Tragjedi në Francë – nëna lë dy fëmijët në veturë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë mesditën e sotme brenda makinës së familjes së tyre në Carpentras, në jug të Francës, ndërsa vendi po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit.

Sipas prokurores së Carpentras, Helene Mourez, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por dyshohet se temperaturat e larta mund të kenë luajtur rol vendimtar në tragjedi.

Fëmijët u zbuluan rreth orës 13:10 në automjetin e parkuar pranë banesës së tyre, pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t’i ringjallur, të dy humbën jetën.

Mediat lokale raportojnë se ende nuk dihet se si fëmijët hynë në makinë dhe sa kohë qëndruan brenda saj. Hetimet paraprake sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Franca po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë. Autoritetet kanë vendosur 49 departamente në nivelin më të lartë të alarmit për temperaturat ekstreme, ndërsa mbi 90% e popullsisë pritet të preket nga kushtet e motit.

VV-ja arrin në 51 deputetë, tashmë më e madhe se e gjithë opozita bashkë

Numërimi i votave nga diaspora po vazhdon t’i ndryshojë raportet e forcave në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar tashmë 51 ulëse parlamentare, duke fituar edhe një mandat shtesë nga votat me postë.

Mandati i fundit i fituar nga partia e Albin Kurtit ka ardhur në kurriz të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka humbur një deputet dhe ka zbritur në shtatë ulëse, shkruan Gazeta Imazhi.

Me këtë rezultat, Vetëvendosje jo vetëm që forcon pozitën si partia më e madhe në vend, por tashmë ka më shumë deputetë se të gjitha partitë opozitare shqiptare së bashku. Ky është një zhvillim i rëndësishëm politik, që dëshmon ndikimin e madh të votës së diasporës në rezultatin përfundimtar zgjedhor.

Trendi aktual i numërimit mbetet në favor të VV-së. Nëse përqindja e mbështetjes nga votat e mbetura vazhdon në ritmin e deritanishëm, ekziston mundësia që partia e Kurtit të fitojë edhe një ose dy mandate të tjera, duke e rritur më tej epërsinë në Kuvend.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga votat që ende nuk janë numëruar, por një gjë tashmë duket e qartë: diaspora po rezulton vendimtare në forcimin e pozitës parlamentare të Vetëvendosjes.

Paralajmërimi i frikshëm i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin, pasi që Kupa e Botës 2026 është vetëm pak ditë larg inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati për të zbritur në fushë.

Ndërsa tifozët bëjnë parashikimet e tyre për fituesin, rrjetet sociale dhe forumet e mistereve janë përfshirë nga paniku dhe kureshtja për rishfaqjen e një prej profecive më rrëqethëse të historisë.

Në qendër të kësaj stuhie mediatike qëndron Baba Vanga, “Nostradamusi i Ballkanit”.
Mistikja e famshme bullgare, fjalët e së cilës kanë parashikuar disa nga ngjarjet më tronditëse të njerëzimit, i atribuohet një paralajmërim i qartë që përputhet në mënyrë të frikshme me ditët e sotme, përcjell tch.

“Një dritë e re në qiell”

Sipas atyre që deshifrojnë vizionet e saj, Baba Vanga la pas një mesazh të koduar: gjatë zhvillimit të një ngjarjeje të madhe sportive me përmasa globale, bota nuk do të shikojë vetëm fushën.

Një “dritë e re në qiell” do të shfaqet nga asgjëja, duke qenë e dukshme për çdo sy në planet.

A është ky thjesht një paralajmërim metaforik, apo jemi në prag të një ngjarjeje kozmike të pashpjegueshme?

Në një kohë kur raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO) dhe anomali hapësinore janë shtuar ndjeshëm, kjo profeci ka ndezur imagjinatën e miliona njerëzve.

Ndërsa sytë e miliarda shikuesve do të jenë të mbërthyer pas ekraneve për inaugurimin në Meksikë, pyetja që po ngrihet me të madhe është: a do të jemi dëshmitarë të një vizite jashtëtokësore pikërisht kur bota është e bashkuar rreth një topi?

