullin IBF në garë e peshave të rënda në boksin profesionist, raporton Sinjali.

Joshua shkon në këtë përballje të madhe të Wembleyt pas një fitoreje brutale me nokaut kundër legjendës së UFC, Francis Ngannou.

Ndërsa Dubois arriti një fitore të bujshme ndaj yllit kroat Filip Hrgoviç.

Tashmë, të dy boksierët kanë arritur në stadium dhe janë gati për këtë meç të madh që pritet të fillojë rreth orës 23:30 sipas kohës tonë lokale.

I vdiq babai ditë më parë, lojtarët e Cluj me mesazh të veçantë për Meriton Korenicën

Skuadra e Cluj është duke luajtur ndeshjen ndaj Hermannstadt e vlefshme për javën e dhjetë në futbollin rumun.

Në këtë ndeshje mungon lojtari kosovar, Meriton Korenica, të cilit i ka vdekur babai, shkruan Indeksonline

Por, Korenicën nuk e harrojnë bashkëlojtarët – të cilët në fushë u paraqiten me fanella të zeza me mbishkrimin: “Bëhu i fortë Kore. Ne jemi me ty”.

Kujtojmë që Korenica po kalon momente të mira në ekipin rumun, ku në tetë ndeshje ka shënuar një gol.