Haradinaj e ofendon Kurtin që nuk mori pjesë në protestë: Mi i vogël, po bën përçarje

Ish-luftëtari i UÇK-së kritikon ashpër kryeministrin e Kosovës dhe vlerëson rolin e Edi Ramës për Kosovën: “Ka bërë 100 herë më shumë për kosovarët.”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që u mbajt pasditën e së premtes në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Haradinaj akuzoi Kurtin se po krijon përçarje mes shqiptarëve, në një kohë kur, sipas tij, kombi duhet të jetë më i bashkuar se kurrë.

“E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë përçarje. Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se ka bërë kosovarët. Edi Rama e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai mi i vogël, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajteve që kanë bërë qytetarët për të mbërrijë ai në frontin që gëzon sot”, tha Haradinaj.

Ai e quajti Kurtin “të papërgjegjshëm ndaj sakrificës së qytetarëve”, duke shtuar se kryeministri po vepron për interes personal e jo kombëtar.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj vlerësoi kontributin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën, duke thënë se Rama ka bërë shumë më tepër se vetë udhëheqësit kosovarë.

“Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se kanë bërë kosovarët. Ai e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai më i vogli, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajtjeve që kanë bërë qytetarët për ta sjellë në pozitën që gëzon sot”, u shpreh Haradinaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të mos bien pre e atyre që kërkojnë përçarje. Ai theksoi se motoja “Liria ka emër” duhet të jetë frymëzimi i çdo proteste dhe bashkimi mbarëkombëtar.

“Qytetarët të jenë sa më unikë dhe mos bien pre e atyre që kërkojnë vetëm përçarje! Motoja duhet të jetë ‘Liria ka emër’, sepse kemi njerëz që po mbahen padrejtësisht në Hagë, ku po iu shkelen të drejtat e njeriut”, theksoi Haradinaj.

Dramë në Rahovec, votat e diasporës e ndryshojnë partinë e dytë për në balotazh

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të diasporës në Komunën e Rahovecit, duke qartësuar garën për balotazh.

Derisa kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, e kishte siguruar me kohë kalimin në raundin e dytë, dilema ka qenë se kush do të ishte kandidati i dytë që do ta sfidonte atë.

Rezultatet e diasporës, pas përpunimit të të gjitha 6 vendvotimeve (100%), treguan përparësi të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi, i cili mori 34.92% (433 vota).

Dramë në Rahovec, votat e diasporës e ndryshojnë partinë e dytë për në balotazh - Insajderi - image 185

Pas tij renditet Smajl Latifi i AAK-së me 30.48% (378 vota), derisa Ali Dula i Lëvizjes Vetëvendosje mori 25.24% (313 vota).

Edon Cana i PDK-së ka marrë 9.35% (116 vota).

Pas përfshirjes së votave të diasporës dhe të gjitha qendrave të votimit brenda Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar rezultatet përfundimtare ku:

Smajl Latifi (AAK) kryeson me 37.18% (8,051 vota)
Ali Dula (LVV) renditet i dyti me 23.92% (5,181 vota)
Burim Krasniqi (LDK) ndjek nga afër me 23.58% (5,106 vota)
Edon Cana (PDK) përfundon me 15.32% (3,318 vota).

Numërohen votat e para me postë në Prishtinë, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota, raporton KosovaPress.

Përparim Rama nga LDK-ja renditet i dyti me 30.65 për qind ose 57 vota. Uran Ismaili PDK ka marrë 30 vota ose 16.13 për qind, Besa Shahini PSD-ja 2.15 për qind ose katër vota, Bekë Berisha AAK 2.15 për qind ose katër vota. Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, 1.08 për qind ose dy vota.

Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që kanë marrë më së shumti vota nuk kanë arritur ta kalojnë kuotën prej 50 për qind në raundin e parë.

Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut shkruhet historia, zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

Në Komunën e Çashkës është shënuar historia sot nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës”.

“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.

Numërohen 85% e votave të Diasporës në Viti, rezultat befasues edhe atje, ja kush po prinë

Janë numëruar 85% e votave me postë në komunën e Vitisë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, nga 6 kutitë e numëruara nga gjithsek 7 sa janë, ka marrë 40.60%, duke lënë pas Arsim Ademin e Vetëvendosjes me 31.63%, shkruan Reporteri.net.

I treti renditet Bekim Azizi i PDK-së me 22.38%, kurse Labinot Bislimi renditet i katërti me 5.39%.

Aktoret që kandiduan për Prishtinën, nuk fituan për t’u bërë asambleiste

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, tri aktore të njohura vendase vendosën të provojnë fatin e tyre në politikë – por pa sukses.

Aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Flutura Zeneli ishte pjesë e Listës Guxo, të udhëhequr nga Jeta Statovci.

Sipas rezultateve preliminare, Driada Matoshi ka marrë gjithsej 312 vota, duke u renditur e 25-ta në listën e Vetëvendosjes, ndërsa Vlora Merovci ka siguruar 286 vota, që e vendosin të 31-tën në renditje.

Zhgënjejnë aktoret që kandiduan për Prishtinën, nuk marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë asambleiste - Insajderi - image 181

Me këto rezultate, asnjëra nga to nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të hyrë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndërkohë, në listën Guxo, edhe aktorja Flutura Zeneli nuk arriti të sigurojë një mandat, duke marrë vetëm 51 vota, që e renditin të 18-tën në listën në të cilën ajo garoi.

Zhgënjejnë aktoret që kandiduan për Prishtinën, nuk marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë asambleiste - Insajderi - image 182
Përmbyllet votimi në Mitrovicë, garë e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit, a ka balotazh?

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar edhe në Mitrovicën e Jugut. 

Bazuar në të dhënat e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, kandidati i LVV-së Faton Peci, ka një epërsi prej 156 votash ndaj kandidatit të PDK-së Arian Tahirit.

Peci i ka marrë 392 vota apo 55.02 për qind, kundrejt Tahirit 236 vota apo 33.67 për qind të votave.

Më 9 nëntor, këta dy do të garojnë për të parin e kësaj komune në balotazh.

“Vajza u hodh nga dritarja”- fqinja rrëfen si ndodhi ngjarja e rëndë ku vdiqën nëna dhe djali në Maliq

Fqinja e familjes në banesën e të cilës ra zjarr në Maliq, shtetasja Benereta Pashollari, ka rrëfyer për detaje nga ngjarja e rëndë, ku humbën jetën dy pjesëtarë të familjes në fjalë, mamaja dhe djali i saj 14-vjeçar, si dhe u dëmtua rëndë vajza 6-vjeçare.

Pashollari tha se vajza 6-vjeçare e familjes, e cila është në gjendje të rëndë dhe u transportua drejt Tiranës, arriti të shpëtonte duke u hedhur nga dritarja e banesës.

Ajo zbuloi gjithashtu se familja në të cilën ra zjarr ishte në kushte të vështira ekonomike, teksa shtoi se të dy fëmijët ishin autik.

“Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët dhe i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj, plus që merrnin edhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali; djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nënë nuk kujdesej shumë për fëmijët. Në lagje u flisnim, u thoshim ‘laji, shpërlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.

Unë për momentin nuk isha aty, por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bën shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mund të dilnin.

Vajzën e shpëtoi një zonjë, kurse djali mbaroi me të vdekur. Doli kjo zonja rastësisht, se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës, i binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër, dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur”, tha mes të Benereta Pashollari për A2CNN.