Një gjë është e sigurt: ky nuk do të jetë një Botëror si të tjerët.

Gjatë netëve të nxehta të qershorit, sytë e tifozëve me siguri do të devijojnë herë pas here nga stadiumet drejt yjeve, në pritje të asaj dritës misterioze që mund të ndryshojë gjithçka.

SHBA “blindon” Kosovën me artileri moderne – Ushtria merr super-fuqi

Siguria e Kosovës hyn në një kapitull të ri dhe shumë më të sigurt. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se dje është finalizuar dhe nënshkruar kontrata kornizë me gjigantin amerikan “AM General”.

Ky hap konkretizon furnizimin e FSK-së me topat e sofistikuar HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer.

Një fakt i kryer për sigurinë e vendit Nuk janë më vetëm plane, por kontrata të firmosura. Ministri theksoi se me firmën e hedhur dje, ushtria kalon në fazën e rritjes së fuqisë së zjarrit dhe mbrojtjes së territorit.

 

“Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm… duke garantuar siguri më të madhe për vendin,” u shpreh Maqedonci në njoftimin e tij të sotëm.

 

Me këtë marrëveshje tashmë të mbyllur, qytetarët e Kosovës marrin garancinë më të fortë se ushtria po modernizohet me ritme të shpejta dhe partneriteti me SHBA-në është më i fortë se kurrë.

Trumpi ndalon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një vendim për të kufizuar edhe më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara.

njoftimin e saj, Shtëpia e Bardhë ka thënë se SHBA-ja ka vendosur kufizime të plota dhe hyrje të kufizuara për shtetasit nga pesë vende – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria, shkruan Reporteri.net.

Këto vende i janë shtuar listës fillestare prej 12 vendesh të publikuar në qershor, shtetasve të të cilave u ndalohej hyrja në SHBA.

Lista përfshin shtete si Afganistani, Birmania, Chadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela./Reporteri.net

 

“Hale pa na u hjek loti i babës na le edhe ti”, fjalët prekëse të motrës së policit që vdiq sot

Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt.

Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Pas vdekjes së Isufit reagoi motra e tij e cila u shpreh e pikëlluar.

“Ah more vllau jem Ismet hala pa nau hjek loti i Babës na le edhe ti 😢😢

I perjetshëm qoft kujtimi për ty

All-llahu të gradoftë me shkallën

mëtë lartë të xhenetit🤲🏻🤲🏻🤲🏻“, shkroi motra e të ndjerit.

 

Qeveria merr vendim për ndarjen e 4 milionë 752 mijë e 350 euro – kategoritë përfituese

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme.

Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro

Glauk Konjufca rikthehet në debat televiziv, sonte në këtë televizion

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të jetë sonte i ftuar ekskluziv në emisionin Pressing, që transmetohet nga ora 21:00 në televizionin T7.

Në intervistën e tij, Konjufca do të flasë kryesisht për zgjedhjet e 28 dhjetorit, pritjet e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor, si dhe për vlerësimet e brendshme të partisë lidhur me mbështetjen qytetare. Ai pritet të shpalosë qëndrimet e LVV-së për klimën politike para zgjedhjeve dhe objektivat që kjo parti synon të arrijë në ditën e votimit.

Intervista e tij vjen në një moment vendimtar për skenën politike në Kosovë, ku zgjedhjet e ardhshme po shihen si përcaktuese për drejtimin politik dhe qeverisës të vendit.

Në pjesën e dytë të emisionit, deklaratat e Konjufcës dhe zhvillimet politike do të analizohen në panel nga Dukagjin Gorani, Valon Syla, Ilir Mirena dhe Dibran Hoxha, të cilët do të ofrojnë perspektivat e tyre mbi pritjet zgjedhore dhe raportet e forcave politike.

Emisioni Pressing transmetohet sonte nga ora 21:00, në T7.

Plagoset me armë zjarri një person

Është plagosur me armë zjarri një person në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.